Balerini Bernard Shehu mbrëmje gala në Cagli në mbështetje të baletit shqiptar

E premte, 19 Prill, 2024

Bernard Shehu është një balerin shqiptar, i cili që prej moshës 18-vjeçare jeton në Itali. Edhe pse hapat e para të baletit i ka hedhur në shkollën e Baletit në Tiranë, ai është bërë një nga balerinët më të mirë në Itali. Në fund të vitit që lamë pas, zoti Shehu dhe kolegë të tjerë të njohur me origjinë shqiptare si Kledi Kadiu, Abeta Toromani, por edhe balerinë italianë u bënë bashkë për të mbledhur të ardhura, të cilët ata i vunë në dispozicion të njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Shehu, Kadiu, etj organizuan një event të quajtur “Cagli vallëzon për Shqipërinë”, veprim ky që u përshëndet dhe u vlerësua nga të gjithë. Por gjatë një interviste për gazetën “SOT” balerini i njohur Shehu ka zbuluar se në datën 2 gusht do të organizojë një mbrëmje gala në qytetin e Cagli-it, për t’i ardhur në ndihmë kësaj here baletit dhe artit italian që është prekur shumë nga pandemia e Covid-19. Madje, sikundër e pohoi balerini Shehu ky event është në një farë mënyre edhe një falënderim dhe kthim resto për komunitetin italian, i cili në 23 dhjetor hapi dyert e tetarit duke ua vënë në dispozicion balerinëve shqiptarë skenën, në mënyrë që të ardhurat të shkonin për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. “Mbas gjendjes që kemi kaluar këto muaj dhe që po kalon arti në Itali për shkak të pandemisë, më datë 2 gusht më është dhënë mundësia të organizoj një mbrëmje Gala me kolegët Hektor Budlla, Noemi Arcangeli , Nuovo Balletto Classico, Jologik, Movimento e Fantasia. Edhe pse me masa sigurie për shkak të Covid-19, shpresojmë se me këtë mbrëmje arti të ndihmojë artin dhe t’i kthejmë publikut dhe qytetit të Cagli në Itali atë që na dhanë kur ne patëm nevojë në dhjetor të vitit 2019”, deklaroi ai. Më tej duke komentuar se si e sheh baletin në Shqipëri, balerini i njohur, Bernard Shehu theksoi se ai mban kontakte me kolegët e tij në Tiranë, ndërsa vlerësoj si të domosdoshëm rinovimin dhe inaugurimin e Tetarit të Operës dhe Baletit në kryeqytetin shqiptar. “Me sa kam parë dhe informuar mbas pak do të inaugurohet Teatri i Operës dhe Baletit nga pamjet e para në internet ka dalë shumë i bukur. Gjithashtu dhe Shkolla e Baletit ku kam shumë shok dhe koleg që punojnë është rinovuar dhe uroj që të dalin sa më shumë breza të rinj balerinësh”, nënvizoi balerini Bernard Shehu për gazetën “SOT”.