Filmi shqiptar në festivalin e filmit në New York

E premte, 29 Mars, 2024

Julian Biba, Drejtor i Përgjithshëm Festivalit të Filmit “New York True Venture Film Festival – NYTVFF” ka folur rreth festivalit të filmit që do mbahet në New York dhe filmat shqiptarë që konkurojnë me dinjitet përkrah filmave botërorë.

Edicioni i pare i “New York true venture film festival”

Më 6 shtator të këtij viti mbahet në New York edicioni i parë “New York True Venture Film Festival”. Ky festival filmi në fakt ishte planifikuar të mbahej në daten 2 maj të këtij viti, por për shkak të pandemisë, e cila goditi mbarë globin, (ashtu siç edhe shumë aktivitete të tjera), u shty për në muajin shtator. Pasioni për kinematografinë më ka shoqëruar gjithë këto vite, dhe jam përpjekur që kohën time të lirë t’ja kushtoj këtij zhanri aristik, i cili sa më thellë të hysh brenda tij, kupton se gjenden akoma më shumë labirinthe të panjohura e rrugë ende të pazbuluara. Në fillim copëza kujtimesh të hedhura në letër, e më pas shkolla për të marrë leksione të mirëfillta skenari, dashur pa dashur mi lidhi të dyja këmbët në këtë rrugë që sot me plot gojë them se ja vlen. Ja vlen kur njeriu ndjek një ëndërr. Kështu që festivali nuk erdhi kot, erdhi si pasojë e gjithë asaj ëndrre, pune, studimi e pasioni.

Festivali mbyll pranimin e filmave për konkurim në fund të muajit korrik pikërisht më 31, dhe pastaj është radha e jurisë për të përzgjedhur më të mirët, ata që do të shkojnë në finale, e cila mbahet në datën 6 shtator. Ne si staf festivali jemi të kënaqur sepse përveç shtrirjes së gjërë (pasi festivali është ndërkombëtar) cilësia, produktiviteti, shumëllojshmëria e tematikave, është mjaft e mirë, sa edhe unë vetë ndonjëherë kur i shoh, jam në dilemë midis përzgjedhjes, por e di që juria ka për të përcaktuar saktë më të mirët. Anëtarët e jurisë janë të fushave të ndryshme, regjisorë, skenaristë, kompozitorë, nga fusha e medias, etj dhe njerëz me mjaft përvojë dhe të suksesshëm në profesionin e tyre, kështu që e di që kanë për të gjykuar drejtë dhe saktë.

Filmi shqiptar në New York

Festivali ka patur një shtrirje jo vetëm në Amerikë, Europë, kontinentin aziatik por edhe në Shqipëri edhe Kosovë. Janë disa filma dhe dokumentarë nga këto shtete, ku të rinj të talentuar janë pjesëmarrës me prodhimet e tyre në NYTVFF. Do të thosha me plot gojën që konkurojnë në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë, përballë edhe disa emrave të njohur që ne kemi në festival, që nëse filmi nuk do të kishte titra, nuk do të arrijë të kuptojë se cilit shtet i përket. Teknikat e xhirimit, muzika, efektet, loja e aktorëve, ngjarja, i bën të jenë të barabartë me të tjerët.

Zhaneret e konkurimit

Në NYTVFF konkurohet në disa zhanre si film me metrazh të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, video muzikore etj dhe prurjet kanë qenë të shumta në numër dhe realizime të shkëlqyera. Ajo që do të veçoja unë dhe që natyrisht është edhe një nga fushat që e dua është ajo e dokumentarit. Janë jo vetëm historik, biografik, ose që kanë të bëjnë me një temë të caktuar por vijnë disa dokumentarë me tematikë natyrën dhe burimet nënujore saqe mrekullia e kameras të përdorur nën ujë, vërtet të magjeps e të lë pa frymë. Do veçoja pastaj një gazetar të njohur suedez i cili në mënyrë mjaft profesionale sjell bukur botën e brëndshme të njeriut, luftën me veten dhe të tjerët, denigrimin, forcën e ringritjes. Do të veçoja gjithashtu zhanrin horror dhe thriller, të cilët herë pas here të ndërthurur me komedinë sjellin një tjetër larmi në këtë edicion të parë. Janë pastaj cartoon animation me teknikat e punuara pasurojnë festivalin. Janë shumë dhe mua më vjen jashtë mase mirë. E di që juria ka një punë jashtëzakonisht të vështirë për të bërë, por unë si drejtor i festivalit jam i kënaqur dhe i befasuar me cilësinë.

Ne si staf kemi rreth 1 vit që përgatitemi dhe natyrisht që përgjegjësia e secilit është e madhe. Unë kam fatin të kem në krahe si Drejtore Ekzekutive një ish gazetare të Televizionit Publik Shqiptar, e cila gjatë karrierës së saj televizive ka prodhuar disa dokumentare si regjisore dhe skenariste, gjithashtu ka lëvruar edhe fushën e filmit, ajo është Elona Paja, me të cilën kemi gjetur një gjuhë të shkëlqyer të përbashkët në organizim dhe menaxhim. Ajo eksperincën, unë pasionin po përpiqemi që këtë festival ta mbajmë në nivele të larta profesionalizmi dhe në vitet në vazhdim të vijë gjithmonë në ngritje. Janë pastaj përkrahja dhe dashamirësia e njerëzve që na rrethojnë, të cilët e duan të bukurën dhe artin dhe janë pranë nesh duke na mbështetur dhe përkrahur në realizimin e këtij festivali madhështor në New York.

Festivali i filmit në markë shqiptare

Sivjet është edicioni i parë i këtij festivali dhe ne si staf mendojmë që tashmë ta kthejmë në traditë. Ky është një festival që bëhet nga shqiptarët, pasi vetë organizatorët janë shqiptarë dhe unë do ta shihja pak edhe si një ngjarje shqiptare. Sa më shumë aktivitete të kemi ne shqiptarët, sa më të mirëorganizuar të jemi aq më mirë e më fort nxjerrim në dritë vlerat tona si popull. Sa më të shumë organizata,sa më shumë biznese, sa më shumë aktivitete artistike, aq më shumë identitet dhe pasuri kombëtare./Dielli/