QSPA boton disa nga studimet më të mira mbi Arbëreshët

E enjte, 28 Mars, 2024

Sot u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Koordinues të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ku u miratua botimi i disa librave studimorë mbi arbëreshët.

Titujt e librave që do të botohen deri në fund të vitit 2020 janë: “Komedi dhe melodrama të Santorit”, përgatitur dhe pajisur më shënime filologjike nga Prof. Dr. Klara Kodra.  Libri sjell për herë të parë krijimet në këto dy zhanre të Antonio Santorit, të cilat janë të panjohura për studiuesit dhe publikun shqiptar. “Vepra historiko – filologjike dhe publicistike e De Radës”, përkthyer nga Prof. Dr. Jup Kastrati. Kjo vepër është një përmbledhje e shkrimeve me karakter filologjik dhe historik të De Radës, të shkruara në italisht në organe të ndryshme të kohës. ʺNjë rrugëtim në ngulimet arbëresheʺ nga Antonio Bellusci, është një përmbledhje nga pikëpamja antropologjike dhe fizike e Arbëreshëve të Italisë së Jugut. “Një rrugëtim etnografik mbi veshjet e Arbëreshëve të Italisë së Jugut”, që do të realizohet me kontributin e studiueses së QSPA-së, Dr. Silvana Nini. Vepra sjell të strukturuar në vizatime tipologjinë e veshjes arbëreshe dhe do të pajiset edhe me një fjalorth terminologjik mbi këtë lëmi.

Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua edhe botimi i revistës shkencore të QSPA-së, e cila do të jetë një përmbledhje vjetore e shkrimeve dhe artikujve studimore të studiuesve të qendrës si dhe kontribute, gjykime dhe shkrime shkencorë të studiuesve të spikatur të arbëreshëve. Drejtoresha e QSPA znj. Diana Kastrati sqaroi se çdo numër i revistës do të ketë një tematikë të veçantë. “Tema që kemi zgjedhur për këtë numër të parë është Arbërishtja gjuhë e rrezikuar, ndërsa në numrat në vijim do të parashtrohen çështje dhe problematika të ndryshme të botës arbëresh”, tha ajo për “Diaspora Shqiptare”. Revista gjithashtu do të përfshijë edhe një përmbledhje të aktivitete studimore dhe kulturore të realizuara në fushën e studimeve dhe botimeve si dhe pjesëmarrjen e studiuesve të qendrës në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.