QSPA nis bashkëpunimin me Federatën e Shoqatave Arbëreshe

E premte, 19 Prill, 2024

Sot, për herë të parë është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi ndërmjet një institucioni publik shqiptar Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe Federatës së Shoqatave Arbëreshe (FAA), në nivel mbështetjeje të ndërsjellët institucionale, me qëllim shkëmbim materialesh arkivore e studimore, si dhe bashkëpunime të tjera në projekte kërkimore-shkencore.

Nëpërmjet nënshkrimit të këtij protokolli, është formalizuar sot marrëdhënia mbështetëse që FAA-ja, me seli në Spezzano Albanese, Itali, ka ndërtuar me QSPA-në në Tiranë, që prej themelimit të saj.

Të dyja institucionet këtej dhe andej Adriatikut, që kanë në fokus të punës së tyre trashëgiminë e pasur arbëreshe, vlerësimin, evidentimin, ruajtjen e përhapjen e tejçimin e saj tek brezat e rinj, kanë rënë dakord sot mbi termat e bashkëpunimit.

Që nga themelimi i QSPA-së, drejtuesi i FAA-së Damiano Guagliardi, që gjithashtu është anëtar i Këshillit Koordinues të QSPA-së, pasi ka shpërndarë lajmin e hapjes të së parës qendrës studimore mbi botën arbëreshe në Shqipëri, ka filluar një fushatë mbledhjeje të librave, revistave, materialeve të tjera fotografike, sonore apo dokumentare, të cilat do të shërbejnë për punën studimore, arkivin dhe bibliotekën e QSPA-së.

Të dyja palët ranë dakord që termat e bashkëpunimit të shtrihen në aktivitete që do të reflektohen tek studimi i gjuhës, historisë, letërsisë e të gjithë trashëgimisë kulturore, përpos asaj popullore e fetare të Arbëreshëve, si të formës materiale ashtu edhe të asaj jomateriale e gojore.

Në kuadër të bashkëpunimit të dyja institucionet kanë rënë dakord për ngritjen e një Komitetit të përbashkët operativ, i cili do të drejtohet nga Drejtoresha Ekzekutive e QSPA, prof. as. dr. Diana Kastrati, i cili do të vlerësojë dhe të vendosë mbi projektet e ardhshme për realizimin e planeve dypalëshe strategjike, si dhe për format e realizimit të tyre.

Marrëveshja e plotë këtu: 