2 korrik 1990 / 30 vjet nga eksodi më i madh i shqiptarëve drejt Europës

E premte, 19 Prill, 2024

2 korriku 1990 shënon vërtet fillimin e kthesës së madhe në Shqipëri. Kjo datë është një moment shumë i rëndësishëm i një procesi që zgjati deri në dhjetor 1990, kur filluan demonstratat e studentëve që shënuan edhe ardhjen e pluralizmit në Shqipëri. 5200 refugjatët  që hynë në ambasada u nisën me autobusë drejt Portit të Durrësit për të vazhduar drejt Italisë, Francës, Gjermanisë apo gjetkë.

Ilir Demalia hyri ne ambasaden gjermane ne korrik 1990, më vonë u largua per në SHBA ku jeton edhe sot. Për ngjarjet e 2 Korrikut ai ka shkruar edhe një libër “Guri fundit i dominosë”. Luan Lapi kur hyri në ambasadën gjermane ishte stundent, por studimet i vazhdoi me sukses edhe në Gjermani. Sot vazhdon të jetojë në Gjermani.

A ja ka vlejtë hyrja e shqiptarëve në Ambasadat e huaja në Tiranë?

Ilir Demalia: Une mendoj se ja ka vlejtur hyrja në ambasadë, po. Ai ishtë një akt shumë i guximshëm për kohën. I paorkestoruar si ngjarje, instiktike dhe kaotike që vinte nga njerëzit e deshpëruar por pa një orientim politik. Megjithëse që pas ngjarjeve së 25 dhjetorit 1990 vrasjes së Çausheskut në Rumani, regjimi e kishte filluar tatëpjetën, ishte i izoluar politikisht dhe i rrënuar ekonomikisht. “Gavroshët e ambasadave” e thyen akullin duke e nxjerrë diktaturën e fundit staliniste si lajmi i pare në mediat botërore për një muaj dhe duke sjellë institucionet ndërkombëtare si United Nation në Tiranë për zgjidhjen e krizës së ambasadave. Pra regjimi ra në gjunjë në korrik 1990. Ketij gjunjëzimi nuk i’u përgjigjën intelektulët dhe nuk kishte se si, pasi ishin të kompromentuar me regjimin dhe as nuk e kishin në mëndje përmbysjen e regjimit apo pluralizmin politik. Nuk gjen nje shkrim a një proteste, një largim public nga qënia anëtarë partie të këtyrë gjatë periudhës janar- dhjetor 1990. Nuk i’u përgjigjën as qytetarët dhe as studentët, por në të kundërt në 13 korrik ditën e largimit të strehuarve në ambasada, në sheshin Skëndërbej, partia thirri qytetarët në shesh, ku nga filmimet duket qartasi që janë sëpaku 50 mijë pjesmarrës të një kryeqyteti me 185 mijë banorë në atë kohë. Pytja që lind është; Po të kishte pasur një mbështetje popullore kriza e amabasadve a do të ishte rrëzuar regjimi në korrik dhe a do të ishte postkomunizmi ndryshe dhe shqipëria sot ndryshe? Kjo tashmë sot nuk ka rëndësi por duhet analizuar si mësim për të ardhmen “Gavroshët” e ambasadave e bënë punën e tyre ata edhe më pas kanë ndihmuar Shqipërinë me remitancat që kanë dërguar në Shqipëri. Ata kërkojnë pak më shumë respekt dhe pak më shumë dashuri nga mëmëdheu. “Gavroshët” bënë atë që duhej bërë, atë që ja vlente dhe atë që duhej.

Luan Lapi: Edhe unë mendoj se ja ka vlejtur, madje unë e ndjej sot pas 30 vitesh si “HIistorinë më të shëndoshë” të jetës time. Pa e hyperbolizuar shumë ngjarjen, do thoja se: Shumë gjëra nuk do i nisja më nga e para edhe kundrejt shpagimit më të madh që njeh bota, por historinë e Ambasadave do ta përsërisja po të qe nevoja edhe me rrezik jete. Shqiptarët e ambasadave zgjodhën të parët, ndoshta indirekt, atë që sot kërkohet me mund, rrugën europiane. Parrullën: «E duam Shqipërinë si Europa» shqiptarët e Diasporës e mbajnë gjallë. Fatet e njeriut në jetë janë enigma të padepërtueshme, që nuk zbërthehen kollaj. Jeta në Gjermani ishte për mua sfidë e re në liri të plotë. Emocioni, apo më mirë të them ajo dehje gëzimi ruan akoma të njëjtën trajtë që nga dita e parë që shkela në Gjermani deri më tani.

