Artisti shqiptar anëtar jurie në “International Film Festival of Marseille”

E premte, 29 Mars, 2024

Artisti i mirënjohur shqiptar Adrian Paci, me veprimtari në Itali, ka bërë publik lajmin e emërimit si anëtar i Jurisë në “International Film Festival of Marseille”.

Festivali Ndërkombëtar i 31-të i Kinemasë në Marsejë të Francës do të zhvillohet nga 22 deri 26 korrik të këtij viti.

Adrian Paci ka lindur më 29 janar të vitit 1969 në Shkodër dhe është djali i piktorit shqiptar Ferdinand Paci.

Ai ishte vetëm 7 vjeç kur i ndërroi jetë babai i tij dhe në një intervistë do të shprehej se ishte rritur me punimet e të atit.

“Unë isha shumë i vogël kur vdiq im atë dhe jam rritur me punimet e tij. Jam rritur duke shikuar studion e tij, duke hapur shpeshherë dosjet me vizatimet e tij dhe në një farë mënyre, marrëdhënia ime me tim atë, mund të përcaktohet si një marrëdhënie profesionale. Ajo krijohej përmes pikturës. Një marrëdhënie e tillë më ka shoqëruar gjithmonë, krahas asaj ndjeshmërie që ka një fëmijë për prindin e vet”, shprehej ai.

Lajmin për pjesëmarrjen e tij në këtë festival e ka publikuar artisti nëpërmjet një statusi në Facebook ku shkruan:

“Jam shumë i lumtur që do të jemë pjesë e jurisë në Film Festivalin e Marseille. Shumë filma të mirë janë në program”.

Çfarë është FIDMarseille?

Çdo vit në fillim të korrikut, FIDMarseille —Marseille International Film Festival— me regji nga Jean-Pierre Rehm, propozon një program prej 150 filmash përballë një publiku prej 25,000 shpektatorësh.

Zhanret që marrin pjesë janë nga më të ndryshmet si kinema, teatro, biblioteka, galeri arti.

Shumë nga filmat dhe dokumentaret që marrin pjesë prezantohen për herë të parë në kërë festival. Diaspora Shqiptare.al