E konfirmuar/ Rashica e mbyll me Werder, Milan, Napoli dhe Leipzig në garë

E enjte, 18 Prill, 2024

Milot Rashica nuk do të jetë pjesë e Werder Bremen. Sulmuesi anësor dha ndihmën e tij që skuadra gjermane të qëndronte në Bundesliga dhe tani bëhet gati për hapin e madh.

Drejtori sportiv i Bremen, Frank Baumann, pranon se janë në bisedime për shitjen e sulmuesin dardan. Klauzola që të lihet i lirë është 38 milion euro, një shifër e lartë në një moment si ky ku edhe futbolli është prekur nga kriza financiare.

“Përfundimisht ka lëvizje për shërbimet e Milot Rashicës. Jemi në bisedime me një klub dhe duhet të supozojmë se ai nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm. Gjithsesi nuk do ta shesim nën vlerën e tij. Askush nuk është në shitje, por një ose dy titullarë do të largohen”, ka deklaruar Baumann.

RB Leipzig ka qenë një nga klubet më të lakuara për shërbimet e Rashicës, por në skenë së fundmi ka dalë edhe skuadra e Milanit që pritet të konfirmojë si trajner gjermanin Ralf Rangnick për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi mendohet si një kërkesë e teknikut të njohur.

Sipas raportimeve të fundit mund të kemi një marrëveshje të mbyllur me Leipzig për rreth 25 milion euro, por duket se një interesim i Napolit ka rritur sërish kërkesat e Bremen ku dëshiron të përfitojë sa më shumë.

Rashica aktivizohet si sulmues dhe është 24 vjeç, vlera e tij në treg llogarit 22 milion euro dhe është një ndër lojtarët më të mirë të Werder, gjithashtu edhe titullar tek kombëtarja e Kosovës.