“Pashka” e Oltjon Lipes një rrëfim i rrugëtimit emigrant në festivalin e filmit

E premte, 29 Mars, 2024

Tradita 43-vjeçare e festivalit ndërkombëtar të filmit, në Drama

Pandemia e Covid-19 nuk arrin të pengojë organizimin e Festivalit të 43-të të Filmit të Shkurtër në Drama. Organizatorët dhe ministria e Kulturës së Greqisë kanë shpallur zyrtarisht punimet, ndërsa përmes 275 konkurrentëve janë zgjedhur dhe 34 kandidaturat e sivjetshme. Festivali prestigjioz, me traditë e histori të gjatë, sivjet do të ketë dhe praninë shqiptare. Oltjon Lipe, regjisor dhe producent shqiptar, i rritur në Greqi, konkurron zyrtarisht me filmin “Pashka”, një produksion shqiptaro-grek me temë mjaft aktuale e prekëse.

Festivali çeli siparin në vitin 1978 me pjesëmarrës vetëm produksione greke, ndërsa 26 vitet e fundit është transformuar në një event me rëndësi ndërkombëtare. Nga viti 2002 është anëtar i Akademisë Europiane Kinematografike, me trofetë të konsiderohen nomination të sigurta për çmimet e mëdha botëroreFestivali i Dramës, nën kupolën e ministrisë së Kulturës së Greqisë, sivjet përbëhet nga katër programe garuese të filmave: Festivali i Filmit Grek me Metrazh të Shkurtër, Festivali Ndërkombëtar i Filmit me Metrazh të Shkurtër, Festivali Ndërkombëtar Studimor i Filmit me Metrazh të Shkurtër dhe Pitching Lab. Gjatë javës 20-26 shtator 2020 publiku dashamirës i kinematografisë alternative do të ndjekë 34 filmat konkurrentë si dhe programin plotësues të organizatorëve, në qendër të qytetit verior grek Drama, në sallat e hapura “Olimpia” dhe “Dimotiko Odio”

Çmimet e Festivalit sivjet do të jenë Dionisi i Artë për filmin më të mirë grek, njëkohësisht vlerësim për regjisorin, dokumentarin, skenarin dhe dy çmime për grekët e botës, si dhe për garën e filmit ndërkombëtar çmimet Grand Prix për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, filmi më i mirë i Europës Juglindore, filmi më i mirë vizatimor, produksioni më i mirë i “TV5 MONDE”, çmimi “FIPRESCI” dhe së fundi, çmimi i Parlamentit Grek “Vlera Humane” për krijuesit.

Pas kufijve për 22 minuta

“…Një baba me djalin e tij udhëtojnë drejt kufijve, rruga bëhet një me kujtimet e tyre, ndodhen prej kohësh larg shtëpisë, me një mision të përbashkët, t’ja dalin mbanë për veten dhe familjen. Dëshira e djaloshit të rikthehet në atdhe, do të jetë pikënisja e një udhëtimi aventuroz, plot të papritura…”

Filmi “Pashka”, me protagonistë aktorët Karafil Shena dhe Kostas Nikuli, metrazh 22 minuta, fillimisht i titulluar “Ola Kala” (Mirë Gjithçka) konkurroi me 275 filma për kandidaturën në festivalin ndërkombëtar kinematografik të Dramas dhe me vendim të jurisë u përfshi në 34 të përzgjedhurit. Regjisori dhe producenti Oltjon Lipe, gjithsesi, nuk është i panjohur për publikun grek. Konkretisht, filmi “Pashka” ka fituar kritikët e artit e kinematografisë në Greqi nga viti 2017, kur u vlerësua me çmimin “Film Factory Short Film Fund” të Akademisë Greke të Kinematografisë, në një eveniment organizuar nga Cosmote TV.

Oltjon Lipe: Rrëfimi i rrugëtimit emigrant, me zë e figurë

Ende nën dehjen e arritjes së shumëpritur, Oltjon Lipe, flet me krenari dhe më shumë modesti se duhet, për punët e suksesshme që ka prezantuar vitet e fundit në publik. Regjisori dhe producenti shqiptar tepër i talentuar dhe vizionar, nuk doli papritur në sipërfaqe. Në fakt punon prej vitesh i përqëndruar në objektivat e tij, për të evidentuar përmes artit vizual të vërtetën, aktualen, fragmente të jetës së vështirë të njeriut të thjesht.

Oltjoni ka lindur në Gjirokastër, ndërsa pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve u largua për në Greqi, ku në vitin 2010 përfundoi studimet në Institutin e Lartë Teknologjik shtetëror të Athinës, TEI, për fotografi dhe artet vizuale. Në vitin 2013 u diplomua në SAE Athens për regji e produksion e më tej vijuan një sërë bashkëpunimesh mes dy vendeve, në këtë sferë.

Punimet e tij janë publikuar vazhdimisht në median shqiptare dhe greke ku dhe ka marrë vlerësime të shumta. Filmi i metrazhit të shkurtër “Lazarat- Unë jam ligji” ka fituar tre çmime në Festivalin 48-orësh të Tiranës,  Tirana 48 Hours Film Project: regjisori më i mirë, kinematografi më e mirë dhe vendi i dytë për filmin më të mirë. Fotograf dhe regjisor me dhjetra ekspozita e pjesëmarrje në produksione të artit viziv, Oltjon Lipe është edhe një kryefamiljar i mrekullueshëm dhe baba i tre fëmijëve të mitur, që u lindën e rriten në Athinë e përbëjnë motivim e frymëzim të përditshëm për krijuesin.