23 vjet pa poetin dhe studiuesin Arshi Pipa

E shtunë, 20 Prill, 2024

Kujtojmë sot me rastin e 23-vjetorit të vdekjes poetin, përkthyesin dhe studiuesin Arshi Pipa, (1920–1997). Ishte poet, përkthyes dhe studiues. Lindi në Shkodër, ku kreu dhe gjimnazin. Në vitin 1938–1942 studioi filozofi në Universitetin e Firences në Itali.

Pas diplomimit deri më 1946, punoi si mësues i letërsisë në Shkodër e Tiranë. Për idetë e tij politike liberale u arrestua më 1946 dhe u dënua me dhjetë vjet heqje lirie. Menjëherë pas lirimit (1956) u arratis në Jugosllavi dhe dy vjet më vonë emigroi në SHBA, ku punoi në disa universitete, derisa doli në pension si profesor i letërsisë italiane në Universitetin e Minesotës në Mineapolis.

Themeloi e drejtoi revistën “Albanica” (1990–1992). Ka qenë ndër redaktorët e bashkëpunëtorët e rregullt të revistës së mendimit kritik “Telos”.

Interesat e para krijuese të Ardhi Pipes ishin kritika, estetika e poezia. Në vitin 1944, themeloi e drejtoi revistën “Kritika”, të parin periodik në shqip kushtuar tërësisht çështjeve të krijimtarisë letrare. Po atë vit botoi librin e parë me poezi “Lundërtarë”.

Libra të tjerë tij janë: “Libri i Burgut” (Romë, 1959), “Rusha” (Mynih, 1968) dhe “Meridiana” (Mynih, 1969).

Ithtar i një poezie që e kërkonte bukurinë vetëm tek subjektiviteti më i thellë i faktit, që ai e quante “spritualizim”, Pipa erdhi në lirikën shqipe të fillimit të viteve ’40 si poeti i motiveve eterike të dhimbjes, mallit, përsiatjes, dashurisë, të derdhura përmes formash të selitura klasike, detajesh të holla dhe një fjalori shumë të pasur. Këto tipare të krijimtarisë së vet Pipës i ruajti në të gjitha vëllimet që botoi, madje edhe tek “Libri i burgut”. Në këtë vëllim me brendinë kryesisht politike dhe me peritekstin  e vet të gjerë, të konceptuar si një lloj ditari poetik i viteve të burgimit, autori shprehu bindjen se sistemi shoqëror i diktaturës së proletariatit, me totalitarizmin e tij të ashpër, ishte i destinuar të shembej.

Pipa ka dhënë një ndihmesë të vyer në fushën e hulumtimeve letrare. Veç një vargu artikujsh, ai ka botuar studimet: “Montale and Dante”, 1968 (“Montalja dhe Dantja”) dhe “Contemporary Albanian Literature”, 1991 (“Letërsia bashkëkohore shqiptare”). E një rëndësie të veçante për kërkimet në fushë të historiografisë letrare mbetet trilogjia albanologjike: “Albanian Folk Verse. Structure and genre”, 1978 (“Poezia folklorike shqiptare. Struktura dhe gjinitë”), “Jieronymus De Rada”, 1978 dhe “Albanian Literature: Social perspectivs” 1978 (“ Letërsia shqiptare: perspektivat shoqërore”). Në librin “Politics of Language in Socialist Albania” 1989 (“Politika gjuhësore në Shqipërinë socialiste”), Pipa kundërshtoi zgjidhjen e çështjes gjuhësore nga Konsulta Gjuhësore e Prishtinës dhe Kongresi i Drejtshkrimit – (shih). Arshi Pipa është marrë edhe me politologji: “Albanian Stalinism”, 1990 (“Stalinizmi shqiptar”). Redaktori.net