Prindërit e Rita Orës, këngëtares shqiptare me famë botërore kanë vendosur që të kalojnë pushimet në Ulqin.
Foto nga pushimet i ka bërë publike mamaja e këngëtares Vera në rrjetin social Instagram e cila është nën shoqërinë e bashkëshortit Nik.
Ata publikuan pamje teksa shijojnë bukuritë e natyrës në Ulqin dhe relaksohen në lumin Buna.
Vera ka qenë në vijën e parë të frontit në betejën kundër CoVid-19 në Britani edhe pse ajo kishte dalë në pension vendosi që të rikthehej në detyrë për të ndihmuar.
Ku Rita Ora do të shkruante: “Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, mirëpo kjo pandemi e ka bërë vërtet një superheroinë në sytë e mi. Ajo është aq e guximshme dhe ka përjetuar aq shumë në jetën e saj, mirëpo zemërgjerësia për t’u ndihmuar të tjerëve, thjesht e vulos atë që është në gjendje të bëjë nëna ime”, shkruante këngëtarja para disa kohësh.
Ajo ka qenë mjeke e përgjithshme dhe psikiatër e kualifikuar.
Nuk dihet nëse me ta ndodhet edhe Rita apo ndonjë nga fëmijët e tjerë, por Ulqini dihet që është një destinacion i preferuar për familjen Ora.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.