Gjermani/ Tenori Granit Musliu në dy role kryesore në shfaqjen e Universitetit

E premte, 29 Mars, 2024

Artistë të ndryshëm, si tenorë, soprano e muzikantë shqiptarë, shkëlqimin më të madh e kanë arritur jashtë vendlindjes. Në mungesë të Teatrit të Operës, Kosova duket sikur nuk iu ka ofruar mundësitë për shkëlqim, por megjithatë i ka bërë gati profesionalisht.

Tenori Granit Musliu, po vazhdon studimet në Universitetin Shtetëror të Muzikës në Hamburg ku po konsiderohet si një ndër studentët më të mirë në këtë Universitet. Musliu ishte edhe pjesëmarrës në garën e “Mozart Preis”, ku edhe ka zënë vendin e dytë. Ky çmim vetëm sa i dha mundësi të shfaqë profesionalizmin e tij në një garë ku u vlerësuan nga profesorët e Universitetit, përfaqësues nga Shtëpia Shtetërore e Operës së Hamburgut si dhe profesionistë të tjerë të kësaj fushe.

Kjo garë, ishte ballafaqimi i parë i tenorit kosovar para një jurie gjermane me eksperiencë të madhe dhe profesionin e këndimit operistik.

“Ka qenë me të vërtetë një ndjenjë e veçantë të vlerësohem me atë çmim, ku në konkurrencë kishte shumë student të cilët ishin duke përfunduar studimet master. Unë fillimisht morra pjesë në këtë garë për të krijuar eksperiencë, por kur u vlerësova me çmimin e dytë, isha me të vërtet shumë i lumtur”, ka thënë Musliu në një intervistë për KultPlus.

Pjesëmarrja në “Mozart Preis” përveç që i dha mundësi të dëgjohet nga profesionistë e të marrë vlerësimet e merituara, gjithashtu i hapi dyert për koncerte e evente kulturore.

Një shfaqje këto ditë do të vijë nga Universiteti i Muzikës në Hamburg. Bëhet fjalë për  operën ‘Le Nozze di Figaro’ të Mozart, pjesë e secilës është edhe tenori kosovar.

Opera “Le nozze di Figaro” është një nga operat që e gjen pothuajse gjatë tërë kohës në programin e çdo teatri në botë. E kompozuar nga Wolfgang Amadeus Mozart në vitin 1786, me libret te Lorenzo Da Ponte, kjo operë përbëhet nga 4 akte. Ngjarja ka të bëj me martesën e Susannes dhe Figaros të cilët ju rezistojnë komploteve të ndryshme të përgatitura nga Konti, i cili provon ta josh Susanenn dhe në anën tjetër t’i mësoj Figaros një mësim besnikërie.

Në këtë shfaqje, Granit Musliu do të këndoj dy role kryesore të tenorit të cilat i shpalos me pak fjalë për lexuesit e KultPlus.

“Basilio në këtë operë është mësuesi i muzikës kurse Don Kurzio është gjykatësi, i cili në aktin e tretë ka hyrjen e parë në skenë, ku edhe gjykon Figaron për premtimin e dhënë për ta martuar Marcelinen.”

Situata e krijuar nga Covid-19 ka bërë që edhe kjo shfaqje të vijë për publikun në formën LiveStream në YouTube dhe Facebook, por kjo aspak nuk i zbeh emocionet që përjetohen në premierë.

“Provat për shfaqjen kanë filluar më datë 26 Qershor dhe gjithçka po shkon me të vërtet mirë. Shpresojmë shumë që edhe premiera të shkojë ashtu siç jemi përgatitur, duke pasur parasysh gjithmonë emocionet që ka nata e parë e prezantimit të një pune të madhe.”

Ky konsiderohet të jetë një hap i rëndësishëm për fillimin e karrierës së Granitit në Gjermani.

“Ndjehem shumë i lumtur të jem i përzgjedhur nga dirigjenti gjerman Ulrich Windfuhr dhe poashtu më bën të ndjehem mirë që kritikat nga Windfuhr janë shumë të mira. Pas këtij bashkëpunimi, dirigjenti Windfuhr më ka përzgjedhur të jem edhe në projektet e ardhshme operistike, të cilat i ka në planë për sezonin 2020/21.”

Granit Musliu vjen nga Mitrovica aty ku edhe përfundoi shkollën fillore dhe të mesmen, ndërsa ka studiuar solo-këndim në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Musliu gjithashtu është anëtar i rregullt i Filarmonisë së Kosovës që nga viti 2016, por fokusi i tij për momentin është në ndërtimin e karrierës në Gjermani, por shprehet se gjithmonë do të jetë i gatshëm për projektet në Kosovë.

“Filharmonia e Kosovës është shtëpia ku jam rritë dhe jam edukuar në aspektin muzikor. Për mua gjithçka ka filluar me anëtarësimin tim në Filharmoni, e ku gjithmonë kam përfituar shumë nga përvojat dhe këshillat e profesorëve siç janë Rafet Rudi dhe Baki Jashari, të cilëve gjithmonë ju jam falënderues për mbështetjen e vazhdueshme. Për momentin fokusi im është në Hamburg, ku edhe studioj, por natyrisht që sa herë të krijohet mundësia do të këndoj në Kosovë.”

Situata e krijuar nga Covid-19 ka stopuar shumë koncerte, festivale e pothuajse çdo aktivitet kulturor, por megjithatë janë gjetur rrugët nëpër të cilat artistët kanë depërtuar te publiku edhe gjatë kësaj kohe. Granitit kjo kohë i ka shërbyer për të përgatitur pjesë të ndryshme muzikore të cilat janë projekte për të ardhmen.

“Fatkeqësisht nga pandemia Covid-19 artistët kanë qenë të prekur negativisht. Në gjithë botën janë ndaluar koncertet e planifikuara dhe për fatin e keq gjithçka është ende e paqartë, se në çfarë forme do të kthehet jeta artistike siç ka qenë më parë. Megjithatë ne kemi punuar për projektet e ardhshme.”

Duket sikur karrierë e Granitit në Gjermani po ecën me këmbë të mbarë, shumë mund ta konsiderojnë fat, por sukseset vijnë edhe falë punës dhe përkushtimit.

“Unë ndjehem me fat të kem mundësinë të studioj në një Universitet shumë të mirë dhe të punoj në profesionin i cili më përmbushë. Natyrisht se si student të gjithë kemi qëllime të mëdha dhe për mua fillimi i karrierës në Gjermani ka qenë njëri prej tyre. Me vullnet dhe punë kam arritur të realizoj disa nga qëllimet e mia, gjithmonë falë ndihmës së profesorëve si: Zana Abazi, Caroline Merz, Ahmet Derguti dhe tashmë profesori aktual Geert Smits.

Tenori Musliu tashmë në agjendën e tij artistike ka të planifikuara edhe koncerte të tjera të cilat pritet të mbahen në muajin tetor, gjithmonë duke shpresuar që gjithçka të ecën mbarë dhe situata e krijuar nga Covi-19 të shkojë drejtë përmirësimit. /Kult Plus/