Dominimi i futbollistëve shqiptarë në Zvicër

E premte, 19 Prill, 2024

Futbollistët shqiptarë po korrin shumë suksese me skuadrat ku ata luajnë në ligat më kryesore në Europë dhe jo vetëm.

Në kontinentin e vjetër, kampionati i huaj që ka më shumë shqiptarë që luajë në ligë është ai zvicerian.

Vetëm fundjavën e fundit janë aktivizuar 15 futbollistë me ekipet vendase ku tre prej tyre ishin debutues.

Futbollistët që luajtën për herë të parë ishin Elis Isufi dhe Tician Tushi tek Basel ndërsa Arian Kabashi tek Sion.

Në ndeshjen Basel – Xamaxi (2:0), të zhvilluar të shtunën, ishin tetë futbollistë shqiptarë. Titullarë te Baseli ishin Elis Isufi dhe Lirik Vishi, teksa u aktivizuan edhe Tician Tushi sëbashku me Taulant Xhakën. Kemal Ademi ishte në stol, derisa në anën tjetër nga minuta e parë ishin në fushën e lojës Samir Ramizi dhe Taulant Seferi, kurse Arbenit Xhemajli qëndroi në stol.

Po këtë fundjavë u luajt edhe ndeshja Zurich – Servette, që përfundoi po me rezultatin 2:0, nga minuta e parë te Zurichu ishin Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. Ky i fundit shënoi gol në fitore, kurse Mirlind Kryeziu u aktivizua në minutën e 81-të. Ndërkohë te Servette rast për të luajtur pati Kastriot Imeri.

Titullar në fitoren e Luzernit përballë Thunit të dielën me rezultatin 3:0 ishte Lorik Emini, që luajti vetëm pjesën e parë, kurse Betim Fazliji u paraqit në fitoren e St. Gallenit ndaj Sionit 2:1. Te Sioni debutues ishte ish-mbrojtësi i Shpresave të Kosovës, Arian Kabashi. Te Sioni luajti edhe Pajtim Kasami, kurse Ermir Lenjani nuk ishte i pranishëm në këtë takim.

Vetëm dy klube nuk kanë asnjë futbollist shqiptar, Young Boys dhe Thuni.