Shqiptarët në Melburn dhe gabimi i Australisë në trajtimin e CoVid-19

E premte, 19 Prill, 2024

Ardian Latifi, Menaxher i eksperimenteve klinike në fushën e Onkologjisë,  në një intervistë ka folur për betejën që po zhvillon Australia ndaj Covid-19, shqiptarët në Melburn dhe rreziku i rikthimit në izolim si pasojë e rritjes së numrit të rasteve nga dita në ditë.

AUSTRALIA NË FAZËN E DYTË TË PANDEMISË COVID-19?

Situata e COVID-19 në Australi në përgjithësi është e mirë përveç qytetit të Melbournit, pjesë e shtetit të Viktorisë ku në tri javët e fundit kemi pasur një rritje të shpejtë të përhapjes së virusit nëpër shumë lagje të qytetit. Për ta pasur një perspektivë më të mirë mbi situatën e krijuar nga pandemia duhet të kthehemi mbrapa në kohën kur fillojë përhapja e Koronavirusit në fillim të marsit të këtij viti dhe numri më i madh i të infektuarve ishte në fund të marsit. Gjatë kësaj kohe, Australia në përgjithësi ka qenë nën masat e rrepta të kufizimit të lirisë së lëvizjes deri në fillim të muajit qershor për pos atyre lëvizjeve të domosdoshme. Deri në këtë kohë Australia kishte më pake se 8,000 persona të infektuar dhe më pak se 100 vdekje dhe shumica e tyre ishin të importuara. Çfarë solli dobi në menaxhimin e mirë të situatës me COVID-19 ishte karantina e atyre personave që ktheheshin në Australi për dy javë dhe testet e vazhdueshme që kalojnë mbi 2 milion teste me RT-PCR deri më tani. E rëndësishme është edhe fakti që Australia ka kuadro shumë profesionalë, spitale dhe klinika të përgatitura mirë dhe një koordinim spitalor, qeveritar, institucional në përgjithësi të pashoqe nga shumë vendet të botës. Duke parë rezultatin e shkëlqyer, qeveria qendrore dhe ato lokale morën vendimin për rikthimin e lëvizjes së lirë por me kujdes të qytetareve por jo edhe udhëtime jashtë vendit. Kjo ngutshmëri sikur do ti kushtonte shumë Australisë në muajt e ardhshëm pasi nuk kishte një eliminim total të virusit. Fatkeqësisht, qyteti i Melburnit tashmë është pjesërisht nën masat e rrepta të lëvizjes së lirë dhe mbi 3000 persona janë të ngujuar nëpër ndërtesat e tyre e të rrethuar me policë që po i ngjason më shumë pamjeve në Kinë pas masave që mori qeveria Kineze atje. Kjo për faktin që kemi dikund më shumë se 100 raste të konfirmuara çdo ditë dhe po tejkalon shifrat e valës së parë të përhapjes. Si rezultat kemi 772 raste aktive kryesisht të transmetuara brenda për brenda komunitetit dhe tashmë Melburni është në fazën e dytë të infeksioneve dhe plotësisht i izoluar nga shumë shtete të Australisë ku dhe numri i të vdekurve pritet të rriten në javët që vijojnë.

VAKSINA ANTI-COVID NË VITIN 2021

Shembulli i përhapjes së shpejtë në qytetin e Melburnit mund ta shpjegojë më së miri se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me virusin. Nga ekspertët në fushën e sekuencimitgenomik të RNA-se, kanë gjetur se ishte një person që u bë burim kryesor për ripërhapjen e virusit në Melburn dhe me një shpejtësi shumë më të madhe se sa në fillim. Nga të dhënat e fundit supozohet se ky burim erdhi nga një lëshim në kontrollimin rigoroz në një ndër hoteleve ku po mbaheshin të ardhurit nga vendet e ndryshme.

