Duel shqiptarësh në derbin e Australisë

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Duel shqiptarësh në derbin e Australisë

Pas shumë konsultimeve ndërmjet Federatës së Futbollit Australian, FFA dhe  klubeve të futbollit u arrit marrëveshja që të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit 2020 për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID 19, të luhen në Velsin e Ri Jugor. Skuadrat nga shteti Viktoria ju nënshtruan karantinës 14 ditore, pasi ky është edhe vendi ku është më shumë i përhapur ky virus.

Në derbin e parë u ndeshen dy ish lojtarët e Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha mesfushori i skuadres së “MelbourneV ictory” dhe sulmuesi i “Western United” Besart Berisha. Triumfon “Westen United” me rezultat 2:1.

Besart Berisha u transferua nga skuadra gjermane “Arminia Bilefield” tek “Brisbane Roar”e në vitin 2011 dhe për katër vite ai u stolis dy herë kampion i Australisë para se të kalojë në radhët e skuadrës së “Melbourne Victory” me të cilën po ashtu fiton dy kampionate. Në vitin 2018 Berisha lë Australinë për një sezon duke sfiduar karrierën e tij në Japoni me skuadrën “Sunfrecce Hiroshima” dhe kthehet përsëri në Australi vitin 2019 duke u bërë pjesë e skuadrës së re “Western United”.

Me 129 gola Besart Berisha është gol shënuesi më i mirë i Australisë dhe duke marrë parasysh formën e tij momentale ka mundësi që ky rekord të mbetet i pa thyer edhe për shumë vite.

Berisha ka luajtur me Kombëtaren shqiptare në 17 ndeshje ndërsa në vitin 2017 ai u bë pjesë edhe i përfaqësueses së Kosovës.

Ndërsa Migjen Basha i cili i përket gjeneratës së artë të Kuq e Zinjve , të cilët në vitin 2016 hynë në histori duke u kualifikuar për herë të par në Kampionatin Europian në Francë, vjen në A Ligën Australiane si një mesfushor i kalitur me skuadra të ndryshme në Europë.  Sipas shumë analistëve sportivë konsiderohet si një ndër mesfushorët më të mirë të A-ligës. Në 33 ndeshje Basha mbrojti ngjyrat e Kombëtares Shqiptare duke shënuar 3 herë.

Me 7 gusht skuadra e Besart Berishës do të ndeshet me “Western Sydney Wanderes” ku ndihmës trajner është një shqiptar tjetër, Labinot Haliti i cili në vitin 2014 po me këtë skuadër fitoi kupën e kampioneve të Azisë që është suksesi më i madh i një skuadre futbolli.

Sot në Australi jetojnë dhe disa yje të futbollit shqiptar, një prej tyre është ish shtylla e celiktë e Kombëtarës, Arian Xhumba i cili ka përfaqësuar Kuq e Zinjtë në 48 ndeshje dhe momentalisht është i angazhuar me skuadrën e “Heidelberg Eagles” në Melburn, po ashtu mesfushori i KF Prishtina Fadil Muriqi i cili gjatë viteve 80-të ishte pjesë e asaj gjenerate të artë së bashku me legjendën e futbollit kosovar  Fadil Vokri.

Të kujtojmë dhe ulqinakun Mehmet Duraku i cili në 64 raste mbrojti ngjyrat e “Socceroos”, kombëtares Australiane dhe shënoj 6 gola.

Shtrohet pyetja se kur këta ish lojtare do te bashkojnë forcat për të krijuar një akademi futbolli për të nxjerrë talente të rinj shqiptar sepse ka një potencial të madh.

Ne kuadër të festave së Nëntorit, një ndër klubet më të vjetër shqiptar që është themeluar në Diasporë, KF Shqiponja, organizon turneun vjetor  të futbollit “Kupa e Shqipërisë” ku marrin pjesë skuadra shqiptare nga e gjithë Australia dhe paraqiten mbi 250 futbollistë.

Nga Nizami Rexhepi – Australi