Kasem Hoxha, histori suksesi i një artisti shqiptar në Gjermani

E enjte, 25 Prill, 2024

Sot aktori Kasem Hoxha numëron mbi 50 role filmash televizivë dhe kinemaje në ekranet gjermane dhe shqiptare. Madje në Shqipëri sapo ka mbaruar projektin e pestë të  bashkëpunimit gjermano-shqiptar me filmin “Burrneshat shqiptare“, pas roleve të interpretuar në filmat: “Gjallë“, “Krom“, “Dita zë fill“ dhe  “Deleagacioni“, madje ky i fundit ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare. Ai ka pasur gjithashtu fatin të interpretojë në krah të aktorëve ikonë të kinematografisë shqiptare si Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri apo Nik Xhelilaj, Luli Bitri, etj.

Por fati aktorin e ka ndjekur edhe në projektet e mëdha gjermane falë talentit dhe përkushtimit të tij në role dikur të planit të dytë e më pas në ato kryesorë. Njëkohësisht, falë edhe një disiplinë pune mjaft intensive, ai tashmë ka  krijuar një besim të madh tek regjisorët e njohur, të cilët ja kanë rritur pozicionin aktorit në ekranet e kinemasë dhe atë televizivë. “Sigurisht që fat është kur të hapet një derë fillimisht, por varet nga ti vetë sa arrin ta shfrytëzosh më pas këtë shans që ta kthesh në favorin tënd. Jam munduar të japë maksimumin që rolin ta realizoj në nivelin më të lartë. Për këtë kam marrë edhe shpërblimin, pasi shumë filma ku unë interpretoj janë vlerësuar me çmime të mëdha në Kanë, Berlin apo Venecia“, na thotë në bisedë vetë aktori.

Artisti shqiptar që jeton prej 30 vitesh në Gjermani nuk lë pa  përmendur në bisedë mirënjohjen që ndjen për regjisorin e njohur shqiptar, tashmë të ndjerë, Artan Minarolli. Takimi i tyre i parë në Wiesbaden i hapi rrugën bashkëpunimit mes tyre, pasi aktori „gjerman“ gjithmonë ëndërronte të aktronte në gjuhën e nënës. Në vitin 2008 ai arriti të realizojë interpretimin e parë në filmin “Alive” (Gjallë) të regjisorit Minarolli, me shpresë së tashmë kishte ardhur koha që ai të bëhet i njohur edhe për publikun shqiptar. Artisti shqiptar edhe pse ka një përvojë të gjatë pune në Gjermani, gjithmonë përpiqet të arrijë më të mirën. Fakti që bashkëpunimet dy-tre hërë me të njëjtët regjisorë, do të thotë se ai jo vetëm është aktor i kërkuar por është edhe si bashkëpunëtor në ekip i respektuar. Sepse siç thotë vetë ai, “nuk është vetëm talenti para kameras, por edhe gjuha e përbashkët e punës me stafin gjerman, korrektësia, komunikimi jashtë sheshit të xhirimit, sinqeriteti dhe modestia“. Kjo përvojë e ka ndihmuar Kasemin të adaptohet edhe me kolegët shqiptarë  gjatë punës nëpër studio apo në sheshet xhirimit megjithë dallime në disa aspekte. Por për artistin shqiptaro-gjerman kur interpreton në shqip ka dicka të pazëvëndësueshme. “Emocioni kur luan në gjuhën e nënës është ndryshe, i jashtëzakonshëm“. Pasi, siç tregon ai vetë, edhe në shkollë të aktrimit në Gjermani,  profesorët ua kërkonin studentëve të huaj ti shprehnin emocionet në gjuhën e nënës: shqip, spanjisht, italisht, apo turqisht. “ E vërtetë është po ashtu edhe fakti që kur unë interpretoj një rol në shqip, roli më jep vetvetiu  ndjesinë se kam 50% pikë më tepër se po ta kisha rolin në gjermanisht“ sqaron me emocion Kaso.

Rolet në filmat shqiptarë marrin një rëndësi të veçantë edhe për faktin se ato shihen nga familja, shihen nga miqtë dhe nga një publik i gjerë i vendit tënd. Ndaj Kasemi nuk e mohon edhe përgjegjësinë më të madhe që ke për rolin dhe emocionet. Ai tashmë ka një larmi rolesh që vështirë se mund të veçojë ndonjë si të zemrës. Natyrisht që rolet që dominojnë  më së shumti janë ato të tipit„action“, por nuk mungon roli i një babai, i një komisari apo rolet komike, roli i një hoxhe që aktori e mban edhe si një sfidë të veçantë në përvojën e tij kinematografike. Ndërsa si rol të suksesshëm ai do të veçojë rolin e shoferit tek filmi „Delegacioni“, duke vlerësuar privilegjin e madh të bashkëpunimit me regjisorin e njohur shqiptar në arenën ndërkombëtare, Bujar Alimani.

Por kush është Kasem Hoxha, si erdhi ai në Gjermani dhe pse zgjodhi pikërisht aktrimin?

