Arberësh / Carmine Abate dhe moderniteti i prozës së tij

E martë, 23 Prill, 2024

Karmine Abate është shkrimtari italian me prejardhje arbëreshe. Lindi në katundin arbëresh Karfici të Kalabrisë. E nisi krijimtarinë me përmbledhje vjershash e tregimesh, por u njoh si romancier me romanet: “Il ballo tondo”, 1991 (“Vallja rrethore”), “Il muro dei muri”, 1993 (“Muri i mureve”), “Tra due mari” 2002 (“Midis dy deteve”) dhe “La festa del ritorno”, 2004 (“Festa e kthimit”).

Është i njohur në Itali dhe i vlerësuar nga kritika me çmime letrare. Romanet e tij dallohen për stilin e veçantë, për karaktere të spikatura, për rrëfimin realist, me nota gazmore, dhe sidomos për paraqitjen e mendësisë dhe të jetës arbëreshe (romanet “La moto di Scanderbeg” – “Motoçikleta e Skënderbeut”, 1999, dhe “Il mosaico del tempo grande” – “Mozaiku i motit të madh”, 2006).

Disa nga veprat e tij janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.

Studiuesi Bardhosh Gaçe sjell një analizë mbi tiparet moderne të prozës së Abates:

Carmine Abate njëri nga pjesëtarët e plejadës së shkrimtarëve bashkëkohorë të letërsisë arbëreshe,  por që nuk ngjan me asnjërin. Ai është një personalitet i dijes dhe kulturës arbëreshe dhe asaj italiane, i cili ka një vend të sigurt dhe të dukshëm në mozaikun tematik, shkencor, kulturologjik dhe të letërsisë bashkëkohore arbëreshe, i cili ka “adaptuar” një angazhim individualist për të qenë në qendër të vëmendjes së kulturës italiane, për të nxjerrë në pah kulturën dhe fenomenin arbëresh në këtë kulturë të gjerë dhe asimiluese. Në kushtet dhe rrethanat e shumëfishta në të cilat kultura dhe letërsia arbëreshe është bërë e pranishme në Horën e arbëreshëve të Italisë, me dashje pa dashje tendenca për t’u përvetësuar ka qenë dhe vazhdon të mbetet edhe në kohët tona moderne.

Karmine Abate është produkt i këtij mjedisi dhe “relacioni” kulturor – historik, jo vetëm pse ai është arbëresh dhe ka një vetëdije jashtëzakonisht të rëndësishme për gjithçka ngjan me mjedisin në të cilin ai ka lindur dhe është rritur, po dhe për shkakun e dukurisë në të cilin ai bën pjesë. Abate ka lindur në një kohë, kur fenomeni letrar në letërsinë bashkëkohore italiane dhe atë europiane nga arbëreshët ishte konfirmuar    që nga Solano, Vorea Ujko, Perrone, Di Maxhio, Di Modika dhe  një  numër  i  konsiderueshëm  shkrimtarësh,  të  cilët kishin arritur të krijonin komunikimin e nevojshëm të këtij “rizgjimi” në kushtet e reja të zhvillimit të letërsisë.

Më shumë rëndësi në këtë plejadë ka intelekti dhe “praktika” krijuese në kushtet e reja për të vijuar letërsinë shqipe në kulturën dhe qasjen moderne të letërsisë. Gati të gjithë shkrimtarët e kësaj periudhe, kanë një tipar të përbashkët dhe të qenësishëm, që lidhet fort me sjelljen në vëmendje të lexuesit, por në kushte të reja urbane dhe metodologjike letrare të mjediseve, kujtimeve, historive dhe pasuri të tjera të kulturës popullore arbëreshe. Në këtë aspekt, pa dyshimin më të vogël, grupi i krijuesve arbëreshë në shekullin XX mund të quhet një plejadë e artë.

