139 vjetori i ndarjes nga jeta të matematikanit dhe filozofit Hasan Tahsini

E premte, 29 Mars, 2024

Korriku i këtij viti shënon 139 vjetorin e ndarjes nga jeta të Hoxhë Hasan Tahsini.

Ai u lind me 7 prill 1811 në Ninat afër Sarandës, dhe vdiq në fillim të muajit korrik të vitit 1881.

Hoxhë Hasan Tahsini ka qenë astronom, matematikan dhe filozof shqiptar. Ai ka qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe një nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare.

Tahsini kujtohet si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shek. XIX.

Ishte njohës i shkencave të natyrës dhe shoqërore; vëzhgues dhe shpjegues i dukurive mbi gjithësinë, themelues dhe drejtues i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo (Kuvendi Shkencor Shqiptar), institucion i cili u përdor edhe si “Dâr-ul Funùn” (universitet).
Kështu, hoxhë Hasan Tahsin u bë dhe mbeti i pari dhe i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar; – atë osman, – si dhe ishte ngritësi dhe drejtuesi i dy nyjeve eprore për diturinë shqiptare: Akademinë e Shkencave dhe universitetin e parë shqiptar në kryeqytetin e atëhershëm të sulltanatit osman, Stamboll.

Ai ishte i pari që filloi si dhe përhapi në sulltanatin osman shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë e rruzullimit, psikologjinë etj. Mirëpo, ishte edhe i pari që përhapi mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.

Në historinë e kulturës shqiptare të Rilindjes Kombëtare, Tahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit të XIX, kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartët dhe, në historinë e arsimit të lartë të Turqisë, si Rektori i parë i Universitetit të Stambollit, si ligjëruesi i parë në shkencat sociale e ato natyrore.

Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini qe mësues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut.

Veprimtaria

I ati i tij, Osman efendi Rushiti, – njëri prej të diturve në sulltanatin osman, – ishte nga fshati Ninàt, ndërsa për vet h. Hasan Tahsini, në asnjë nga burimet e kohës, të gjetura deri më sot, nuk shënohen as vendlindja e as datëlindja e tij. Bashkëfshatarët: Faslli Nuri Cenia, Merso Birbil Xhafo Kasimi, Musa Shero Musa Sherifi dhe mësuesi Qemal Ismail efendi Mudêja më kanë thënë se Osman efendiu, familjen e mbante përherë pranë vetes, në vend-emërimet me detyrë dhe se të bijtë i mësonte vetë. Rrjedhimisht, mos-gjetja e shënuar në ndonjë dokument e vendlindjes dhe e datëlindjes vjen nga mungesa e amëzës së shkollës fillore dhe asaj të mesme.

Sami Frashëri, nxënësi i tij më i afërt shkroi, dijetari vdiq në moshën 70 vjeç, e dhënë kjo e rrumbullakosur, pa përmendur burimin ku e gjeti. Ndërsa Lemì Elbìri në “Ajllëk Ansiklopedisì”, (Nr. 51, Istambul, korrik 1948, fq. 1486), shkruan se Hasan Tahsini lindi në vitin 1813. Datëlindjen e tij s’ e përcakton me përpikëri as akademiku enciklopedist, Mahmut Kemal Inali, Ky, në veprën e vet “Son Âsër Tyrk Shairlerì”,(Vjershëtarë turq të qindvjeçarit të fundit), Cüz: X, Istambul 1970, fq. 1833, shkruan: “Tahminen 1813 (1228 H.) de Çamlëk dahilinde Filât kazasë köylerinden birinde dogdu”: (Hamendësisht lindi më 1813 (1228 H.) në njërin prej fshatrave të n/prefekturës së Filatit të Çamërisë).

Deri kur ushtria osmane shembi shtetin gjysmë të pavarur të drejtuar nga Ali Pashë Tepelena (janar 1822), –pra, kur ai ishte rreth 10 vjeç, – qëndronte pranë të atit, me shërbim në Prévez. Nga ai vit e deri në vitin 1831 kur shembën edhe vilajetin shqiptar të Shkodrës, Tahsini qëndroi në Shkodër, ku i ati i tij qe marrë në shërbim nga Mustafa Pashë Bushati. Kjo gjë Osman Efendiun e detyroi të zbriste në Berat, ku e emëruan myfti të qarkut (Mytesarrëfllëkut). Në Ninat Hoxha Tahsini shkoi kur i vdiq i ati, ku doemos që iu desh të merrej me bujqësi, si tërë bashkëfshatarët e vet. Mirëpo, në kokën e tij vlonin gjykime të tjera.

Pas rreth tre muajsh, i vëllai, hoxhë Malìqi, – që i dalloi synimet e tij, – një ditë nga ditët i tha: “Pa pse mo vllâ të ka ngënë sorra trùt e të ka marrë koka êr. Kërkon të marriç sît e tû e të veç prapa diellit. Ne kemi mâll e gjë më shumë nga të tërë. Pse do që t’u ktheç krehet e të humbeç në anë të dun-jâs?!”. Hasani iu përgjigj qetë-qetë: “U do vete për kërkim nëpër udhën e glatë për të gjetur diturì, atë që e bën njeriun njerì…Mallin e gjërin t’i kam falur, me bâr e me gjethe”. (I. D. Hoxha, “Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu”, T., 1998, fq. 13-14). M. K. I. thotë edhe: “Evvelâ babasëndan taallüm etdì. Sonra Istanbul’a geli”. (Së pari, u stërvit nga i àti, pastaj erdhi në Stamboll). Pra, meqë mësimet e para i pati marrë nga i ati, – kur qe drejtor arsimi në qarqe e kur ishte myfti, – vetëkuptohet se i ka munguar amëza shkollore.

Prof. Gostivàras, Hasan Kaleshi, në veprën e vet “Kontributi i Shqiptarëve në Dituritë Islamike” (Rijàd, 1412 H (1992, fq. 70) shkruan: “Lindi më 1812”. Pleqësia e Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan-Tahsini”, në një mbledhje të posaçme, pasi shqyrtoi çdo burim të shkruar dhe gojor, pranoi si të dhënën më bindëse atë të prof. H. Kaleshit. Në Stamboll ai shkoi në moshë të pjekur, ndoqi mësimet në medresenë “Fatih”.

Ku, ngaqë shkëlqente, drejtori-dijetari me emër, hoxhë Mustafa ef. prej Vidìni– i dha edhe mësime të veçànta dhe cilësimin: “Tahsin” (I pëlqyeshëm, i lëvduar, shembullor). Andej e mbrapa u quajt me emrin e përngjitur: “Hasan-Tahsin”. Si mirënjohje dhe falënderim për mësuesin dhe vlerësuesin e vet, vdekjen e dije-dhënësit të tij, hoxhë Hasan-Tahsin efendiu e përjetësoi me këta vargje: U shkrua me lotët e Tahsìnit: vdiq dijetari filozof prej Vidìnit. Në përfundim të studimeve, Tahsinin e emëruan muderriz (mësimdhënës) të filozofisë dhe të matematikës në po atë medresé.