“I burgosuri” një film i madh me një peng të vogël!

E premte, 19 Prill, 2024

Mbi premieren ne kinemane franceze te filmit “Delegacioni” me skenar të Artan Minarolli e me regji të Bujar Alimani.

Shpesh me ezaurimin e temave të ndryshme është e vështirë të spikatësh diçka të re në fushën e artit. Sigurisht, për ne shqiptarët tema e kohës totalitare është jo vetëm e nevojshme por dhe me peshë dramatike pasi edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga ndryshimet politike, ende shumçka nuk është thënë, ndryshe nga vendet e tjera të ish kampit të Lindjes ku kinematografi më të fuqishme kanë mundur ta trajtojnë gjerësisht dhe thellësisht këtë temë, çka për Perëndimin sot filma të këtij lloji nuk kanë ndonjë interes të veçantë. E megjithatë kur ka një mjeshtëri të veçantë artistike, ajo përsëri përbën interes edhe për Perëndimin, pasi gjithnjë në themel është njeriu, bota humane dhe idea e lirisë. Filmin «Delegacioni», një premierë të organizuar nga ambasadori shqiptar Dritan Tole në Paris, në kinemanë Saint André-des-Arts, e ndoqa me shumë interes jo vetëm për faktin se dhe vetë kam qenë kineast por edhe pse subjekti tejet origjinal i Artan Minarollit dhe në veçanti loja aktoriale, të bënte që mos ti shqisje sytë nga ekrani. Dhe kuptohet pse pas disa çmimeve ndërkombëtare është përzgjedhur tashmë të prezantohet për çmimin «Oskar».

Tre aktorët kryesorë, Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa dhe Xhevdet Ferri krijonin një ansambël solid dhe në tension të vazhdueshëm e në rritje. Duke ditur potencialin e tyre, regjisori Bujar Alimani, ka arritur ti japë kuadrit filmik mjaft dramacitet. Planet e afërta dhe të shpeshta, na mbajtën gjithnjë ngjitur pas tyre dhe në atë çka ndodh në botën e tyre, në atë çka fytyra e jep menjëherë. Madje ata fitojnë vërtetësi, bëhen aq realistë sa për një çast një spektator i zakonshëm e harron se është në një «fiction» duke qenë i pranishëm në një ngjarje që ndodh para syve të tij, me një copëz jete e fate njerëzore me të cilët ndahesh veç në fund të filmit.

Eshtë padyshim ajo gjetje origjinale skenaristike, prishja e makinës në atë udhë të largët malore, larg kryeqytetit ku duhet çuar ky i burgosur politik që të mund të përfitohet diçka nga ai, (pasi i vrarë apo i zhdukur nuk ka asnjë rëndësi) dhe se më mirë ishte që regjimi ta përdorte si një kartë për ti shërbyer atij. E rreth këtyre orëve të kësaj ngjarje me peshë të madhe dramaciteti, aktorët shpalosen duke na treguar karakteret dhe natyrën e tyre. Padyshim aktorë të mrekullueshëm dhe fytyra që identifikojnë e përgjithësojnë njëkohësisht një kohë të caktuar, një ideologji, një karakter njerëzor, ku secili është në llojin e vet deri në çastin final, në ballafaqimin e tyre dramatik me vrasjen e të burgosurit. Vallë një zgjidhje regjisoriale për të treguar se ç’ndodh në fytyrat e tyre? Jo, fillimisht ky regjisor i mendonte planet më gjerë, pra ti vështronte personazhet në ansambël, siç është shprehur në një intervistë por kjo ndoshta ka ndodhur në montazh, ku është preferuar më shumë të mbahen planet e afërta… plane të afërta që të kujtojnë jo pak mjeshtra të mëdhenj nga Ejzenshteini e deri Kurosova.

