Mbi studimin “Toponimia e Gollobordës”, vepër e çmuar për vlerat etnokulturore

E premte, 29 Mars, 2024

Vepra “Toponimia e Gollobordës” e studiuesit Prof Dr Fatmir Terziu “Mjeshtër i Madh” lexohet me shumë kënaqësi. Kjo është një vepër me vlera të jashtëzakonshme etnokulturore. Përmbajtja e saj dëshmon më së miri se në figurën e autorit, si një mësues i talentuar dhe zemërndezur, i cili punoi katër vjet në Gollobordë për shartimin e dijeve dhe të kulturës në ndërgjegjen e nxënësve të asaj treve me histori të lashtë, prehej një hulumtues fort këmbëngullës që i  kishte vënë vetes si pikësynim të nxirrte nga errësira e shekujve mjaft të vërteta të panjohura. Mendoj dhe kam bindjen se autori ka përballuar një punë kërkimore të përmasave akademike, por nuk jam fort i sigurt nëse një sektor i tërë i Akademisë së Shkencave do të ishte në gjendje t’ia dilte në krye ose jo. Në veprën e Terziut është hedhur dritë mbi veçoritë e strukturës, e semantikës dhe të funksionimit të toponimeve gjatë ecurisë së bashkëjetesës së atyre të truallit amtar me ato mbivendosjet nga gjuha e ardhësve. Autori ka nxjerrë në pah me mjaft realizëm dukurinë e dygjuhësisë në trevën e Gollobordës dhe kalimin sa nga njëra gjuhë te tjetra gjatë komunikimit të përditshëm të banorëve rrënjës me ardhësit.

Në rrezen e hulumtimit Terziu ka bërë objekt studimi Gollobordën, nisur nga përbashkësia e karakteristikave gjeografike, e veçorive etnokulturore, historike dhe ekonomike. Ky hulumtim, në bindjen time, është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për arsye se ai çel një hulli origjinale në njërin nga drejtimet e kërkimeve gjuhësore mbarëshqiptare, me pikësynim studimin dhe ruajtjen e toponimisë rrënjëse, si monument i historisë dhe i kulturës krahinoriste në kuadrin e kulturës mbarëkombëtare. Studimet e natyrës etnokulturore kanë një rëndësi të veçantë për vendin tonë. Kjo për arsye se që nga lashtësia parakristiane dhe deri në fundin e shek. XX, trojet tona amtare kanë përballuar dyndjet e tridhjetë pushtimeve të huaja, gjatë të cilave janë bërë përpjekje të gjithfarllojshme për asimilimin e banorëve vendës, qoftë nëpërmjet shpërnguljeve të dhunshme, qoftë nëpërmjet ndalimit të gjuhës shqipe, qoftë nëpërmjet ndryshimit të strukturës toponomastike të vendit.

Faktet dhe pikëpyetjet

Një fakt që sillet në vepër, lexuesin atdhetar e mbush me një revoltë të brendshme: dihet që shumica e popullit shqiptar, pas pushtimit otoman, ca nga ca, braktisi krishterimin dhe përqafoi Islamin, pra, fenë e pushtuesit. Me përqafimin e Islamit, normalisht, etninë shqiptare Porta e Lartë duhej ta kishte trajtuar “me kimet”. Por, paradoksalisht, nuk ndodhi kështu. Ndodhi krejtësisht e kundërta: shkollat shqipe u ndaluan. Ja fakti që sjell studiuesi Terziu: “Porta e Lartë lejonte shtetet e huaja të shtonin numrin e shkollave të tyre, sidomos shkollat greke në Shqipëri… Dhe në Myzeqe kishte në gjuhën greke më shumë se 1000 shkolla dhe mbi 300 në gjuhën serbe e bullgare, si dhe shkolla në gjuhën italiane”.