Duke qenë ndryshe të tjerëve, por njëri nga ata, Karmine Abate nuk i ka ikur kurrë raportit që çdo shkrimtar arbëresh i kësaj periudhe ka pasur me orientimin që kjo letërsi ka marrë në rrethanat e reja. Aftësia dhe talenti i padiskutueshëm i këtyre shkrimtarëve qëndron në  mesazhin  bashkëkohor që ata kanë arritur të krijojnë nga subjekte dhe motive arbëreshe, të cilat dhe në kushtet e veçanta të një krijimi modern, ta bëjnë komunikues dhe të dëgjueshëm nga lexuesi dhe mendimi kritik dhe studimor. I gjendur në këto rrethana interesante dhe Karmine Abates i është dashur punë më shumë, bashkë me poetët dhe shkrimtarët e moshës së tij, për të gjetur forca, aftësi dhe talent të madh për të krijuar individualitetin dhe profilin e  vet.

Karmine  Abate  (1954)  ka  lindur  në  Karfici,  në   një

komunë arbëreshe në Kalabri të Italisë, një nga qendrat     e njohura të populluara që nga shek. XV apo më parë nga arbëreshët, që ikën nga Arbëria, e cila u pushtua nga ushtritë osmane. Si një koincidencë, më së shumti ndër arbëreshët e Italisë, ka qenë një aspekt i njohur, pasi një pjesë e madhe e tyre, pas migrimit të parë, ndoqën disa migrime të tjera, deri në Brazil dhe në Argjentinë, Abate provon dhe ai migrimin, një fenomen vërtet i dhimbshëm e dramatik dhe në shumë raste tragjik, në fillim në Valtelina dhe më pas në qytetet veriore  të Gjermanisë.

Në këtë kohë Abate ishte në një moshë të njomë, njëzetedyvjeçare, por kishte migruar me një pjekuri jo të zakontë, me një kulturë të nxënë në kushtet e vendlindjes së tij, po dhe të shkollës, pasi ai kishte mbrojtur diplomën me komentin e Bokaçios, mbi “Komedinë Hyjnore” të Dantes, një nga mundësitë më të mira për një njeri të kulturës, letërsisë dhe të qytetërimit botëror. Të kuptuarit dhe të gjykuarit në këtë moshë të Dantes dhe kryeveprës botërore, nuk ishte një gjë e zakonshme, që përvese përbënte një fat të madh, shpërfaqte dhe një vështirësi po të këtij niveli.

Gjermania ishte një mundësi dhe një vizion tjetër për Abaten e ri. Toka që kishte prodhuar ngjarje madhore, kishte lindur lëvizje të kulturës dhe letërsisë, filozofisë dhe shkencës, ishte një rrethanë tjetër për shkrimtarin e ri, i cili, siç mësohet e kishte kuptuar mjaft mirë. Në këto rrethana, Karmine Abate arrin të depërtojë në mjedisin gjerman, duke qenë docent i gjuhës italiane në shkollat gjermane, me ç‘rast i krijohet mundësia të bëhet i njohur dhe i vlerësuar pozitivisht. Në migrimin drejt Gjermanisë, Abate ushtron dhe punën e sociologut, gjithashtu shkruan dhe tregime interesante për jetën me motive të emigrantëve në këtë vend.

Qoftë për shkak të talentit të spikatshëm, por dhe për rrethanat në të cilat është nxënë kultura dhe marrëdhënia e tij me letërsinë dhe me mesazhet që ai i ka drejtuar lexuesit dhe kohës, kritika dhe studiuesit, madje kritika e specializuar dhe e paanshme, ka diktuar tek Abate një fenomen letrar interesant, por pa e shkëputur atë nga të qenit e tij një shkrimtar italo- arbëresh. Madje, për një rrethanë të tillë, apo për shkak të opinionit dhe mundësisë së komunikimit që ai i kërkon krijimtarisë së tij, është e rëndësishme të shënohet opinioni i tij mbi këtë “larmi” gjuhësore, pasi në një pjesë   të prozës së tij ka një pleksje të arbërishtes, italishtes dhe gjermanishtes. Lidhur me këtë praktikë ai ka thënë: “Ideali im do të ishte të përdorja disa gjuhë njëkohësisht.  Zgjodha  italishten,  një  gjuhë  për  mua  gati-  gati  e  huaj,  sepse  doja ta përshkruaja arkipelagun, të cilit i përkas me një farë distance, por pa ndonjë krenari boshe dhe pa sentimentalizëm. Tashmë jemi në një botë shumëkulturore”.

