Karlo Taljavini, studiuesi i gjuhës shqipe në Dalmaci

E enjte, 18 Prill, 2024

Sot 117-vjetor i vdekjes së gjuhëtarit dhe albanologut, Karlo Taljavini (Carlo Tagliavini, 1903–1982).
Ai i kushtoi gjithë jetën studimit të gjuhës shqipe. Punoi si profesor në Universitetin e Padovës, ku mbajti për shumë vjet ligjërata të rregullta për gjuhën e për letërsinë shqipe. Ka botuar studime e artikuj për çështje të dialektologjisë, të leksikologjisë historike, të historisë së gjuhës dhe të gjuhësisë shqipe në përgjithësi. Ka shkruar vështrime të përgjithshme për shqipen në enciklopedi, përmbledhje të veprave të ndryshme, ka mbajtur për disa vjet (nga 1941) rubrikën bibliografike për albanologjinë dhe ballkanistikën, në organin “Indogermanisches Jahrbuch”.

Me veprën “L’albanese di Dalmazia”, Firence, 1937 (“Shqipja e Dalmacisë”), dha ndihmesë për njohjen e së folmes shqipe të Borgo Ericos (Arbëneshit) afër Zarës.

Në punimin “Stratificazzione del lessico albanese. Elementi indoeuropei”, Bolonjë, 1965 (“Shtresëzimi i leksikut të shqipes. Elementet indoeuropiane”), pjesë e kursit të tij universitar për gjuhën shqipe, dha ndihmesa dhe për studimet etimologjike në fushë të shqipes, duke vënë në dukje përfundimet e arritura në periudhën pas botimit të “Fjalorit etimologjik” të Gustav Majerit . Hartoi edhe një monografi dialektologjike “Le parlate albanesi di tipo Ghego orientale (Dardania e Macedonia nordocidentale)” Romë, 1942 (“Të folmet shqipe të tipit të gegërishtes lindore” (Dardania dhe Maqedonia veriperëndimore)”, në të cilën dha edhe disa tipare të përgjithshme të të folmeve të Kosovës e të Maqedonisë. Në vëllimin “Stratificazzione del lessico albanese” (1943, 1965), u botua një pjesë e kursit për gjuhën shqipe të mbajtur prej tij. Redaktori.net