Madje kështu, edhe heshtja flet. Sytë flasin. Leo, i interpretuar nga Viktor Zhusti është një njeri fjalëpak, që ka provuar ferrin e botës e megjithatë ka një dinjitet burrëror. Ai nuk mund të shkelë mbi jetën dhe dinjitetin e tij… Dhe ja ku para tij shfaqet lumi, i cili nuk është thjesht një lumë, por ka një simbolikë të fuqishme. Eshtë rrjedha që shkon dhe ai gjithnjë ka etje, pi ujë, një etje e lirisë që po i afrohet dhe ai do të ngopet me të, dhe jo vetëm… Ai futet në këtë lumë dhe ecën ngadalë në një botë ëndërruese. Me vështrimin e tij ne kuptojmë se ai po hyn në këtë jetën tjetër, atë të ëndërruarën, çka më parë, mbyllur me vite të tëra në burg, atij ia kishin ndërprerë. Një rrjedhë, një jetë e ndërprerë. Kështu lumi, kthehet në një lloj personazhi jo frymor. Ai nuk është thjesht një dekor, një vend xhirimi, një sfond ku vendosen personazhet. E megjithatë, këtë tension në rritje më në fund ne nuk e shohim, ai na jepet i dhënë, rezultante e diçkaje që ka ndodhur dhe që ne nuk e kemi parë. Ne veçse gjendemi përpara njeriut të diktaturës dhe të burgosurit të vrarë buzë lumit, pa ditur se në ç’moment dhe si e vrau këtë njeri ai që i shërben gjer në fund diktaturës.

Sigurisht, filmi operon dhe me elipse, por sidoqoftë është një nevojë dramaturgjike për ne. Ne shohim veçse vrasësin në përhumbjen e vet, ndërkohë që shefi i tij, që njeh politikën e shikon këtë si një dështim të misionit të tyre për të përfituar nga një i burgosur politik, për të tregtuar me lirinë e tij, në një kohë që janë ditët e fundit të diktaturës, në një kohë që flitet për një liberalizimim të jetës shqiptare dhe pseudo-dëshirën për tu bashkuar me Europën.

Për publikun e gjerë, ky precipitim nuk krijon mangësi apo dëshirë për ndonjë zgjidhje më të arrirë, për një zgjidhje tjetër, ndërkohë që për kritikën e kinemasë kjo ndjehet e përshpejtuar, e vështruar më shumë si një konstatim dhe jo si rrjedhojë artistike e dramatike.

Dhe unë pyeta veten: përse vallë kishte ndodhur kjo? Dhe përgjigjen na e dha në atë premierë vetë producenti francez i filmit, meqë Bujar Alimani nuk kishte mundur të vinte nga Tirana atë mbrëmje dhe me këtë rast të na tregonte diçka. Në fakt, regjisori e kishte parashikuar zgjidhjen e mrekullueshme, ikjen e ngadaltë të të burgosurit me këmbët në ujin e atij lumi malor, ikjen drejt një bote të re që po afrohet, asaj ku enden flladet e lirisë. E në këtë ikje, do të zhvillohej një përplasje e fortë midis tij dhe atij që e ruante, atje në ujrat e atij lumi, një luftë për jetë a vdekje, gjersa i burgosuri vritet. Por kjo nuk u realizua dhe shkaku ishte se pikërisht aktori Xhevdet Ferri atë kohë ishte i sëmurë nga zemra dhe mjekët nuk e lejuan të futej në ujë dhe të luante atë skenë çka kërkonte një energji të jashtëzakonshme fizike. E duke mësuar këtë, e kuptova plotësisht atë përhumbje të aktorit Ferri që më shumë ishte personale sesa e rolit, dhimbjen për ta çuar rolin deri në fund. Ndoshta dhe ai e ndjente se pikërisht me këtë zgjidhje kulminante filmike ajo do ta bënte atë padyshim filmin më të mirë të realizuar në këto tri dekada të kinematografisë shqiptare.

Një film me peshë dhe me një peng të vogël por që dëshmon për një kinematografi që në të ardhmen mund të realizojë filma të nivelit botëror. Madje ky film vazhdon në trasenë e nisur gjatë viteve 2000-2020 të një kinematografie me përkatësi europiane, ku një skenarist dhe regjisor shqiptar krijojnë së bashku me personalitete të vendeve të tjera, ku imazhet janë të Adamis, montazhi i Papastathi, zëri në film i Wisockit, muzika Carl, miksazhi Loubeyre, një portpuri ndjesish, gjuhësh, frymëzimesh krijuese ku artistët realizojnë një vepër të përbashkët…

Ky film është bashkëprodhim në mes të Shqipërisë (Art Film shpk), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Greqisë (Graal Films).