Është një opinion mjaft interesant, që përkon me kohën në të cilën ai shkruan, me rrethanat në të cilat ai duhet të imponohet dhe të kërkojë vëmendjen, është një iniciativë, që në pamje të parë duket se i kundërvihet një praktike të gjerë arbëreshe, të poetëve dhe shkrimtarëve të këtij brezi që shkruanin arbërisht dhe e quanin detyrë këtë praktikë, por duke e parë në një farë distance dhe me qetësi, Abate zgjedh një front të vështirë për të pasur më shumë efekt dhe komunikim në këtë kohë shumëkulturologjike. Në rrethanat e të shkruarit në gjuhën italiane, të cilën ai e quan një gjuhë të huaj, mundësia e komunikimit për mesazhin që mbart dhe ngërthen krijimtaria e tij është më e madhe.

Karmine  Abate  ka  shkruar  poezi  dhe  prozë,  por  edhe shkrime apo punime të natyrës kulturologjike dhe publicistike. Libri i parë poetik i Abates është i vitit 1977, i botuar në Romë dhe titulluar “Në labirintin e jetës”. Dhe pasi u largua në Gjermani, ai shkroi dhe krijoi vazhdimisht. Në vitin 1984 në  Gjermani  publikon  një  libër  me  tregime. Si gjithë shkrimtarët dhe intelektualët e tjerë arbëreshë, Abaten e ka shqetësuar tema e arbëreshëve, veçmas e  atyre në Kalabri dhe në të gjithë aventurat e emigrimit. Po në vitin 1984 boton në Gjermani librin “Gjermanezët” bashkë me Meike Behrmann, të shoqëruar me një nëntitull të shpjegueshëm “Historia dhe jeta  e  një  komuniteti  kalabrez dhe e emigrantëve të tij”, një vepër që dy vite më pas u ribotua dhe në Itali.

Në vitin 1986 Abate boton një tjetër libër të titulluar “Në këtë tokë gjetiu”, një titull interesant dhe intrigues, në të cilin ka përmbledhur tekste letrare të emigrantëve italianë në tokën gjermane. Në vitin 1991 sheh dritën romani i      tij i parë në italisht të titulluar “Il ballo tondo”, i cili u përkthye edhe në gjermanisht. Abate falë kulturës dhe dijeve

të mira arriti shpejt të depërtojë në mjediset kulturore dhe ato shkencore. Punon në shtëpinë botuese “Pelegrini”, i cili drejton kolanën e rëndësishme të botimeve në këtë shtëpi botuese “Biblioteka Emigracioni”, ndërkohë në këtë kohë botoi dhe dy përmbledhje poetike të titulluara “Çerdhet” dhe “Prej nesh”.

Abate është një poet lakonik dhe i shkathët në paraqitjen e realitetit shpirtëror. Poezia “Djegia e ëndrrave” ka një realitet ekzistencial, të cilin poeti e prek me një lloj peneli të shpejtë dhe vizatues poetik. Ai shkruan: “Në zjarrin e ditëve të shkuara/ digjeshin ëndrrat tona/ të luftrave pa gjak.”  Pastaj:  “Për  ndë  udhë të verës/  luajim  pata-  pata/  mu  në  vapë/  e  mosnjeri  s’doj të vdis.” Dhe: “Sot vdesmi. Larg. /Të shtrydhur  si  mizat/  në  hon.” Për ta mbyllur poezinë me një definicion të qartë: “Me motin/ me motin dërmohet/ fuqia për luftë.” Është një poezi e shpejtë dhe konturale e një gjendjeje të trishtueshme, mjafton të kuptosh fjalorin që përdor poeti në vargjet e shkurtra dhe pa ndonjë angazhim harmonik. Bëhet fjalë për një luftë, e cila ka nisur dhe është zhvilluar që herët dhe ka mbetur e tillë. Një luftë pa gjak. Është rrugëtimi dhe gjendja në të cilën janë gjendur emigrantët në përgjithësi dhe arbëreshët për të cilët flet poeti. Për këtë ai është mjaftuar ta tregojë vetëm përmes një fjale në strofën e tretë, fjalën “ larg”, e cila në letërsinë arbëreshe është një nga leksemat më të përdorura dhe më të kuptueshme, thënë ndryshe “larg atdheut të të parëve”, “larg Arbërisë”, ku njerëzit janë si mizat, vdekja e të cilave nuk trishton njeri.