Pse ndodhi kështu? Pse ky qëndrim i Portës së Lartë kundër gjuhës shqipe? Historianët-turkologë duhej t’i ishin përgjigjur me kohë kësaj pyetjeje. Në këndvështrimin tim, shkollat shqipe Porta e Lartë i ndaloi në bazë të një marrëveshjeje që duhet të ketë pasur me Patrikanën e Stambollit dhe me kishën shoviniste greke, armiken e betuar të etnisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe. Sipas asaj  marrëveshjeje, kisha greke, nënshtrimin e vet tërësor para agait të Stambollit, këtij duhet t’ia ketë kushtëzuar me kërkesën për ndalimin e gjuhës shqipe, para së cilës dhe para etnisë shqiptare atë e mundonte keq kompleksi i inferioritetit. Pra, kisha greke e luftonte dhe e ndalonte gjuhën shqipe me dorën e Portës së Lartë. Që një marrëveshje e tillë duhet të ketë ekzistuar me siguri, këtë e vërteton edhe fermani i posaçëm që pati lëshuar agai i Stambollit. Me atë ferman ai pajisi Djall Kozmain e kishës shoviniste greke, i cili endej poshtë e përpjetë trojeve tona etnike për mallkimin e gjuhës shqipe. Kozmain e quaj Djall, sepse nuk mund t’i shkonte epiteti shenjtor një emisari të shovinizmit grek, i cili mallkonte Shqipen tonë të Shenjtë, Gjuhën e Perëndive.

Sikur të gjithë mësuesit që kanë punuar në treva të ndryshme të vendit tonë, të kishin pasur pasionin e Terziut për hulumtime toponomastike, ne sot do të kishim një pasqyrë shumë të qartë të emërvendeve me prejardhje pellazgoiliriane. Emërvendet pellazgoiliriane kanë qenë dëshmi e padiskutueshme e lashtësisë së etnisë shqiptare në gadishullin tonë. Në studimin tuaj ju keni arritur të largoni mbishtresat e huaja në emërvendet e krahinës së Gollobordës, duke pastruar “ndryshkun” që kanë lënë mbi to pushtimet e huaja.

Hulumtimi që ka bërë Terziu për studimin e materialit toponomastik në trevën e Gollobordës, i cili, normalisht, duhet të hyjë në qarkullimin shkencor të gjuhësisë shqiptare, paraqet mjaft interes për të kuptuar ligjësitë dhe veçoritë e toponimisë në rrafsh mbarëkombëtar, çka bën të mundur zgjidhjen e disa çështjeve të përbashkëta për toponiminë, siç janë klasifikimi i toponimeve, llojet e lidhjeve të grupeve të ndryshme të leksikut toponomastik, si edhe roli i termave në toponimi etj.

E reja e e punës hulumtuese

Në këndvështrimin tim, e reja e punës hulumtuese qëndron në kërkimin dhe në evidentimin e njësive toponomastike, të cilat, deri tani, nuk kanë pasë qenë objekt i posaçëm i studimit të organizuar të gjuhëtarëve tanë. Materialin e pasur toponomastik të trevës së Gollobordës, ju jeni i pari që e trajtoni nga pikëpamja semantike dhe strukturore.

Një qasje e tillë në hulumtimin e leksikut toponomastik të trevës së Gollobordës, bën të mundur ballafaqimin e rezultateve të punës suaj kërkimore me rezultatet e hulumtimeve të mundshme toponomastike dhe terminologjike të trevave të tjera të vendit tonë, çka është e domosdoshme për krijimin e një tabloje të qartë për studimin e toponimisë dhe të terminologjisë gjeografike në shkallë kombëtare që i shërben zgjidhjes së problemeve të përgjithshme të shkencës toponomastike.

Si një intelektual dhe hulumtues me interesa të gjera, paraprakisht Terziu ka krijuar bindjen se veçoritë më të rëndësishme të leksikut toponomastik janë potenciali i tij i lartë informativ dhe specifika e shprehur qartë e natyrës kulturore kombëtare, përderisa toponimet, nga njëra anë, hedhin dritë mbi objekte konkrete gjeografike, kurse, nga ana tjetër, janë të lidhura ngushtë me historinë dhe me kulturën e një treve të caktuar.

