Plani / Investimet në infrastrukturën publike ndikim në zhvillimin ekonomik

E enjte, 25 Prill, 2024

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se përmes Aktit Normativ për të ndryshuar buxhetin e vitit 2020, i cili kaloi në qeveri javën e shkuar u rritën shpenzimet kapitale për sektorë prioritarë të ekonomisë.

“Akti normativ i buxhetit i cili kaloi javën e shkuar me vendimin e Këshillit të Ministrave, synoi në radhë të parë të lërë të paprekura disa shpenzime të cilat janë të domosdoshme për të vijuar dhe janë shpenzime kapitale që ne në krye të vitit e kemi theksuar, përtej situatës së pandemisë, nuk i kemi prekur ato. Në vijim, rritëm shpenzimet kapitale”, tha Denaj gjatë një prononcimi për mediet.

Denaj bëri të ditur po ashtu se për të akomoduar dy goditjet që ekonomia shqiptare ka marrë, së pari atë nga tërmeti dhe së dyti nga pandemia u desh që të ndryshohej dhe një nen i rëndësishëm i ligjit organik të buxhetit.

“Sigurisht, tërmeti është një sfidë e mëhershme sesa pandemia. Për këtë arsye ne alokojmë një fond të rëndësishëm i cili akomodon njërëzit që janë në pamundësi duke u siguruar atyre grante të cilat do të shpërndahen nëpërmjet pushtetit lokal kundrejt procedurave administrative për strehimin dhe sistemimin e banesave të tyre”, u shpreh ministrja.

Ministrja tha më tej se fondi i rindërtimit është i pari i cili mori vëmendjen në aktin normativ, por edhe vendime të tjera që kanë në bazë investimet në infrastrukturë publike të cilat duhet të përfundojnë dhe i lehtësojnë jetën qytetarëve dhe ekonomisë. ATA