Kanada/ Komuniteti shqiptar me Ambasadorët për sfidat post COVID

E enjte, 25 Prill, 2024

Që nga mesi i marsit kur Kanadaja u mbyll në karantinë shkaku i përhapjes së shpejtë e COVID-19  edhe komuniteti shqiptar këtu ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara. Aktivitetet e shoqatave janë përkufizuar në shpërndarje informatash të mundshme, tek-tuk duke shpërndarë edhe maska mbrojtëse, dhe gjëra që kryesisht lidhet me pandeminë e shëndetësinë. Këtë fundjavë, në një ambient të hapur, sipas rekomandimeve përkatëse të vendosura nga Qeveria e Ontarios, dy ambasadorët tanë në Kanada, ai i Shqipërisë  z. Ermal Muça dhe ai i Kosovës  z. Adriatik Kryeziu kanë mbajtur një takim ndryshe me udhëheqësit e komunitetit dhe biznesit shqiptar në Toronto, qytetin më të madh kanadez. Takimi është zhvilluar në distancë nga njëri-tjetri, ku sipas pjesëmarrësve “janë dhënë shenja solidariteti dhe optimizmi për të ardhmen”. Ambasadorët Muça dhe Kryeziu zhvilluan takime ndaras me drejtues të shoqatave shqiptare që veprojnë në Toronto siç janë: Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Shoqata Ekselenca Shqiptare (Albanian Canadian Excellent Society), Shoqata e Avokatëve Shqiptaro- Kanadezë,  RH Scholarship si edhe me sipërmarrës e biznesmenë shqiptaro-kanadezë dhe anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptaro-Kanadeze.
Sipas njoftimit të ambasadorit shqiptar në Ottawa të dy ambasadorët bashkë me aktivistët e komunitetit shqiptar kanë diskutuar për situatën përgjatë pandemisë COVID-19, efektet e gjithanshme të saj dhe ato në aspektin profesional, njerëzor e komunitar, zhvillimet në kuadër të përpjekjeve për rihapje të kujdesshme, normaliteti i ri dhe eksplorimi i mënyrave për vijimësinë e aktivitetit komunitar në përputhje me këtë realitet, përbënin disa prej temave ku u përqëndrua bashkëbisedimi.

Takimi u zhvillua plot optimizëm se së shpejti do të fillojnë me vijimin e veprimtarisë në dobi të komunitetit, promovimit të vlerave kombëtare dhe lidhjeve mes vendeve tona edhe në kushtet e realitetit që po jetojmë. Nga e premtja, krahina e Ontarios ka kaluar në fazën e tretë të rihapjes, duke mundësuar edhe rihapjen e plotë të parqeve dhe hapësirave publike, ku edhe u zhvillua takimi. Lajm i mirë ky sidomos per anëtarët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare këtu ngase disa prej tyre kanë ndërprerë aktivitetin dhe veprimtarinë për disa muaj.

Me gjithë vështirësitë e krijuara, dy ambasadat dhe Konsulata e Përgjithshme e Kosovës në Toronto kanë qenë në krye të detyrës gjatë kohës së pandemisë së COVID-19, me udhëzime për qytetarët e dy vendeve, por edhe për komunitetin shqiptar në Kanada.
Nga dy ambasadat bëhet e ditur se takimet e tilla do të vazhdojnë nëpër Kanada me shoqata tjera simotra, varësisht se sa shpejt do të rihapet Kanadaja në tërësi.