Arbëresh / Giuseppe Chiaramonte, një studiues erudit, me përmasa ndërkombëtare

E shtunë, 20 Prill, 2024

Prej pakë kohës anëtar i Këshillit Koordinues të institucionit të dedikuar studimeve arbëreshe, Qendrës së Botimeve dhe Studimeve për Arbëreshet profesor Zef Kjaramonte padyshim është një nga njohësit dhe studiuesit më mirë të kulturës arbëreshe.

Prof. Zef Kjaramonte (Giuseppe Antonio Chiaramonte), u lind 29 korrik 1946, në vendbanimin arbëresh Santa Cristina Gela të Palermos në Sicili. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren e filloi në vendlindje dhe e mbaroi në Horë të Arbëreshëve. Ndërsa Liceun klasik e mbaroi në vitin 1965, në Grottaferrata. “Bakalaureus” i Filozofisë, pranë Universitetit Gregorian, në vitin 1967, në Romë. Në Universitetin San Tommaso d’ Acquino të Romës, më 1971 u diplomua në Teologji “Cum laude”. Në vitet 1971 – 1972 në Universitetin e Romës dhe 1972 – 1973 në Palermo, kreu Kursin dyvjeçar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Po në Universitetin e Romës vitet 1971 – 1972 dha provimet për Historinë e Evropës Lindore, Filologji Bizantine, ndërsa në Universitetin e Palermos në vitet 1972 – 1973, për Arkeologji Kristiane. Ky është historiku i formimit të profesorit të nderuar, por vlera e tij në botën e letrave arbëresh është më e madhe.

Në vitin 1974 do të merrte pjesë në Shkollën Ndërkombëtare Verore e Institutit për Studime Ballkanike të Selanikut, ku edhe do të kalonte në provimet e Greqishtes së Re dhe të Artit Bizantin. Ka qenë dhe është pjesëmarrës i rregullt në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare të Universitetit të Prishtinës për disa dekada me radhë që nga mesi i viteve shatëdhjetë të shekullit të njëzetë gjer më sot. Në vitin 1982 ka ndjekur Kursin e Bibliotekonomisë, EKAP, Palermo.

Veprimtaria arsimore, letrare, shkencore, kishtare e kulturore e arbëreshit Zef Xhuzepe Kjaramonte është mjaft e gjerë. Punoi profesor në gjimnaz, më vonë shef biblioteke. Prof. Zefi jeton dhe vepron në Palermo.

Studiues i Evropës Lindore, ka begatuar njohjet mbi Ballkanin përmes seminareve në Universitetet e Selanikut dhe të Prishtinës. Për disa vjet ka mbajtur kurse të lirë për Alfabetizim dhe Kulturë arbëro-shqiptare nëpër shkolla dhe në bibliotekën që ai pati drejtuar, si edhe ka marrë pjesë në seminare, kongrese, mitingje, simpoziume në Itali, Francë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni.

Më 1991 nis bashkëpunimin, si përkthyes zyrtar, me Prefekturën dhe me Kuesturën e Palermos për mirëvajtjen e Qendrës së refugjatëve shqiptarë në Buonfornelo, kurse më 1999 ka pritur refugjatët kosovarë në ish-bazën amerikane të Komiso-s në Sicili, duke përkthyer fjalën e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe, më vonë, në të njëtën bazë, të Presidentit Ibrahim Rugovës gjatë vizitës së tij të strehuarve.

Në Kosovën e lirë ka bashkëpunuar me UNMIK-un në llogari të disa ONG-ve dhe ishte vëzhgues gjatë zgjedhjeve të para demokratike.

Anëtar i Komitetit Ekzekutiv Krahinor të Shoqatës Italiane të Bibliotekave (A.I.B.) prej 1999 deri më 2002, është korrespondent i Radio Vatikanit – Programi në gjuhën shqipe, sekretar i Komitetit Italian Pro Kosova, përgjegjës për kulturën arbëreshe dhe shqiptare i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet mbi Mitin.

Është autor, ndër punime të tjerë, i vëllimeve Noi veniamo dall’Albania / Ne vijmë nga Shqipëria, Romë: Sinnos, 1992, tekst dygjuhësh për fëmijë; dhe, italisht, La Terra di Costantino / Toka e Kostandinit: Bizanti në Harabë Normanë dhe Sqiptarë në Sëndahstinë: burime dokumentare, Palermo, 2002. Më 2015 ka publikuar, dygjuhësh, vjershat malli Vulë uji / Bolla d’acqa.

Falë interesave të tij në fushë të albanologjisë, Fakulteti i Letërsisë së Universitetit të Palermos e ka emëruar kultivues i lëndës.