Mësues të shkollave shqipe në Diasporë, nga disa shtet kanë zhvilluar një takim online me fokus në iniciativa për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Gjatë këtij diskutimi u konstatua se vijueshmëria në shkollat shqipe të nxënësve mërgimtarë-shqiptarë, jo vetëm që është e ultë, por mund të jetë rreziku i mundshëm për harrimin e gjuhës amtare të fëmijëve në Diasporë. Një nga shqetësimet që mësuesit shprehen është se brezi i dytë, ka njohuri bazike të gjuhës shqipe dhe nëse nuk intensifikohet puna e mësuesve shqiptar në shkollat e Diasporës, brezi i tretë, nuk do ta flasin fare gjuhën e tyre të bukur, shqipe.
Pas diskutimeve të shumta dhe konstatimeve reale, në ato shtete ku jetojnë shqiptarët, u pa si i domosdoshëm informimi i prindërve shqiptarë, i institucioneve dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore të të dyja shteteve, Shqipëri dhe Kosovë, që të kenë një kujdesje më të veçantë edhe të shtuar përpjekjet e organizuara me baza shkencore, për t’i ruajtur nga asimilimi fëmijët tanë mërgimtarë.
Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporë diskutoi dhe për rëndësinë e këtij projekti madhor, që duhet mbështetur në reformimin e teksteve dhe metodave të mësimdhënies. Por, edhe si duhet të jetë një shkollë e fuqizuar dhe e mirë organizuar si faktor i domosdoshëm në nivelin e zhvillimit të gjuhës shqipe dhe një organizim i një mësimdhënie e unifikuar, e matshme dhe e koordinuar si një faktor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në funksionimin e mbrojtjes së gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.
Gjithashtu Këshilli i Mësimit Shqip për Diasporën sugjeroi, që mësuesit e Diasporës të përfshihemi në hartimin e teksteve dhe zgjedhjet didaktike për t’i siguruar kompetencat e nevojshme gjuhësore dhe kulturore.
Qëllimi kryesor i këti takimi ishte krijimi i një ure bashkëpunimi të qëndrueshme mes të mësuesve shqiptarë, që jetojnë jashtë kufijve të trojeve shqiptare, me të gjithë bashkëkombësit në Diasporë.
Në kryesinë e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporë u zgjodhën Dr. Vaxhid Sejdiu, Kryetar, Mira Shehu, nënkryetare dhe Teuta Tabaku.