Fatlum Hajredini, kandidat për PhD nga Nju Jork, është në mesin e më shumë se 600 shkencëtarëve të zgjedhur për Mbledhjen e Laureatëve të Nobelit Lindau që mbahet në Lindau të Gjermanisë për herë të 70.
Bio-kimisti Hajredini,u përzgjodh për në Lindau pas një procesi të gjatë konkurrues të ndarë në dy nivele.
Ai kryesoi midis bashkëmoshatarëve të tij të emëruar nga Divizioni i Shkencave i City College dhe më pas paraqiti një paketë të suksesshme aplikimi për organizatorët e Takimit Lindau.
Në paketë përfshiheshin, një ese, CV e tij, detaje të hulumtimit dhe të dhëna për botimet e tij.
Hulumtimi i tij përfshin fushën e kimisë, fizikës, dhe biologjisë.
“Puna ime përqëndrohet rreth kuptimit të mënyrës se si një klasë e proteinave, e njohur si kinaset e proteinave, performojnë funksionin e tyre në nivelin atomik,”- tha Hajredini.
Hajredini është nga Kosova dhe jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2012.

Ky bashkim unik midis mendjeve më premtuese shkencore në botë që përfshin rreth 70 laureatë të Nobelit në shkencat natyrore i planifikuar për tu mbajtur më 28 qershor deri në 3 korrik, tani është shtyrë në 2021 si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.
Organizatorët përcaktojnë si datë të re midis 27 qershor – 2 korrik.