Kanada/ Shoqata më e re shqiptare në Winipeg dhe sfida për ruajtjen e kulturës

E premte, 29 Mars, 2024

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze e Manitobës në Winnpeg është shoqata më e re e shqiptarëve të Kanadasë, por që me aktivitetin e saj ka ngjallur entuziazëm në një qytet ku deri dy dekada më parë prania e shqiptarëve nuk e ka kaluar numrin prej dhjetë familjesh. Më 2018 dy intelektuale dhe patriote, njëra nga Shqipëria e tjetra nga Kosova së bashku me dhjetëra aktivistë të këtij qyteti finalizuan projektin e shumë dëshiruar për aktivizimin e komunitetit shqiptar në provincën më të ftohtë kanadeze. Me këtë rast “Diaspora Shqiptare” ka realizuar një intervistë kryetaren Kozeta Miliku dhe nënkryetaren Albiana Bogujevci, për të folur rreth shoqatës dhe komunitetit shqiptar në Winnipeg, Manitoba, që gjendet në mes të Kanadasë.

Kryetarja e shoqatës, Kozeta Miliku vjen nga Korça, ndërsa është diplomuar si mjeke e përgjithshme në vitin 2013 në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ka titullin doktor në shkenca mjekësore në Erasmus University të Holandës në 2017. Aktualisht është duke punuar si Post-Doctoral Researcher në Children’s Hospital Research Institute, Departamenti i Pediatrisë dhe Shëndetit të Femijës, Universiteti i Manitobës. Përveç shoqatës, ajo gjithashtu drejton disa oganizata profesionale provinciale dhe nacionale si Obesity Canada-Student and New Professionals Manitoba Chapter; Trainee and Development Committee of Candian Developmental Origins of Health and Disease (DOHaD) Society.
Nënkryetarja Albiana Bogujevci është nga Fushë-Kosova, ajo ka ardhur në Kanada gjatë luftës në Kosovë më 1999, si pjesë e 7000 refugjatëve të luftës që Kanadaja ka marrë atëherë. Ajo për disa vite ka jetuar në London, Ontario, ndërsa nga viti 2010 jeton në qytetin e Winnipergut me burrin e saj, Beratin. Pas diplomimit, Në Business Marketing në Fanshawe College dhe Ontario Real Estate Association, London, Ontario dhe Manitoba Real Estate në Winnipeg, Manitoba ajo është vetëpunësuar dhe ka një biznes të shitblerjes së pasurive të patundshme, fushë në të cilën është përqendruar gjatë tetë viteve të fundit.

Kozeta si drejtuese e shoqatës thotë se prej pothuajse 3 vitesh është zhvendosur në Winnipeg, Manitoba, Kanada së bashku me bashkëshortin e saj, Enrin.

“Që në momentin e parë të zhvendosjes në Winnipeg ne e ndjemë mungesën e një shoqate shqiptare, ashtu si shoqatat në provincat e tjera. Që në fillim kur kemi njohur shqiptarë të tjerë dhe u familjarizuam me rregullat dhe klimën kulturore të provincës, kemi hedhur idenë e krijimit dhe formalizimit të shoqatës si hap i rëndësishëm në përmbushjen e qëllimeve tona siç ishte njohja e Shqipërisë në komunitetin kanadez, kjo gjithmonë duke ndjekur gjithë procedurat ligjore”- thekson ajo. “Në festimet e ditës se Flamurit, në 30 Nëntorin e vitit 2018, së bashku me disa nga shqiptarët më aktivë në Winnipeg ne shpallëm thirrjen për vullnetarë per t’iu bashkuar nismës së shoqatës ku u bashkua edhe tanimë nënkryetarja, Albiana Bugujevci. Gjatë procesit të krijimit të shoqatës kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me ambasadorin shqiptar në Ottawa z. Ermal Muça, si dhe me znj. Ruki Kondaj dhe z. Ilir Kuqi nga shoqatat simotra të shqiptarëve në Kanada. Nuk do të thoja që rruga ishte e pamundur por as edhe e lehtë. Shqiptarët e Manitobës kanë tentuar të mbajnë gjallë frymën patriotike duke organizuar festat e pavarësisë të Shqipërisë dhe të Kosovës, madje ka pasur disa herë edhe tentativa për ngritjen e një shoqate. Kësaj dite, jam e lumtur sepse puna e shoqatës gjatë këtij 1 viti ka fituar mbështetjen e komunitetit, madje edhe të anëtarëve më pesimistë rreth krijimit të shoqatës”.Ndër arritjet më kryesore të shoqatës, Kozeta veçon natyrisht hapjen e Shkollës Shqipe në Winnipeg.

