1979 / Çfarë shkruante shtypi francez për veprat e Kadaresë…

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Pasqyrimi i botimit të veprave “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Dimri i madh” të Ismail Kadaresë në shtypin francez. Artikujt janë sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, i cili banon prej shumë vitesh në Francë, sjell vazhdimisht në shqip artikuj të ndryshëm të shtypit francez, lidhur me historinë e kulturën shqiptare, nëpërmjet blogut të tij letrar “Dars (Klos), Mat – Albania” kushtuar vendlindjes së tij, Matit.

Një libër i bukur (i mirë) i romancierit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, për herë të parë këtu i përkthyer në frëngjisht, është një ngjarje tepër e rrallë për të mos u ndalur ! I përkthyer në 20 gjuhë, romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1970, A. Michel) në atë kohë pati magjepsur publikun nga lirika e tij makabre dhe ironike që përshkruante okupimin e egër të Shqipërisë nga trupat fashiste të Musolinit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Dimri i madh”, vepra e katërt e Kadaresë e përkthyer në gjuhën tonë (Botimet Fayard), që ka dalë në treg kohët e fundit, është një afresk i madh mbi komunizmin shqiptar, ku të gjithë njerëzit e “tokës së shqiponjave” kanë një rol, nga lideri kombëtar Enver Hoxha, deri te militantët dhe fshatarët më të thjeshtë. Epik, duke kujtuar ritmin e disa legjendave të Ballkanit, të rrënjosura edhe në historinë më bashkëkohore të vendit më të fshehtë në Evropë, “Dimri i Madh” i ofron lexuesit më shumë se 500 faqe të një vepre të madhe historike.

Marrë nga https://www.darsiani.com/la-gazette/droit-et-liberte-1979-gjenerali-i-ushtrise-se-vdekur-dhe-dimri-i-madh-dy-vepra-te-romancierit-me-te-madh-shqiptar-ismail-kadare-te-botuara-ne-frengjisht/