Terziu ka përmendur një vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sipas të cilit në vendin tonë ekzistuakan nëntë minoritete. Ky është një vendim sa i çuditshëm, aq edhe paradoksal, i cili, me kalimin e dhjetëvjeçarëve, do të ketë pasoja për identitetin tonë kombëtar. Si një intelektual me brumosje shembullore atdhetarizmi, autori e ngre zërin: “… kam guximin të rikonstatoj se kërkesat aktuale, thënë shqiptarçe, të të gjitha arsyeve dhe formave, por edhe të nocioneve të tjera nxituese dhe momentale të interesit, për identitet etnik e civilizues të veçantë, për shoqata kulturore të veçanta, madje edhe për shkollë në gjuhën enigmatike, janë pasojë e paaftësisë kombformuese dhe shtetformuese të shqiptarëve dhe, në rend të parë, të inteligjencies, e cila duhet të ishte gjallëruese e kombit si bashkësi shoqërore, civilizuese e shtetërore politike unike”.

Shqetësimi i autorit

Trishtimi i autorit për “paaftësinë kombformuese dhe shtetformuese të shqiptarëve”, më kujton një deklaratë plot dëshpërim që ka bërë Ismail Qemali disa muaj pas shpalljes së pavarësisë.  Në gazetën franceze “Excelsior” të datës 26 prill 1913, ai pati deklaruar nga Parisi se Evropa “na konsideron si disa fise sudaneze, të paaftë për t’u qeverisur” (Citohet sipas: “Ismail Qemali më 1913: Evropa na konsideron të paaftë për të qeverisur. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 02 maj 2019). Etnia shqiptare, dikur më e madhja në gadishullin tonë, pati trashëguar një pasuri të madhe etnokulturore nga stërgjyshërit e saj. Por ata stërgjyshër të bekuar nuk na lanë trashëgim atë ngjizjen, atë kompaktësinë aq shumë të çmuar për mbrojtjen e asaj pasurie nga pushtimet e huaja. Për shkak të mungesës së asaj ngjizjeje, të asaj kompaktësie aq të domosdoshme, ne, megjithëse kemi qenë etnia më madhe e gadishullit tonë, nuk qemë në gjendje të mbronim trojet tona etnike, të cilat pushtuesit e huaj na i rrudhosën në një mënyrë të pamëshirshme dhe kryen aty krime të përbindshme. Për pasojë, edhe në kohët moderne që po jetojmë, ne vazhdojmë të mbetemi etnia më e përçarë e kontinentit tonë, prandaj edhe inteligjencia shqiptare nuk është e aftë të luajë atë rol gjallërues të kombit, siç e theksoni ju me shumë të drejtë.

Studiuesi shqetësohet për një arsye shumë të fortë: se në formatin e formimit tuaj prej hulumtuesi të talentuar, pulson zemra e një intelektuali të shquar, i cili, megjithëse ka gati një çerek shekulli që është pjesë e Diasporës sonë në Perëndim, shpirtin nuk e ka ndarë për asnjë çast nga atdheu amë. Në hulumtimin e tij për trevën e Gollobordës, ju keni prekur edhe një temë të dhimbshme në ato kohëra të largëta, siç ishte kurbeti, rrugën e të cilit njerëzit e merrnin ose për shkak të varfërisë, për të vënë një dorë parash diku në vise të largëta, ose për t’i shpëtuar sundimit të të huajve. Përveç tronditjeve shpirtërore që krijonte kudo në trevat shqiptare, kurbeti bëhej edhe burim dramash familjare, siç i përshkruani ju aq mjeshtërisht edhe në trevën e Gollobordës. Pikërisht drama e kurbetit ka shërbyer si burim i asaj fjalës së urtë që përmendni ju, e cila i drejtohet atij që ishte duke u larguar për në dhé të huaj: “Ku të të shkelë këmba e hallit / t’u bëftë flori djersa e ballit”.

Pikërisht kurbeti ka qenë ai që ka shëbyer si burim rrëfenjash mjaft prekëse nga jeta e banorëve rrënjës të Gollobordës, rrëfenja, të cilat ju i përcillni aq mrekullisht me artin e fjalës suaj artistike. Rrëfenjat tuaja e rrëmbejnë aq shumë lexuesin, saqë atij i krijohet bindja sikur është duke lexuar një vepër letrare. Prandaj në kujtesën e tij vijnë e skaliten ato historitë mallëngjyese për Ançen e bukur, për mrekullinë me Gurin e lotit, për historinë me Tre lisat, për Dardhën e bekuar, për Zogun e jargavanit, për Gurin e Xhemos, për Qershitë e Lamos etj.