As Abate në krijimtarinë e tij nuk i është shmangur ritualit të vjetër arbëresh. Bregu i detit mbetet një vend ku tregohen dramat dhe shfaqet malli, ndjehet mungesa dhe ngrihet muza e poetëve dhe rapsodëve që nga rrëfimi i plakut Balë. Poezia   e Abates, e titulluar “Drita e gushtit fjet gjuhën  e  erës” është një peizazh interesant, që pavarësisht veshjes poetike të stilit modern të perceptimit poetik ka një thelb dhe një simbolikë të pazhbëshme, që lidhet me bregun e detit, që sheh, dhemb dhe kujton atdheun e të parëve. Poeti shkruan: “Buzëqeshje   sysh

të ujit. / Të dejtit në breg/ dhe një rrokullisje e ngadalshme/     e gurëzve në suvalëza/ faqe vrejtur/ për lojën prapa ballukes/  së lagur me diell/ te këmbët e tua/ një libërth i rimtë/ dhe një notes i zi/ mbytur në shurë/ në fotografinë shkëlqyese/ të dritës gushtore/ që fjet gjuhën/ e erës/ pjesë e kaluarës së largët.  ”

Është një poezi e organizuar mjeshtërisht si  një  moment psikologjik i poetit. Një poezi njëshkolonë, si një frymëmarrje, e cila, për shkak të simbolikës në fillim duket e padepërtueshme, por përmes shkallëzimit rritës ajo kuptohet fare mirë. Është një motiv arbëresh, i interpretuar dhe i estetizuar në një stil konvencional, me pak leksema letrare. Brendësisht është një poezi komunikative, e gjerë, brenda së cilës ka një kohëgjerësi të shtrirë në momente psikologjike dhe të përjetueshme. Në fund të fundit, është i njëjti zakon, i njëjti rit, në breg të detit, që nga “e kaluara e largët”, Arbëria vazhdon të shihet dhe të ndjehet mall për të, madje me një trazim eksistencial.

Një profilitet të spikatur Karmine Abate ka shfaqur në prozë dhe veçmas në gjininë e gjatë të saj, atë të romanit. Shkrimtarin Abate në gjuhën shqipe mund ta lexojmë dhe ta njohim përmes dy romaneve, për të cilët kritika e avancuar dhe moderne italiane ka shkruar me objektivitet për një shkrimtar bashkëkohor dhe mjaft intrigues. Karmine Abate arriti të hyjë shpejt në gjininë e prozës së gjatë, dhe kjo shpjegon një fenomen letrar të rëndësishëm dhe për letërsinë arbëreshe. Duke pasur një shqisë inteligjente, një aftësi për t’i perceptuar dhe përdorur kohët mjeshtërisht, Abate ka arritur të konvencionalizojë një metaforë moderne në prozën e tij. Romani “Festa e kthimit”, sjellë për lexuesin shqiptar në vitin 2010 nga Shtëpia botuese “Toena”, është një roman i ngritur mbi një strukturë moderne, ku reflekton një rrëfim racional integrues i mjediseve dhe situatave psikologjike, ndërsa personazhet janë mbartës mesazhesh, të cilët shkrimtari i skalit herë përmes stilit dhe përvojës klasike dhe herë të reflektuar nga mjedisi dhe   “ngjarja”.

Vepra më e rëndësishme e Abates është romani i njohur, që në shqip ka ardhur me titullin “Shtegtimi i unazës”, në përkthimin mjeshtëror të të ndjerit Dritan Çela, nga botimet “Toena” Tiranë. Romani është ndërtuar me një mjeshtëri   të jashtëzakonshme, i ngritur mbi detaje interesante, mbi një mekanizëm që zakonisht kanë përdorur mjeshtërit e realizmit magjik. Kritika bashkëkohore e letërsisë italiane, ka arritur deri aty sa Abaten e kanë krahasuar me Markezin. Në një strukturë tregimtare romaneske, duke pasur një lidhje të fortë dhe një plagë të thellë të trashëguar nga të parët e tij, Abate ka arritur që mjedisin arbëresh ta sjellë në romanin “Shtegtimi i unazës”.

