Historia e hershme – Pellazgët, Ilirët dhe Epiriotët

E premte, 19 Prill, 2024

Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh në shekullin e katërt para erës sonë, Mbretëria e Epirit filloi të rritej. Epiri përbëhej kryesisht prej fisit Ilir të quajtur Molosë.

Molosët ishin një fis i fuqishëm, i cili kishte marre pjesë edhe në luftën e Peloponezit. Molosët ju bashkuan mbretërisë Ilire, kundër dy aleancave Greke, të ashtuquajtura aleanca Achean dhe aleanca Aetolian. Në këtë kohë grekët po zhvillonin luftëra për thërrime nga perandoria e rrënuar e Aleksandrit. Heredoti, historiani më i besueshëm grek njofton se “Epiri është i banuar nga popuj jo-grekë të cilët flasin një gjuhë barbare”. Ai shton se këta popuj në një kohë të lashtë quheshin Pellazgë (domethënë, më të hershëm se toka).

Këta pellazgë njofton Heredoti, si edhe Tucididi, janë ata të cilët shpikën panteonin e perëndive, të cilin grekët e adoptuan me vonë. Është e qartë se Zeusi, Afërdita, Ethina, Thetis Ari etj nuk mund të jenë perëndi greke pasi këto fjalë nuk kanë asnjë kuptim në greqisht, por në një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe. Në një kohë të lashtë pellazgët kanë banuar në Athinë si edhe në gjithë territorin e Greqisë përveç ishujve. Ata gjithashtu kanë ndërtuar murin përreth Akropolit në Athinë sepse pellazgët njiheshin si muratorë të shkëlqyer, nën pagën e qeverisë athinase, e cila më vonë u refuzoi pagesën dhe i dëboi Pellazgët nga territori i saj. Siç dihet në mitologjinë shqiptare, gojëdhëna të tilla si ajo e Rozafës dhe Argjirosë tregojnë se ndërtimet e kështjellave si edhe flijimet përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të kulturës shqiptare.

Ky fakt përforcon prejardhjen e shqiptarëve nga Pellazgët të cilët ishin një nga popujt më të hershëm në Ballkan. Pellazgët kanë qenë një fis (ose grup fisesh Ilire), të cilët përmenden nga Homeri sëbashku me fise të tjera Ilire, si Dardanët, Taulantët, Enkelejdet etj, të cilët luftuan kundër Akejve në luftën e Trojës si aleatë të mbretit Priam dhe Hektorit në mbrojtje të Trojës. Grekët krijuan koloni në territoret e mbretërive Ilire dhe Epirote sidomos në ishullin e Kelqyrës si edhe në Apolloni dhe Dyrrachium (Durrës). Këto Koloni u formuan veçanërisht për arsye tregtie. Ilirët nuk kundërshtuan krijimin e këtyre kolonive për dy arsye; Së pari sepse i jepte atyre mundësinë të tregtonin me vende të ndryshme sidomos për blerje parzmoresh shpatash etj, të cilat prodhoheshin në Greqi veçanërisht për shije Ilire të dekoruara me figura gjeometrike, të cilat ishin të modës në Iliri, dhe se dyti sepse Ilirët nuk e kishin traditë tregtinë si zanat të trashëguar, por preferonin luftë dhe plaçkitje, pasi Ilirët kanë pasur një traditë luftarake.

Kur Mbreti Pirro (Pyrrhus) lindi në familjen mbretërore Epirotase, ai u urzupua nga një feud familjar i cili e përndoqi Pirron nga mbretëria Epirotase. Pirroja u detyrua të gjente mbrojtje në mbretërinë mike të Taulantëve, të cilët në atë kohë zotëronin territoret e Shqipërisë qendrore përreth Durrësit. Pasi arriti një moshë të pjekur, Pirroja i mbështetur nga një forcë Taulante pushtoi Epirin dhe përndoqi urzupuesit e tij. Me pas Pirro vijoi të përforconte pushtetin me lidhje martese. Ai u martua me Brikenën.