“Në Shkollën Shqipe kemi 22 fëmijë, të cilët, para se të fillonte periudha e COVID-19 vinin çdo të shtunë për të mësuar gjuhën tonë të bukur. U jam mirënjohëse mësueseve: Barije Troni, Gresa Troni, Milikije Troni-Kuka, Arsena Gjipali si edhe vullnetarëve të shkollës Shqipe: Hysnije Krasniqi, Luan Tahiri, Denada Gjini. Me këtë rast gjej mundësinë për të falenderuar mësuesit, vullnetarët, prof. Adriana Bejko dhe mësuese Danjela Lumani, si edhe prindërit e fëmijëve për mbarëvajtjen e shkollës.

”Në kuadër të sukseseve të shoqatës, ajo gjithashtu thekson “ngritja për herë të parë para bashkisë së qytetit e Flamujve të Shqipërisë dhe të Kosovës në ditët përkatëse, organizimi i festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, festa e 8 Marsit, pikniku i verës etj. Gjithashtu gjej mundësinë të falenderoj publikisht gjithë komunitetin Shqiptaro-Kanadez në Manitoba për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e misionit dhe vizionit të ACCOM. Së bashku, do të ruajmë dhe trashëgojmë gjuhën e bukur dhe të ëmbël Shqipe, kulturën, traditën, si edhe do të prezantojme sa më denjësisht Shqipërinë dhe Kosovën në Manioba, Kanada.”

