Historia / I riu shqiptar që punon për Adobe

E premte, 29 Mars, 2024

Historitë e suksesit, që vijnë nga shqiptarët përtej kufijve janë të njëpasnjëshme. Një i ri shqiptar, i cili ka përparuar në karrierën e tij në fushën e teknologjisë është Ledian Hymetllari, i cili punon pranë Adobe. Ai  është zhvillues në një ndër platformat më të mëdha të e-commerce në nivel ndërkombëtar, e quajtur Magento.

Si ka lindur pasioni juaj për teknologjinë?

Fillimisht ju falenderoj për intervistën dhe dua të shpreh mirënjohje për interesimin tuaj ndaj të rinjve të apasionuar pas teknologjisë, të cilët jetojnë jashtë trojeve të Shqipërisë.

Pasioni im për teknologjinë ka filluar në vitin 2010. E gjitha filloi me një kompjuter, që më dhuruan prindërit. Fillimisht kam ndjekur shumë forume të ndryshme, të cilat diskutonin për teknologjinë. Gjërat erdhën gradualisht, mësova të instaloja programe, të riinstaloja sisteme operimi dhe mendoja se informatika ishte e gjitha e tillë. Sigurisht nuk e dija se si krijoheshin programet kompjuterike. Formimin më të mirë si zhvillues softwaresh e kam marrë në universitet, falë punës së pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Të Natyrës dhe falë mbështetjes së miqve të mi.

Prej sa kohësh punoni si Magento developer?

Është viti im i pestë si zhvillues në platformën Magento. Rrugëtimi im ka filluar në Shqipëri tek një nga kompanitë e para, që merrej me këtë platformë. Fillimi ka qenë i vështirë, sepse ishte një platformë e re dhe voluminoze, dokumentimi i saj nuk ishte shumë i pasur me shpjegime, për arsye se platforma ka qenë në zhvillim, dhe pas cdo versioni kishte ndryshime të mëdha. Versioni i Magentos në kohën kur unë kam filluar, ka qenë 1.7. Aktualisht versioni i fundit i Magentos është 2.4.magento.

Cili është pozicioni juaj në kompani?

Aktualisht, punoj si Senior Software Developer në Magento, duke zhvilluar platformën e Magentos, vazhdmisht shtoj gjëra të reja, për ta përmirësuar atë.

Tashmë Magento është pjesë e Adobe. Si ka ndikuar kjo në punën tuaj?

Në momentin, që Magento u ble nga Adobe, u përfol shumë gjatë se do të kishte ndryshime në platform dhe shumë kompani programimi, nuk kishin mjaftueshëm informacione rreth kësaj pjese. Personalisht, mendoj se kalimi i platformës së Magentos tek Adobe, i ka dhënë shumë zhvillim duke e bërë një ndër platformat më të përdorura për e-Commerce në rang botëror.

Nga ana teknike, janë implementuar teknologji të reja, të cilat i japin kësaj platforme një performancë, siguri dhe lehtësi në implementim, qoftë me sisteme të jashtme, qoftë dhe si një platformë e vetme. Si zhvillues do të thoja se teknologjitë e larmishme në këtë platformë, e bëjnë Magenton më sfiduese dhe personalisht mendoj se është më interesante për të punuar. Pra fakti që tashmë jemi pjesë e Adobe ka pasur ndikim pozitiv.adobe

A ka qenë e vështirë të integroheshit në tregun ndërkombëtar?

Fillimi ka pasur vështirësi. Në rastet kur jam hasur me teknologji të reja, të panjohura më parë, më është dashur që të mësoj rreth tyre. Më ka ndihmuar eksperinca ime në platformsn e Magentos dhe përdorimi i mjeteve menaxheriale thuajse të njejta.

Sfidat mbeten të përditshme për zhvilluesit e softëareve, pasi edhe teknologjia zhvillohet me hapa të shpejtë.

A planifikoni të ndërtoni një projekt tuajin në fushën e teknologjisë?

Jam i lumtur kur shoh që teknologjia po e bën jetën e njerëzve më të lehtë dhe dëshiroj që të kontribuoj për të zgjidhur probleme të mundshme, që kemi në jetën e përditshme. Jam duke punuar për disa projekte, të cilat sapo të konkretizohen do t’i ndaj me ju.

A mund të ndani me të apasionuarit e teknologjisë, një këshillë për rrugën drejt suksesit?

Në kohët e sotme, kemi pafund persona, të cilët kanë krijuar profesione të reja si motivational trainers (trajnerët e motivimit), të cilët ndihmojnë në motivimin e njerëve të tjerë që të realizojnë qëllimet e tyre. Ata ndajnë me njerëzit sekretet e suksesit të tyre dhe teknika për realizimin e qëllimeve. Ajo çfarë do të sugjeroja është puna e vazhdueshme drejt qëllimit, disiplina dhe leximi i vazhdueshëm. Një ndër librat, që më ka inspiruar dhe që më pelqen është “The Magic of Thinking Big”, nga David J Schwartz.

Në përfundim do të doja që të citoja një shprehje të Brian Tracy rreth suksesit: “The key to success is action” (Çelësi drejt suksesit është veprimi). Business Magazine