Brikena, ishte e bija e mbretit të fuqishëm Dardan Bardhyli. Gjithashtu Pirro përforcoi aleancën e tij me fisin e Taulantëve. Pas këtyre veprimeve, Pirro aneksoi territoret Ilire në veri deri në Shkodër (Scodra), si edhe në lindje duke përvetësuar territore në Maqedoni dhe jug duke pushtuar Greqinë Veriore.

Vëmendja e Pirros me vonë u kthye nga perëndimi dhe veçanërisht nga Republika e Re e Romës, e cila sapo kishte filluar të zgjerohej. Pirroja kapërceu detin dhe luftoi dy beteja të rrepta me Romakët të cilat i fitoi por me humbje të mëdha. Fatkeqësisht duke marshuar në një qytet të pushtuar një grua hodhi një vazo lulesh nga një vend i lartë, e cila e goditi Pirron në kokë dhe e la të vdekur. Vdekja e Pirros ishte një fatkeqësi e paimagjinueshme për botën Ilire. Ai u varros me madhështi si një hero i Epirit dhe si një Aleksandër i dytë. Menjëherë pas vdekjes se tij Epiri u shemb. Shumë grekë, përpiqen ta helenizojnë figurën e Pirros, por kjo gënjeshtër është e kotë sepse ai kurrë nuk ju bashkua çështjes greke, por gjithmonë luftoi kundër tyre duke pushtuar Greqinë. Pas vdekjes së Pirros, një forcë e re u shfaq në veri të Epirit. Kësaj radhe ishte mbreti Ilir, Agroni i cili ngriti flamurin mbi kryeqytetin e mbretërisë së tij,  Shkodrës. Agroni e deklaroi mbretërinë e tij dhe shfaqi dëshirën për të vazhduar rrugën e Pirros. Mbasi përforcoi lidhjen me Dardanët, Agroni e ktheu vëmendjen drejt jugut.

Ai aneksoi territoret e Molosëve të cilët i kërkuan ndihmë Agronit kundrejt aleancave Greke të cilat u përpoqën të përfitonin nga vdekja e Pirros për të pushtuar territor në Epir. Agroni dërgoi flotën e vet e cila zmbrapsi dhe shkatërroi forcat greke. Suksesi i arritur në Epir i dha Agronit zemër për të zhvilluar pushtimet në Greqi. Mbas disa fitoresh të shpejta të Flotës, Agroni dërgoi ushtrinë tokësore nën komandën e Skerdilaidit e cila mposhti keqazi forcën më të madhe Greke të dërguar kundrejt tyre. Mbas kësaj fitore greket filluan ti trembeshin jo vetëm humbjes së kolonive të tyre si ato të Apollonisë dhe Durrësit të cilat ishin tashmë në duart e Ilirëve, por gjithashtu humbjen përfundimtare të Greqisë. Ata dërguan një seri ankesash drejtuar senatit Romak, duke u ankuar se Iliret po kërcënonin tregtinë Greko-Romake, mirëpo Romaket nuk shfaqen interes për fatin e Greqisë pasi ishin të zënë me luftërat e tyre kundër Kartagjenës. Ndërkohë lajmi i fitores se madhe arriti Agronin i cili u gëzua aq shumë sa shtroi një banket të madh në të cilin piu aq shumë verë sa mbas tri ditësh vdiq. Vdekja e mbretit Agron ishte humbja e dytë e njëpasnjëshme mbas vdekjes së Pirros e cila edhe njëherë paralizoi fuqizimin e rrufeshëm të Ilireve.

Por kjo humbje ishte më e madhe se sa ajo e Pirros, pasi Agroni nuk kishte asnjë mashkull i cili mund të merrte frenat e mbretërisë. Pushteti i kaloi automatikisht gruas se tij, mbretëreshës Teuta. Fitoret e njëpasnjëshme të ushtrisë Ilire vazhduan në Greqi nën Mbretëreshën Teuta e emertuar Mbretëresha e detrave. Flota Ilire paralizoi çdo lëvizje të çdo force që përpiqej të kalonte Adriatikun, tregtia greko-romake filloi të paralizohej. Në këto rrethana romakët, të cilët ishin duke përfunduar kapitullimin e Kartagjenës ndjenë një detyrim të dërgonin një delegacion te Mbretëresha Ilire për ti kërkuar asaj të ndalonte piraterinë Ilire ndaj anijeve Romake. Dy konsuj u dërguan në Shkodër me detyrën që të transmetonin këtë mesazh. Por Teuta u tregua një diplomate e pazonja për të shmangur një konflikt me Romën e cila ishte gjithashtu një forcë në rritje duke u fuqizuar çdo ditë e me tepër.