Ajo që ndodhi me të riun nga Tirana, nga një familje e thjeshtë punëtore është një histori e veçantë dhe shumë interesante. Pse jo edhe e pabesueshme. Një histori që nis me ngjarjet e 1990 dhe me vërshimin e djemve dhe vajzave shqiptare nëpër ambasadat e huaja në Tiranë. I vendosur për të hyrë edhe vetëm, pasi shokët e tij nuk iu bashkangjitën, i riu me flokë të kuq në kafe dhe quka në fytyrë, Kaso në atë kohë 22 vjeç merr rrezikun me vete, duke provuar të hyjë në ambasadën gjermane.

“O sot o kurrë, ky shans duhet shfrytëzuar“, mendoi ai në ato momente. Sepse në mendjen e tij dhe të shumë bashkëmoshatarëve prej vitesh ishte pjekur mendimi se në Shqipërinë diktatoriale nuk shtyhej më. “Bashkë me disa shokë iu afruam ambasadës gjermane, por na dukej si diçka e paimagjinueshme edhe pse brenda kishin hyrë disa shqiptarë. Por në vetvehte isha i bindur se përtej kësaj jetë në Shqipëri ka një jetë edhe më të lirë dhe më të mirë. Një jetë tjetër jetë ku ëndrrat mund të bëhen realitet. Mora guximin dhe hyra në ambasadë me vetëdije. Ishin ditë mjaft të vështira, pasi përballeshim me kushte sanitare të tmerrshme aty. Por nuk do ta harroj kurrë edhe momentin kur erdhi ambasadori gjerman që na dha lajmin për paisjen me pasaporta dhe udhëtimin drejt Gjermanisë“, kujton ai sot.

Kasemi bashkë me dëshirën për një jetë më të mirë, mori edhe ëndrrën e tij që i kishte lindur qysh në fëmijëri për t’u bërë aktor. Kjo ëndërr mbeti e fjetur brenda në vetvete, sepse ishte i bindur se ajo nuk do të realizohej kurrë. Kushtet ekonomike në familje e kishin detyruar atë që të futej në punë dhe të ndihmonte financiarisht familjen:

“Në familjen time ishim shumë fëmijë dhe kushtet ekonomike ishin jo të mira. Kjo më bëri që unë të mos vazhdoj shkollën në Tiranë, por të kërkoja punë. Megjithëse punoja, pasioni për teatrin, kinemanë mbeti. Rolet i përjetoja ndryshe nga shokët e mi dhe vazhdimisht përdorja fantazinë time pas çdo filmi që diskutonim me shokët. Isha i vetëdijshëm se ëndrrën time nuk do ta realizoja kurrë. Prindërit ishin punëtorë dhe nuk kishin mundësi që t’ma plotësonin këtë dëshirë”.

Fillimisht „kuqoja“ siç e thërrisnin shokët, do të merrej me mësimin e gjuhës gjermane e më pas me mësimin e një zanati për të mbijetuar në Gjermani. Ai nisi një punë si laborant në stomatologji. Një ditë krejt papritur i del përpara në periferi të qytetit, ku banonte, Ashafenburg, një tabelë ku shkruhej „shkollë për aktorë“. Këtë moment edhe sot Kasemi do ta kujtojë me shumë emocion:

“Papritur lexova tek një ndërtesë „Shkollë për aktorë“. U habita dhe mbeta i shtangur. Menjëherë shkova drejt saj dhe trokita. Doli vetë drejtori dhe më la që të takohesha të nesërmen. Biseduam rreth katër orë. Jo vetëm për artin, por edhe për shumë gjëra të tjera. Ai më ftoi në konkurs dhe prej asaj dite mua mu dha shansi për të vazhduar shkollimin në këtë degë”.

Dhe këtu e ka nismën rruga e Kasemit për t’ u bërë aktor, një sfidë kjo përballë viteve që barte në kurriz. I vendosur dhe optimist, Kasemi krahas punës për të mbijetuar bënte me rradhë kurset e aktrimit, të cilat i paguante vetë financiarisht duke nisur nga Ashafenburgu, Frankfurti, Këlni e deri në Nju Jork në një studio të njohur aktrimi të Nju Jorkut (Actor Studio). Filluan rolet e para në teatër e më pas në filma televizivë dhe në ato të kinemasë. Kasemi kishte prekur aty ku zemra i rrihte më shumë. Një bilanc mjaft i sukseshëm sot për aktorin shqiptar, që numëron më shumë se 50 role dhe pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare të filmit. Kasem Hoxha nuk e pati të lehtë të arrinte deri këtu. “Sigurisht që nuk është lehtë të punosh me regjisorë gjermanë. Vështirësia mbetej gjuha dhe për fat të keq gjermanët janë shumë rigorozë në këtë drejtim. Në vende të tjera si në Francë apo në Itali regjisorët janë më tolerantë. Prandaj këtu më kanë ofruar më shumë role jo tipike gjermane, neutrale, personazhe evropianë, ballkanas. Por viteve të fundit edhe role gjermanë që nuk kanë pasur nevojë për dublantë. Kjo më bën krenar”, thekson aktori, madje me sytë që i shkëlqejnë nga gëzimi. Dëshira që mbeti vetëm një ëndërr në Shqipëri, u bë realitet në Gjermani. Nga një refugjat, Kasem Hoxha arrin të bëhet sot një aktor i kërkuar duke prekur edhe Festivalet më të mëdha ndërkombëtare në botë.