Në shkurt të këtij viti, shoqata shqiptare, por edhe i tërë komuniteti shqiptar në këtë qytet ishte përfshirë në lajmet kryesore të gazetave dhe televizioneve lokale. Nënkryetarja e shoqatës, Albiana Bogujevci, e përfshirë gjithashtu në lajme dhe në ngjarje, tregon takimin e saj me kryetarin e Winnipegut Brian Bowman disa herë përpara fillimit të festimeve për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe për ngritjen e Flamurit të Kosovës para ndërtesës së Bashkisë së Winnpegut. Kjo ngjarje pati hasur në një propagandë të pashoqe, ngase prifti i Kishës Ortodokse Serbe në Winnipeg kishte kundërshtuar ngjarjen nëpër mediat lokale duke e portretizuar Kosovën si opresore, dhe duke luajtur rolin se serbët ishin viktimë e luftës në Kosovë. Ajo kishte takuar kryetarin e Bashkisë disa herë para kësaj ngjarjeje, dhe ai ishte i njohur me Kosovën dhe rastin e ngritjes së flamurit tek ndërtesa e Bashkisë (City Hall), atë çfarë e kishte lejuar edhe Këshilli Bashkiak dhe e dinin edhe qytetarët e informuar të Winnipegut. “Pa marrë parasysh kundërshtitë, ceremonia e ngritjes së flamurit kaloi shumë mirë, dhe çdo gjë përfundoi ashtu siç e kishim planifikuar” kujton Albiana.  Ajo me krenari thekson se komuniteti  në atë rast “ishte shumë i organizuar, dhe shumë i përgatitur për ngjarjen, me ç’rast edhe ishte një numër i madh i pranishëm. Përqëndrimi ynë ishte ta festonim përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, por jo të bënim probleme, dhe ashtu ndodhi… Ishte kënaqësi të shihnim kryetarin e Bashkisë duke marrë kohën e tij për të biseduar me anëtarët e komunitetit dhe duke shprehur mbështetjen e tij; kjo kishte domethënie të madhe për ne”.  Shkaku i kundërshtimit serb, ngjarja ishte mbuluar nga mediat kanadeze, dhe kishte patur jehonë ato ditë shkurti, por që kaluan pa ndonjë incident të shënuar.
Duke folur për qëllimet e shoqatës së këtij komuniteti të vogël, Albiana thekson për gazetën “Diaspora Shqiptare” se  “Kemi arritur shumicën e qëllimeve tona të paracaktuara për vitin e parë, por kemi shumë më tepër punë për të bërë në mënyrë që të organizojmë shoqatën të ketë jetëgjatësi në mënyrë që ne ta kalojmë atë tek gjenerata e ardhshme. Në vitin 2019 kemi arritur të sigurojmë disa fonde përmes sponsorizimeve, me ç’rast po ofrojmë orë mësimi në gjuhën shqipe për anëtarët tanë të rinj të komunitetit. Ne organizuam një piknik autentik ku anëtarët e komunitetit sollën ushqime tradicionale për të ndarë me njëri-tjetrin dhe me këshilltarët e qytetit që ishte një ngjarje e mahnitshme.”
Albana me entuziazëm kishte gjithashtu mundësinë që ta paraqiste Kosovën në Muzeun Kanadez për të Drejtat e Njeriut, ku e kishte ndarë rrëfimin e saj në lidhje me luftën e Kosovës. “Kjo ishte një mundësi kaq e mahnitshme për komunitetin tonë për të bashkëpunuar me 11 shoqata të ndryshme etnike që ndajnë një vështirësi të ngjashme me atë që kanë kaluar njerëzit tanë. Si rezultat i kësaj ngjarje më kërkuan të bashkohem në Forumin Multikulturor të të Drejtave të Njeriut në Winnipeg, ku do të marrë pjesë në organizimin e ngjarjeve të ardhshme rreth të drejtave të njeriut, të cilat do të përfshijnë histori të njerëzve tanë”- tregon Albiana.

Krahas këtij qyteti, shoqata ka marrë përkrahjen edhe nga qytetet tjera të Manitobës si psh Thomson dhe Brandon. “Distanca e gjatë nuk i ndalon anëtarët tanë të udhëtojnë në Winnipeg për t’u bashkuar me komunitetin tonë për ngjarje të ndryshme. Ne jemi një komunitet i vogël por jemi duke u rritur, kështu që nuk dimë ende numrat e saktë. Ne jemi duke pritur të shohim statistika të reja nga statistikat e Kanadasë për të ditur numrat e saktë. Me siguri jemi më shumë se 400 njerëz dhe 90% e anëtarëve të komunitetit tonë janë nga Kosova”- thekson ajo.

Në kohën kur po përgatitej ky shkrim, këshilltari bashkiak Brian Mayes ka nderuar komunitetin shqiptar duke folur rreth konceptit të Besës Shqiptare dhe duke thënë edhe disa fjalë në gjuhën shqipe në fjalimin e tij kur po tregonte se Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze të Manitobës i është pranuar aplikimi për të pasur një pavilion shqiptar në aktivitetin më të madh multikulturor të Provincës – Folklorama.

Të dy bashkëbisedueset tona mezi po e presin të ndajnë kulturën dhe ushqimin shqiptar në ngjarjen më të madhe multikulturore kanadeze në Winnipeg dhe që është planifikuar të zhvillohet në gusht të vitit 2022. Kjo ngjarje është shumë e njohur në Winnipeg dhe më gjerë, dhe ato kanë ftuar edhe shumë nga miqtë e tyre kanadezë që ta vizitojnë pavilionin e tyre kur të mbahet festivali.