Boronica e Tropojës më e kërkuara në tregjet ndërkombëtare

E premte, 19 Prill, 2024

Boronica e Alpeve Shqiptare në zonën e Tropojës, është një ndër produktet unike shqiptare të regjistruara me markë tregtare, që është mjaft e kërkuar nga tregu i huaj për eksport.

Shoqata ”Për një zhvillim rural të qëndrueshëm” po zbaton në terren projektin e e financuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet granteve të vogla në mbështetje të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që fokusohet në diversifikimin e aktiviteteve rurale që sigurojnë të ardhura dhe punësim të qendrueshëm.

Ky projekt synon mbështetjen dhe promovimin e vlerave të Markës së Boronicës së Alpeve Shqiptare në zonën e Tropojës (Bashkia Tropojë ).

Në këtë kuadër, së bashku me Kryetarin e Shoqates së Prodhuesve dhe Grumbulluesve të boronicës së Alpeve të Tropojës, ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të projektit  vizituan stanet verore të Doberdolit për vlerësimin e popullatave natyrore të boronicave.

Ekspertët e shoqatës zhvilluan disa takime me familjet që verojnë në këto zona e që janë grumbulluesit e boronicës. Gjithashtu takime me familjet që zhvillojnë këtë aktivitet u kryen edhe në stanet verore në bjeshkët e Çeremit dhe Sulbicaj.

Në këto takime, tema kryesore e bashkëbisedimit u fokusua në cilësitë specifike e veçoritë e boronicës së kësaj zone, vlerësimin e kohës optimale për vjeljen, procesin e vjeljes, ruajtjes dhe transportit./ATA/