Njëra nga figurat më mitike dhe më të njohura në baladën shqiptare të hershme, e cila glorifikon mjeshtërisht një nga tiparet qenësore të shqiptarëve, mbajtjen e fjalës së dhënë, baladën e Dhoqinës me të vëllain Konstantinin, Karmine Abate, ka arritur ta sjellë në një version modern. Në dhjetëra detaje me të cilat e ka ndërtuar romanin në fjalë, mitin dhe baladën e kthimit, por në një breg me të tashmen, ai zgjedh personazhin e tij Konstantinin. Konstantini i Abates ka historinë e së ëmës, Elenës, me të atin, Franceskon. I ardhur në këtë botë pas dy vajzash, i rritur me historinë e martesës së prindërve pas një historie si në baladë, Konstantini kërkon të besojë atë, të cilën e ka nën lëkurë, që është dhe historia e të parëve.

Romani është një vepër komplekse, që përveç një strukture plotësisht moderne, në vetvete përbën një sjellje të re të shumë elementëve të tjerë të natyrës psikologjike dhe dilema që zakonisht ka shtruar letërsia dhe psikologjia moderne, mitet dhe aktualiteti. Mjaft mirë përmes kësaj historie të shkruar nën një temperament psikologjik ekzistencial, lindin dilemat e rëndësishme se, si mund të mbetet e shkuara tek ne, a mund të jetojnë e kaluara me të sotmen, a bëhen bashkë ato? Në këtë ngrehinë romaneske Abate ka bërë bashkë mitin dhe realitetin, duke sjellë në vëmendje “njeriun udhëtar”, që përkon me identitetin e tij dhe historinë e të parëve të tij.

Siç kuptohet, romani ka brenda tij një dimension kohor, ka disa kohë që përzihen me njëra – tjetrën. Duke pasur një kohë interesante kur dhe u botua romani i Abates (1991) në këtë kohë ka një përkim interesant që lidhet me thellësinë e identitetit të shkrimtarit. Mijëra shqiptarë ikën nga Shqipëria për të mësyrë Perëndimin. Ky lloj personazhi “kolektiv”, pasi ikja e mijëra shqiptarëve nga vendi i tyre, në letërsi përbën një lloj personazhi kolektiv, duket se ngjante dhe me Konstantinin e Abates. Ai kishte lindur në një natë rrebeshi, ku i ishte shembur shtëpia, duke e detyruar Franceskon    të shkonte në Gjermani për të siguruar të ardhura që të ndërtonte shtëpinë përsëri.

Romani ka një pleksje të thellë dhe shumë interesante të figurave mitologjike nga njëra anë, po dhe të kohëve që shkojnë  e vijnë. Ka një lidhje të brendshme me përjetimin dhe jetën e vetë shkrimtarit. Ai na kujton se të gjithë (arbëreshët) kanë nevojë për “Horën” fshatin e tyre, të cilët kudo gjenden të mund të kthehen, duke e bërë këtë fakt si një moment për t’u ndjerë vazhdimi i botës. Në këtë mënyrë Abate arriti ta fusë në gjuhën e letërsisë botërore atë që dikujt mund t’i duket si historia e fisit të tij, e fshatit të tij, por Abate ka arritur të ndërtojë një metaforë universale, për shkak të lëvizjeve të njerëzve, që lindin diku dhe e kalojnë jetën “jo në gjuhën e tyre”.

Karmin Abate si një nga prozatorët bashkëkohorë të letërsisë arbëreshe, ka dhënë për lexuesin shqiptar dy romane, të titulluar “Shtegtimi i unazës” dhe “Mes dy detesh”. Në prozën e tij, ai ka ruajtur raporte me temën e njohur të kësaj letërsie, por pa iu shmangur dhe trajtimit të temës bashkëkohore, në të cilën mishërohet dhe ajo tradicionale. Duke qenë arbëresh, përveç këtij pozicioni të njohur, autori sheh realitetin bashkëkohor të njeriut të sotëm në Italinë   e Jugut, nga këndvështrimi i një arbëreshi të sotëm, çka ndihmon në bashkëkohësinë e trajtimit të kësaj teme.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ketu: https://exlibris.al/carmine-abate-dhe-moderniteti-i-prozes-se-tij/