Zvicër/ Futbollisti i Kosovës rezulton pozitiv me Koronavirus

E enjte, 25 Prill, 2024

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mirlind Kryeziu, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur në faqen zyrtare klubi i tij FC Zurich.

“Qendërmbrojtësi i FCZ, Mirlind Kryeziu, ka rezultuar pozitiv me koronavirus sot. Që nga paraqitja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe është në vetëizolim në shtëpi. Deri në një njoftim tjetër nuk do të marrë pjesë në stërvitje”, është njoftuar nga klubi.

Kryeziu 23-vjeçar është ftuar në disa raste nga përfaqësuesja A e Kosovës, por ende nuk ka debutuar. Ai është pjesë e Zyrihut që nga viti 2015. Këtë sezon ai ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol e asistuar një tjetër.

Kryeziu ka lindur në Zyrih, por prindërit i ka nga Malisheva. Ai deri më tani është aktivizuar vetëm në Zvicër si futbollist.

Vlera e tij në merkato llogaritet rreth 1 milion euro dhe shikohet si një lojtar me perspektivë, ku në të ardhmen mund të jetë një nga shtyllat e mbrojtjes së përfaqësueses së Kosovës.

Zvicra është një ndër kampionatet që ka më shumë futbollistë me prejardhje shqiptare në Europë, dhe jo vetëm.