Autori ka hedhur dritë edhe mbi një aspekt tjetër në trevën e Gollobordës – mbi pasuritë e saj nëntokësore, duke nxjerrë në pah gjurmë të kërkimeve të të huajve për zbulimin e tyre. Me këtë rast, ju i bëni të ditur lexuesit se edhe gjeologu shqiptar Agim Çadri ka folur për praninë a arit në nëntokën e Borovës, e Steblevës etj.

Mbresa të pashlyeshme

Mbresa të pashlyeshme i lënë lexuesit përshkrimet plot pasion dhe dashuri për trevën e Gollobordës, si vatër e njerëzve të punës. Ju u keni bërë një homazh të shkëlqyer shumë figurave të shquara të asaj treve, deri edhe personalitete të përmasave kombëtare, që kanë derdhur djersën e tyre të pakursyer në shumë fusha të artit dhe të shkencës dhe sidomos në artin e ndërtimtarisë. Prandaj ajo fjala e urtë që përmendni ju – “Po u dogj Stambolli e ndërton Golloborda e Dibrës, por, po u dogj Dibra kush do ta ndërtojë?!” – përcjell një mesazh me domethënie të thellë, deri edhe të përmasave mitike.

Tepër prekëse janë vlerësimet që autori u ka bërë dy personaliteteve të asaj treve, inxhinierit Ramadan Hajdar Ademi, mjeshtrit të rrallë të artit të ndërtimtarisë, dhe doktorit të shquar humanist Arif Hasani. Inxhinier Ramadani ka kaluar nëpër duart e veta aq shumë objekte të rëndësishme, që nga ura, spitale, ndërtesa teatrore etj, saqë me mendjen e tij të ndritur të kujton kryemjeshtrin arkitekt Mehmet Isaja. Në njërën nga faqet e internetit thuhet: “Në Indi ndodhet një nga mrekullitë arkitekturore të botës, projektuar e ndërtuar nga shqiptari prej Oparit të Korçës, arkitekti kryemjeshtër Mehmet Isaja. Nga fundi i viteve 80, albanologu i shquar Ramadan Sokoli zbuloi me burime arkivore arkitektin shqiptar që projektoi e ndërtoi një nga mrekullitë e dashurisë dhe besnikërisë bashkëshortore, “Taxh-Mahalin” (Citohet sipas: “Taxh-Mahali, mrekullia e ndërtuar nga një shqiptar”. Faqja e internetit “Orientalizmi shqiptar”. 19 korrik 2013 ). Kjo është një xhami-mauzole që vlerësohet si njëra nga shtatë mrekullitë e reja të botës.

Konkluzion

Autori ka hapur edhe një faqe të dhimbshme nga historia e trevës së Gollobordës, e cila, sipas dokumenteve që keni zbuluar edhe nga arkivat britanike, ka pasë qenë masakruar egërsisht nga barbaria serbe. Por edhe gjatë diktaturës komuniste kjo trevë, ashtu si i gjihë vendi, ra pre e dhunës së ushtruar përmes luftës së klasave që qe konkretizuar me burgosje, internime dhe pushkatime të njerëzve të pafajshëm.

Kjo vepër, në gjykimin tim, është një gur themeli në truallin e etnokulturës shqiptare dhe një shembull mjaft domethënës për etnokulturologët shqiptarë se si duhet punuar për të nxjerrë nga harresa objektet e lashtësisë pallazgoiliriane. Puna juaj hulumtuese, përveç aktivitetit të gjatë kërkimor që keni përballuar për vite me radhë, është mbështetur edhe në burime bibliografike prej 82 zërash, çka dëshmon më së miri se kjo është një vepër me vlera të larta shkencore.

I uroj studiuesit Fatmir Terziu nga zemra për këtë punë të mundimshme që ka përballuar dhe suksese të tjera në krijimtarinë e tij shkencore.

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri Kolumbus. Ohajo  Korrik 2020

Rreth