Itali / Dy shkrimtarët shqiptar pjesë e “Passaggi Festival”

E enjte, 18 Prill, 2024

Në Fano të Italisë nga data 26-30 gusht do të mbahet “Passaggi Festival”, evenimenti më i madh veror në Itali kushtuar librit.

Të ftuar në këtë festival do të jenë edhe autorët shqiptarë Durim Taçi dhe Arben Dedja.

Ata u përzgjodhën pas Takimit të Shkrimtarëve të Diasporës, organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën më 22 shkurt, në Tiranë, ku ishin të ftuar drejtuesit e festivalit Passaggi.

Durim Taçi do të prezantojë romanin e tij “Extra Time”, brenda revistës së tregimit ” Evropë / Mesdhe”, ndërsa Arben Dedja do të prezantojë “Trattato di medicina in 19 racconti e 1/2” (Traktati mjekësor në 19 tregime e 1/2). Formati i prezantimit do të përfshijë një bisedë një-orëshe me një gazetar ose kritik letrar.

“Passaggi Festival” lindi në 2013 në Fano, i konceptuar dhe drejtuar nga gazetari Giovanni Belfiori së bashku me historianin Claudio Novelli. Ky festival është evenimenti më i madh veror italian kushtuar librit dhe promovohet nga shoqata “Passaggi Culture”. President i Festivalit Passaggi është z. Cesare Carnaroli.

Kush është Durim Taçi:

Ai lindi më 1964 në Gramsh. Autor i mjaft veprave letrare në prozë, është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Montefiore” për veprën “Codice Kanun” (2016) dhe me “Città di Genova” për tregimin “La badante”. Ka kontribuar në fushën e leksikografisë si hartues i fjalësit shqip në fjalorin italisht-shumëgjuhësh “Il primissimo Zanichelli dell’accoglienza”. Ka sjellë në shqip mbi pesëdhjetë tituj letrarë, të letërsisë për fëmijë dhe ka përkthyer artikuj shkencorë, enciklopedikë, fjalorë të mitologjisë dhe të artit.

Vepra:

“Fotografi i shkretëtirës”, tregime, 1996
“Gratë e diellit”, roman, 1998
“Fjalor i kritikës moderne”, (“Toena”, 2000)
“Extra time: (vetja jote e dytë)”, roman (“Gjergj Fishta”, 2019)
“Vdekja e fundit”, roman
“Shtatë rrëfime një vaki” tregime
“Ngujimi i Presidentit”, roman

Përkthime:

Përkthimi, ka zënë shumë vend në veprimtarinë e tij. Ka sjellë në shqip mbi pesëdhjetë tituj letrarë, të letërsisë për fëmijë dhe ka përkthyer artikuj shkencorë, enciklopedikë, fjalorë të mitologjisë dhe të artit. Ka përkthyer autorë, si: Italo Svevo “Udhëtim i shkurtër sentimental” (“Toena”, 2001); Alberto Moravia: “Një engjëll më thotë çdo ditë të vërtetën”, tregime (“Toena” 2002); Paulo Coelho: “Njëmbëdhjetë minuta”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Zahiri” 2004-2005); Raul Montanari: “Mbylli sytë”, roman nga (Dituria 2006). Ka bashkëpunuar me shtëpitë botuese: “Shkupi” në Maqedoni, “Toena”, “Aleph” (për sagën autobiografike të norvegjezit të suksesshëm Karl Ove Knausgaard). Ndër përkthimet e tij përfshihen dhjetëra tituj nga letërsia e sotme norvegjeze, irlandeze, suedeze, kanadeze, si dhe e vendeve baltike. Përveçse mbi pesëdhjetë tituj letrarë e të tjerë të letërsisë për fëmijë, ka përkthyer tituj shkencorë, enciklopedikë, fjalorë të mitologjisë dhe të artit.
Ka përkthyer në italisht autorë shqiptarë, ku veçohet përkthimi i romanit të Stefan Çapalikut “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Ognuno impazzisce a modo suo), Lubrina Editore, Itali 2019.

Arben Dedja:

Arben Dedja lindi në Tiranë më 15 janar 1964 është poet, përkthyes, shkrimtar, kërkues shkencor dhe pedagog.

Ai jeton në Padova (Itali) me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Djalë dhe nip mjeku, diplomohet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës më 1988. Në periudhën 1988-91 punon si mjek i përgjithshëm në Maqellarë (Dibër). Kthehet në Spitalin Universitar të Tiranës, ku përfundon specializimin si Kirurg i Përgjithshëm në vitin 1994. Në periudhën 1995-99 është urolog pranë Klinikës së Urologjisë të Spitalit Universitar të Tiranës. Në vitin 1999 emigron në Padova me një bursë studimi të Universitetit të Padovës. Që atëherë është marrë vazhdimisht me kërkime shkencore në departamente dhe institute të ndryshme të këtij universiteti. Interesat e tij profesionale janë: mikrokirurgjia, kirurgjia eksperimentale, transplantet, përdorimi i qelizave staminale, etj. Në vitin 2012 mbrojti pranë Departamentit të Pediatrisë të Universitetit të Padovas doktoraturën me një tezë eksperimentale në neonatologji: Administration of L-citrulline in an animal model of perinatal lung damage.

Aktualisht është kërkues shkencor në Departamentin e Shkencave Kardio-Torako-Vaskulare dhe të Shëndetit Publik të Universitetit të Padovës. Prej vitit 2011, përveç nënshtetësisë shqiptare mban edhe atë italiane. Nga adoleshenca vazhdimisht ka shkruar dhe përkthyer.

Poezi

Shqiptime të rralluara, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe, 2018

The vanishing twin, Nardò, Besa Editrice, 2015

La manutenzione delle maschere, Bolonjë, Kolibris Edizioni, 2010

I thopërkuom, Tiranë, Korbi, 2003

Shpella e trishtimeve të tua, Tiranë, Naim Frashëri, 1994

Prozë

Trattato di medicina in 19 racconti e 1/2, Torino, Whitefly Press – Vague Edizioni, 2020

Kulla e mishit, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe, 2016

Histori (e)skatologjike, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe, 2014

Amputazioni prolungate, Nardò, Besa Editrice, 2014 (përkthyer në italisht nga autori)

Amputime të zgjatura, Tiranë, Ombra GVG, 2011

Përkthime

Rodolfo Wilcock, Sinagoga e ikonathyesve, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe,

Attilio Bertolucci, Me këto lulëkuqe e flutura, Tiranë, Aleph, 2017

Emily Dickinson, Oda alabastri, Tiranë, Pika pa Sipërfaqe, 2017

William Blake, Këngët e Pafajësisë dhe të Përvojës, Tiranë, Botimet Jozef, 2013

Sylvia Plath, Lady Lazarus, Tiranë, Aleph, 2012

Guido Cavalcanti, Poezia, Tiranë, Ombra GVG, 2007

Miroslav Holub, Harbimi, Tiranë, Afërdita, 2000 dhe Ç’mendim ka Minotauri për Poezinë (bashkë me Edion Petritin), Tiranë, Aleph, 2012

Umberto Saba, 30 poezi, Tiranë, MÇM Çabej, 1997