Qëndrimi i matur i mbretërve të mëparshëm Ilire të cilët preferuan një Aleancë me Romën, nuk u mor parasysh nga Teuta, e cila ishte e fryrë nga fitoret e njëpasnjëshme, fitore të cilat ishin merita e mbretit të vdekur Agron. Por Agroni nuk mund te ngrihej nga varri për të kërkuar llogari. Konsujt Romake kërkuan prej Teutës vetëm që ajo të ndalonte piraterinë Ilire ndaj anijeve Romake. Kjo në çdo rrethanë ishte një kërkesë e arsyeshme. Teuta pa fshehur ironinë u përgjigj se ajo do të bënte çmos të ndalonte flotën perandorake që të plaçkiste anijet romake, por ajo nuk kishte mundësi që ti jepte fund traditës pirate të Ilireve. Kjo përgjigje shkaktoi një nervozizëm nga ana e romakëve të cilët premtuan se Mbretërit Ilire do të mësonin që të përmirësonin marrëdhënie me shtetasit e tyre. Mbas kësaj përgjigje Teuta dhe oborrtarët e saj fyen dhe nxorën jashtë konsujt Romake.

Ky gabim fatal diplomatik i Teutës u përforcua nga dërgimi i saj i dy anijeve të cilat interceptuan anijet e konsujve Romake duke i mbytur ato dhe duke vrarë të gjithë romakët. Mbas këtij veprimi Senati Romak unanimisht deklaroi luftë kundrejt Perandorisë Ilire. Megjithëse deri këtu sjellja e Teutës mund të admirohej disi duke u cilësuar si një shprehje krenarie, sjellja e saj e mëpasme nuk mund të vlerësohet në asnjë pikëpamje. Mbasi Roma dërgoi flotën e saj drejt e në Durrës, Teuta nuk mori asnjë masë për tu përgatitur dhe për të përballuar sulmin Romak. Përkundrazi, sapo mësoi për ardhjen e Romakëve, ajo menjëherë braktisi Shkodrën dhe u fsheh në mbretërinë fqinje Dardane sëbashku me motrën e saj Triteuta. Romaket arritën një fitore të lehtë.

Natyrisht kur ushtria mësoi për arratisjen e Teutës, ata u diskurajuan dhe u shpërndanë duke i lënë legjioneve romake një portë të hapur për pushtimin e Ilirisë. Romaket nuk depërtuan në Iliri, por vetëm morën nën kontroll portet e Durrësit dhe Apollonisë. Mirëpo bisha romake tashmë kishte marrë erë fitimit që mund ti sillte pushtimi i Ilirisë veçanërisht kur ky pushtim doli kaq i thjeshtë. Më vonë Romakët do të ktheheshin në Iliri kësaj radhë për ta pushtuar krejt mbretërinë ilire. Nën komandën e një mbreti renegat Maqedonas të quajtur Dhimitër Ilirët do ti kundërviheshin Romës përsëri, kësaj radhe të përgatitur. Por mediokriteti i këtij komandanti nuk mund të krahasohej me mbretëritë fatkeqe Ilire Agron dhe Pirro. Mbas një lufte të gjate romaket pushtuan Mbretërinë Ilire duke marrë Shkodrën. Por ata u gabuan rënde kur menduan se Ilirët do të pushtoheshin kollaj, Qëndresa do të vazhdonte deri në shekullin e IX pas erës se re. Nën komandën e rebelit Bato, Peonet, fisi me luftarak ilir i cili banonte në territorin e sotëm të Malit të Zi, do ta çonin Romën në buzë të shkatërrimit.