Gol dhe penallti, futbollisti shqiptar dërgon Barcelonën B në finale

E enjte, 28 Mars, 2024

Edhe pse nuk arriti të debutonte përkrah Lionel Messi-t në këtë sezon, Rey Manaj është heroi i ekipit B të Barcelonës.

Sulmuesi shqiptar rezultoi vendimtar për ekipin “blaugrana”, duke e kualifikuar në finalen e fazës “play off”, për të realizuar objektivin e ngjitjes në Ligën e Dytë spanjolle.

Manaj shënoi golin e barazimit 1-1 ndaj Badahoz. Një ekzekutim i saktë me kokë, i cili bëri që pas kohës shtesë, fituesi i ndeshjes të vendosej nga ekzekutimi i penalltive. Ky ishte goli i dytë në 8 ndeshje, prej transferimit te katalanasit në merkaton e janarit.

Sulmuesi kuqezi ishte përsëri vendimtar gjatë ekzekutimit të penalltive. Nga pika e bardhë, Manaj e dërgoi topin në rrjetë, duke ndihmuar Barcelonën B të fitonte, me skuadrën që në fund festoi kualifikimin në finale.

Tashmë, ekipi i dytë i katalanasve është vetëm një ndeshje larg ngjitjes në Ligën e Dytë, e cila natyrisht do të shërbejë si një vitrinë më e rëndësishme për 23-vjeçarin shqiptar.

Manaj është me origjinë nga Lushnja dhe e ka nisur karrierën në Itali tek Cremonese dhe më pas u transferua tëk Interi ku zhvilloji edhe katër ndeshje.

Pas disa huazimesh tek Pescara, Pisa dhe Granada ai u ble nga Albacete ku luajti për dy sezone në Ligën e dytë spanjollë për të kaluar më pas tek Barcelona B.

23-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje me kombëtaren shqiptare ku ka shënuar edhe 3 gola.