Duhet të jeni të gëzuar që iu mbrojti Aleanca më e fuqishme në botë

E premte, 19 Prill, 2024

Historia e emigracionit shqiptar në Zelandë të Re nis në gjysmën e dytë të shekullit XX-të dhe arrin kulmin në vitin 1999 të shekullit të kaluar. Ai përbëhet nga emigrantë të arratisur nga gjitha tokat shqiptare. Të ardhurit e parë, (1 maj 1951) ishin të përndjekurit nga terrori sllavo-komunist në vitin 1945, kurse vala e dytë e të ardhurve u bë pas gjenocidit, përndjekjeve të shqiptarëve nga regjimi gjakatar i Beogradit, në vitin 1999 në Kosovë. Kategoria e këtyre të parëve gjithmonë qenë në shënjestër të qeverive komuniste në Shqipëri e Jugosllavi. Ata ishin shpallur padrejtësisht reaksionarë, tradhtarë, kolaboracionistë, agjentë të huaj e çka jo tjetër dhe për çudi kjo propagandë e komisarëve të kuq kish zënë vend në mendjet e njerëzve. Deri në vitet e përmbysjes së komunizmit ata e patën të ndaluar të kthehen në vendlindjet e tyre. Shumë prej tyre shkuan nga kjo botë me merakun në zemër që atdheun nuk e panë kurrë më. Shqiptarët në Zelandë të Re, si ata të parët edhe këta të vitit 1999 dallohen si punëtorë të vyeshëm, besnikë, taksapagues të rregullt, respektues të ligjeve dhe zakoneve të shtetit ku janë vendosur. Për gjithë kohën sa janë shqiptarët në Zelandë nuk është dëgjuar që ndonjëri prej tyre të ketë bërë kundërvajtje apo vepër penale.

Poeti Enver Gjerqeku e dyzetë e tetë shqiptarët shkelën tokën e Zelandës së Re

Sivjet refugjatët e ardhur nga kampet e luftës në Maqedoni mbushën 10 vjet të vendosjes së tyre në Zelandë të Re. Aeroplani i parë me refugjatë nga Kosova u ul në aeroportin internacional të Aucklandit, më 22 maj 1999. Çfarë koincidence, po në muajin maj, para 48 vjetëve, ishin vendosur në ishullin e largët edhe bashkatdhetarët e tyre, të cilët si këta sot, qenë të shtrënguar nga terrori i racës së njëjtë, t’i lëshojnë trojet e tyre të lashta sa vet Gadishulli Ilirik.

Ja si e përshkruan Qemajl Murati grupin e parë të refugjatëve teksa zbrisnin nga avioni, më 22 maj 1999: “E shihja poetin shqiptar, (fjala është për poetin Enver Gjerqekun. Shënim S.A) më të moshuarin e grupit me flokë të gjata e të thinjura, me një valixhe të vogël dore, setrën nën sqetull, pas dy ditë e dy net fluturimi, po shkelte në tokë të sigurt …. të lirë… Prapa i vinin edhe dyzet e tetë “vëllezërit” e tij … Gjithsejtë, vazhdon Qemajl Murati, dyzet e nëntë … vinin nga kampet e luftës në Maqedoni, ku kishin gjetur strehim pas përndjekjes shtazarake nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe … Ja, nëna, nëna ime, mbesat: Doni e Lola, nipi, Ari. Nëna e Fatonit, nëna e Venerës, nëna Agimit, vëllai i Besës, motra e axhës Masar, goca e xha Zenelit … Ecnin me një shikim të përqendruar diku larg, sikur kërkonin diçka që kishin humbur… Njerëzit që kishin qëlluar atë ditë në aeroport, sa vërenin udhëtarët e largët ndaleshin në shenjë respekti dhe në heshtje u hapnin rrugën …” (Marr nga fletushka “Fjala Jonë”, 4 maj 2000, Auckland).