Çfarë mund të themi për sekuencimin genomik? Sekuencimi genomik është një analizë që i bëhet mostrave të marra nga pacientët dhe nga rezultate mund të përfundojmë se çfarë dhe sa ndryshim kanë nga njëri-tjetri. Në Melburn, duke analizuar këto të dhëna kemi një pasqyrim më të kompletuar pasi vërejmë një ndryshim të vogël gjatë përhapjes së virusit nëpër faza të infeksionit nga një person tek tjetri. Tjetra është që kemi të bëjmë me një sekuencë të madhe të genomës me mbi 30,000 nukleotide dhe ndryshime e vogla shpeshherë mund të rezultojnë në variacione të shumta dhe mund të reflektojë në ashpërsi apo ngadalësim të simptomave dhe përhapjes. Programi gjenetik i virusit në fjale është përgjegjës për prodhimin e 29 proteinave që janë të domosdoshme për funksionim, shumim dhe përhapje. Për të kuptuar më gjerësisht, në qytetin e Wuhan-it aso kohë virusi kishte një genome të përafërt në pacientët. Që nga zanafilla, tashmë kemi shumë variacione të COVID-19 dhe si i tillë sfidon çdo trajtim të tanishëm. Si në shumë vende të botës, Australia ende nuk ka trajtim të mirëfilltë ndaj COVID-19. Nga medikamentet e shumta që u përfolën në media dhe kryetarë të ndryshëm botëror siç është hydroklorokuine apo vitamina c nuk janë të aprovuara për përdorim njësoj siç edhe nuk është e ndaluar ibropfofini pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme që përdorimi i tij ka efekte negative. Kurse dexamethasone është ende nën shqyrtim të organeve kompetente nëse mund të përdoret në masë të madhe për trajtimin e pacienteve me COVID-19. Megjithatë, është e rëndësishme të përmendet fakti që ka shumë studime brenda dhe jashtë Australisë që po kalojnë fazat e para të testimin. Me mbi 100 programe studimesh është më se shpresëdhënëse një zhvillim i mundshëm i një apo më shumë trajtimesh. Më saktësisht, kemi dy kompani që po bëjnë testimet e fazës së fundit eksperimentale për një vaksinë të mundshme që mund të jetë në përdorim nga fillimi i vitit 2021.

SHQIPTARËT NË MELBURN

Siç e theksova dhe më lart, në Australi në përgjithësi kemi pasur një numër shumë të vogël të infektuarve dhe se nuk kemi ndonjë histori fatale në humbje jete në komunitetin tonë këtu. Kurse në këtë fazë të fundit, jam informuar që kemi disa familje që po e tejkalojnë infeksionin me COVID-19 e që fatmirësisht nuk kemi vdekje deri më tani. Ndoshta kjo për faktin që edhe nuk kemi ndonjë informacion konkret sipas popullsive që jetojnë këtu. Por ajo që dihet është se në shumë lagje të Melburnit kemi shumë bashkatdhetarë që mund të jenë të mbyllur dhe kjo sigurisht që do të këtë pasoja psikologjike në të ardhmen. Melburni është vendi më i populluar nga bashkatdhetarët tanë shqiptarë kundrejt qyteteve tjera dhe shpresojmë që do t’ja kalojmë pa ndonjë viktimë në të ardhmen.

MESAZHI PËR LEXUESIT DHE DIASPORËN NË USA

Është më se e domosdoshme që të kuptohet rëndësia e fjalës pandemi pasi vetëm atëherë mund ta kuptojmë edhe rëndësinë e sëmundjes së virusit COVID-19 në njërën anë dhe në anën tjetër mundësinë se si të mbrohemi. Pandemia që tashmë jemi shumë mirë të informuar, në kuptimin e fjalës tregon që është një sëmundje transmetuese që ka kaluar kufijtë botëror dhe ekziston një rrezikshmëri e lartë për shëndetin e njeriut e sidomos të pacientëve që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese shëndetësore. Në këto suaza, duhet ta dimë që në mungesë të trajtimit të mirëfilltë i vetmi opsion për momentin janë distanca nga njëri-tjetri dhe lëvizje të limituara/kushtëzuar sipas domosdoshmërisë. Ti lëmë anash opinionet dhe propagandat e shumta nëpër rrjete sociale se nga ishte origjina dhe për çfarë arsye ‘u krijua’ pasi në opinionin tim paraqet një problematike shumë të madhe për dizajnim të qëllimshëm nga njerëz të caktuar siç edhe po flitet shumë kohëve të fundit. E sidomos kur dihet që në ndryshimet gjenetike që janë caktuar shkencërisht konkludohet se një gjë e tillë nuk është e mundur të jetë modifikim njerëzor dhe i qëllimshëm. Unë personalisht kam përvojën time personale gjatë studimeve laboratorike në ndryshime gjenetike virale por gjithmonë singluare dhe ende jemi larg të kuptuarit e mirëfilltë të modifikimeve gjenetike globale. Shpresa ime është që nga qindra studime klinike që po zhvillohen, jam optimist që mund të kemi një trajtim kuptimplotë dhe shpikjen e ndonjë vaksine. Dhe vetëm pasi që të kemi njërën apo të dy opsionet mund të jemi të sigurtë për një të ardhme më të mirë për shëndetin tonë. Mos të bëhemi përgjegjës për përhapjen e virusit duke e ditur që mund të ketë edhe pasoja në vdekjen e baballarëve tanë, gjyshërve dhe të dashurve tanë të afërt apo të largët. / Gazeta Dielli