Dua Lipa dhe Rita Ora mes këngëtarëve që i kërkojnë ndihmë qeverisë britanike

E enjte, 28 Mars, 2024

1500 këngëtarë në Britani, përfshirë Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney, kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar qeverisë britanike, ku i bëjnë thirrje që të veprojë urgjentisht për të shpëtuar industrinë e muzikës. Pjesë e kësaj letre janë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora. Në këtë letër, që i drejtohet Sekretarit të Kulturës, Oliver Doëden, paralajmërohet falimentimi i industrisë së muzikës sepse koncertet dhe festivalet me shumë gjasa nuk do rikthehen deri në 2021.

“Muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar në dekadën e fundit. Por, pa një mbështetje financiare nga qeveria,  e ardhmja për koncerte dhe festivale dhe qindra mijëra njerëz që punojnë në këtë industri duket e zymtë. Derisa muzika t’i rikthehet aktivitetit të mëparshëm, gjë e cila ka të ngjarë të ndodhë në fillim të 2021, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore”, thuhet në këte letër. Këngëtarët kanë kërkuar një strategji prej 3 pikash për të rifilluar muzikën live dhe rihapjen e lokaleve që ofrojnë këtë muzikë duke respektuar distancimin fizik.

Gjithashtu, kërkohet një paketë gjithëpërfshirëse dhe përjashtim nga TVSH në shitjet e biletave. Mes emrave të tjerë janë edhe Skepta, Coldplay, Eric Clapton, Annie Lennox, Sam Smith, Sir Rod Stewart, Liam Gallagher, Florence + The Machine, George Ezra dhe Depeche Mode.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë që të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga fillimi, koncertet live kanë qenë një gur themelor për karrierën time. Jam krenare që kam pasur rastin të luaj në të gjitha nivelet, nga lokalet te koncertet madhështore. Por, mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen të marrin të njëjtën rrugë është në rrezik nëse industria nuk merr mbështetje të nevojshme nga qeveria në periudhën e përkohshme para se të gjitha lokalet, festivalet të jenë të gatshëm dhe të aftë të operojnë përsëri në mënyrë të pavarur”, ka thënë Dua Lipa.