Në aeroport kishin dalë për t’u uruar mirëseardhje refugjatëve, përveç shqiptarëve edhe kryeministrja e Qeverisë së Zelandës, Jenny Shipley me bashkëpunëtorë, përfaqësues të opozitës, gazetarë, qytetarë e miq të shqiptarëve.

Ardhjet e organizuara nga qeveria zelandeze vazhduan deri në prill të vitit 2000. Për derisa kategoria e të ardhurve të parë (1951) ishin të gjithë meshkuj dhe me moshë të re, shumica prej tyre me origjinë nga Shqipëria, këta të vitit 1999 ishin familjarë e miq në marrëdhënie të ngushtë gjaku e gjinie mes tyre të të gjitha grup moshave me prejardhje nga Kosova.

Dua ta përmend këtu një mendim të një zelandezi, i cili sa mori vesh se kush jemi dhe prej nga kishim ardhur, në rërën e plazhit të bukur në Maraetai (Auckland) ai u ul mes nesh, familjeve kabashësh: Abdyli, Murati e Zeqiri, me gjasë në janar të vitit 2000 dhe, duke na shikuar drejt në sy, tha. “Pse jeni të mërzitur kështu? – pyeti dhe pa prit përgjigjen vazhdoi – Duhet të jeni të gëzuar që u mbrojti Aleanca më e fuqishme në botë, NATO, duhet të jeni të gëzuar e krenarë që në anën e juaj u rreshtuan shtetet me demokratike të botës. Edhe unë, jam i lumtur e krenar, që Zelanda, shteti im, tash është edhe i juaji, u ofroi ndihmë dhe mirëseardhje. Ecni përpara pa marrë parasysh sa e rëndë e hidhët ka qenë e kaluara e juaj!”

Familjet shqiptare kanë ecur përpara, i janë adaptuar jetës së mjedisit

Shqiptarëve, shteti i Zelandës së Re ua hapi dyert e shkollave të të gjitha niveleve duke (ri) kualifikuar, aftësuar për profesione të ndryshme, mësuar gjuhën angleze etj. Vështirësi për t’u integruar në shoqërinë zelandeze patën, kanë edhe sot, edhe pse të arsimuar, personat e shtyrë në moshë për shkak zotërimit të gjuhës angleze. Tash pas kaq vjetëve qëndrimi në Zelandë, familjet shqiptare kanë ec përpara, janë adaptuar jetës së mjedisit, kanë hap biznese, kanë arrit mirëqenie ekonomike, por vetëm si familje dhe individë. Shikuar si mërgatë, shqiptarët nuk kanë ndonjë aktivitet kulturor e artistik dhe të mos flasim për ndonjë program më serioz për sfidimin e problemeve të kohës, edukimin e të rinjve, ruajtjen e vlerave kombëtare, identitetin kombëtar, nuk kanë plan bashkëpunimi me komunitet tjera me eksperiencë, të cilat me aq fanatizëm po dinë t’i ruajnë kulturat dhe vlerat e tyre kombëtare, nuk kanë ndonjë plan tjetër bashkëpunimi me shoqata e biznese që do të ishin fitimprurëse për komunitetin shqiptar. Iniciativat individuale për të bërë diçka më shumë, nuk kanë munguar, fjala bie ka patur iniciativa për hapjen e klasave në gjuhën shqipe, për ngritjen e një përmendore të Nënë Terezës në qytetin e Aucklandit, qytetin që Nëna e madhe e kishte vizituar në vitet shtatëdhjetë, lobim për njohjen e shtetit të Kosovës etj. por duhet thënë me keqardhje se iniciativat ende kanë mbetur iniciativa.

Mbetemi me shpresë se në Universitetin prestigjioz të Aucklandit ku studiojnë shumë të rinj shqiptarë, bile tashmë një numër prej tyre edhe janë diplomuar, të cilët mërgatën shqiptare kompakte, të shëndosh, tash për tash e përgjumur, ta zgjojë, ta orientojë, ta çojë atje ku duhet të jetë, në mesin e komuniteteve të përparuara.