Zyrtarizohet Komuniteti Shqiptar në Greqi, gjykata e Athinës miraton statutin

E premte, 19 Prill, 2024

Mesazh uniteti, integrimi të kompletuar dhe bashkëveprimi në të ardhmen përfshihen në statutin e ri, të sapomiratuar nga Gjykata e Athinës për “Komunitetin Shqiptar në Greqi”.

Pak a shumë, gjithë shqiptarët kanë një ide se si ka funksionuar integrimi i emigrantëve në shoqërinë helene, gjatë tre dekadave të fundit. Realisht ekzistonin vazhdimisht shoqata pafund, inisiativa pozitive në fakt, me dëshirën e madhe të mbulojnë problematikën aktuale, që duhet pranuar se vitet e kaluara ka qenë tepër madhore. Plane entuziaste, diskutime të gjata dhe në fund, përçarje, indiferentizëm, statute jo-ekzistente me “kryetarë fantazma”. E vërteta është e njohur dhe tepër e thjeshtë, integrimi i suksesshëm në shoqërinë vendase është arritur ekskluzivisht me përpjekje individuale, secili sipas mundësive dhe aftësive.

Aktualisht, shifrat e intelektualëve, të të diplomuarve në universitetet prestigjioze të vendit, si dhe të sipërmarrësve mjaft të suksesshëm vërtetojnë se komuniteti më i madh i emigrantëve ekonomikë në Greqi, ai shqiptar, meriton vëmendjen dhe vlerësimet më të larta. Ndërkohë që përbën padyshim një urë më tepër lidhëse jo vetëm mes Shqipërisë e Greqisë, por të Shqipërisë me familjen e madhe europiane, ku duhet e do të jetë pjesë e pandarë.

Me eksperiencën e gjatë e të vështirë të sakrificave të thella, që mbartim të gjithë, lind automatikisht tashmë vetëm një pyetje: Sa e lehtë është që kjo dinamikë e formuar ndër vite të përbëjë pikë referimi dhe të ndikojë në mënyrë esenciale jo vetëm në ekonominë e vendit, por edhe në zhvillimet sociale e politike?

Aktivistët e shumtë, por edhe intelektualë të sferave të ndryshme shkencore, shembuj të artë integrimi e suksesi, tashmë janë të bindur se ka ardhur koha, janë pjekur kushtet, për një perceptim të ri, në radhë të parë të vetë pozicionit tonë në shoqërinë vendase, e më tej të konceptimit e trajtimit nga pala vendase.

Në këtë kuadër, gjatë dy viteve të fundit, nën kupolën e organizatës të nivelit më të lartë, sipas legjislaturës greke, të Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, mjaft aktivistë e intelektualë, kanë ideuar trajtën e re të përfaqësisë të këtij komuniteti masiv, ashtu siç e meriton, me titullin zyrtar “Komuniteti Shqiptar në Greqi”.

Larg termave me shije të hidhur “emigrantë”, “alvane”, “refugjatë”, thjesht e qartë, një komunitet solid e të unifikuar me një mision të vetëm: bashkëpunimin, bashkëveprimin, solidaritetin dhe evidentimin e vlerave.

Sidomos në këtë periudhë mjaft të vështirë të krijuar nga pandemia, e me jehonën akoma të ndjeshme të recensionit të thellë ekonomik thuajse një dekadë, shqiptarët e Greqisë ndodhen në një pozicion krejt ndryshe nga ai i së kaluarës, ndërsa paralelisht po përjetojnë dhe një tjetër qasje nga faktori grek.

Me përjashtime të vogla, situata është e përshtatshme për të tejkaluar çdo ngërç, pretendim apo egoizëm dhe të bashkohen me moton e duhur për unitet dhe bashkëpunim, tashmë nën titullin e vetëm që do duhet t’u drejtoheshin edhe zyrtarisht, ndër vite “Komuniteti Shqiptar në Greqi” (Albanian Community in Greece). Me përfundimin edhe të detajeve të fundit të procesit ligjor, të gjithë shqiptarët e gatshëm të aktivizohen apo bashkohen, do të jenë të pranishëm për shkëmbime idesh, evidentim problemesh e propozim zgjidhjesh të prekshme e të pranueshme, me seriozitet e vullnet pozitiv. Si dhe parashikohet zhvillimi i zgjedhjeve transparente, me përfaqësues ligjorë si nga komuniteti ashtu edhe nga organet kopetente juridike vendase, për komisionet kopetente që do të themelohen në po këtë kuadër.

Gjithmonë duke shpresuar se kjo inisiativë do të lërë gjurmët e duhura në gjithë procesin e domosdoshëm të integrimit, tashmë jo vetëm individual, por edhe në bashkëpunim me bashkatdhetarët, në mbarë Greqinë.