Fotografi e rrallë nga publicisti Italo Elmo, vajza arbëreshe me kostum popullor

E enjte, 28 Mars, 2024

Një fotografi e rrallë nga publicisti Italo Elmo dëshmon ruajtjen e traditave të arbëreshëve në Kalabri. Në të shihet një vajzë e re me kostumin popullor të krahinës San Benedetto Ullano.

Kjo krahinë e Italisë së Jugut është ndër ngulimet e hershme arbëreshe, që ka ruajtur gjuhën amtare dhe traditat stërgjyshërore, e që shpërfaqet edhe në veshjet popullore.

Kostumet tregojnë rendin shoqëror, moshën, klasën, punën, zinë, përfaqësimin e besimit fetar si dhe statusin civil të një personi. Etnologët i konsiderojnë veshjet popullore arbëreshe si personifikim të paqes dhe vëllazërimit të Shqipërisë me Italinë.

*Italo Elmo është shkrimtar dhe publicist arbëresh, promotor dhe organizator i eventeve kulturore dhe shkencore mes arbëreshëve të Italisë, president i nje qendre të Studimeve dhe Kërkimeve të traditave popullore italo-shqiptare.