Jeta ime në Gjermani për mua filloi në moshën 22 vjeç. Që nga dita e parë kur kemi ardhur në këtë vend morëm statusin e plotë të një qytetari gjerman. Pra shteti, na afroi kurse gjuhe, pastaj profesioni, ndihma për shkollim për të realizuar integrimin tonë në atdheun e dytë, siç do ta ndienim më vonë veten. Pikërisht, këtë mbështetje unë e kam shfrytëzuar. Në fillimet e para rëndësi të veçantë ishte mësimi i gjuhës gjermane, të cilën unë e realizova falë disa kurseve zinxhirë. Pas provimit të pranimit (Aufnahmeprüfung) unë fillova Studim-kollegjin në Universitetitn e Koelnit. Më pas fillova studimet në Universitetitn e Essenit dhe pas një përvoje të gjatë mësimdhënieje në lëndët Matematik, Fizik dhe Kimi, e bëra profesion me kohë të plotë mësimdhënien në lëndët e përmendura.. Sot e ushtroj këtë profesion me licens e kompetencë të plotë pedagogjike në Institutin për ndihmë shkollore ” Abacus”. Sigurisht, që njeriu bën bilanc gjithmonë me veten e tij. Ai kthen sytë nga e kaluara e tij dhe pyet veten se a ja kanë vlejtur veprimet që i dhanë transformim të ri jetës, siç është rasti im (ynë) që morëm vendimin për të hyrë në Ambasadat e huaja. Përgjigja është “PO” e madhe për rastin në fjalë. Jo vetëm emocioni i mirë por edhe ndjenja e gëzimit ruan akoma të njëjtën trajtë që nga dita e parë që shkela në Gjermani e deri më tani. Unë personalisht jam shumë i lumtur dhe me fat që formimin tim, mbushjen time mendore arrita ta realizoj në Gjermani.

Në fakt hyrja në Ambasada u kthye në një ngjarje që tërhoqi vemendjen e gjithë botës, por sipas jush a është vlërësuar kjo ngjarje sa duhet në Shqipëri, pasi pavarësisht fenomenit si individ, kjo ngjarje luajti një roll të rëndësishëm në zhvillimet e mëpasme në vend?

Ilir Demalia: Për 30 vjet kjo ngjarje nuk ka një shenjë, një pllakë përkujtimore aty ku u vra dhe 17 vjeçari Altin Basha. Në librin që kam botuar në 2015 dhe ribotuar në 2017 “Guri fundit i dominosë” , i vetmi libër analizë për këtë ngjarje deri më sot,kam shkruar “Tërë këto përmbysje në Europën Lindore dhe ajo më dramatikja në Bukuresht, detyruan regjimin e Alisë të marri masa për ndryshimin e kursit, jo realisht, por si kozmetikë për të ulur tensionet për të evituar makthin e Çaushesku-t që i çfaqej çdo natë atij dhe njerëzve të regjimit. Të gjitha zhvillimet e ngjarjeve të vitit 1990, duhen analizuar, jo duke u parë nga pozitat denigruese të ish njerëzve të regjimit komunist, po ashtu, as nga hiperbolizimet e heroizmat folklorik të postkomunizmit siç ka ndodhur dhe po vazhdon edhe sot. Një vëzhgim dhe analizë e tillë ka bërë që shqiptarët të mos mësojnë asgjë nga ajo çfarë i ka ndodhur, nuk po mësojnë dhe duket se nuk kanë vullnetin për të mësuar në këtë rrumpallë manipulim- simulimi. Arsyeja që më shtyn të rishoh këtë ngjarje  është: se deri më sot, kjo ngjarje është trajtuar në mënyrë të njëanëshme, si nga armata e njerëzve të regjimit që sot janë pjesë e të majtës qeverisëse, si nga neglizhenca e të ashtuquajturave forca demokratike. Ngjarjet e korrikut 1990-ë çuan në një periudhë të ndryshimeve dramatike ku e nxorrën lakuriq regjimin komunist të Tiranës në arenën ndërkombëtare duke e diskredituar dhe sfiduar si kurrë më parë për nga përmasat dhe vendi ku u zhvilluan këto ngjarje në kryeqytetin e Shqipërisë. Të gjitha zhvillimet e ngjarjeve të vitit 1990, duhen analizuar, jo duke u parë nga pozitat denigruese të ish njerëzve të regjimit komunist, po ashtu, as nga hiperbolizimet e heroizmat folklorik të postkomunizmit siç ka ndodhur dhe po vazhdon edhe sot.

Luan Lapi: Ngjarjet e fillim korrikut 1990-të vazhdojnë të kujtohen çdo vit, dhe jo vetëm në datën dy , por edhe në datën tre-katër korrik e me radhë. Ngjarja është shumëdimensionale, ajo vijon të tregohet gjithmonë në numrin njëjës, pra historitë e strehimit të njerëzve në Ambasadat e huaja janë individuale. Ishte ngjarje tepër e bujshme. Si ëndërr e vërtetë na ngjante edhe neve që e përjetuam atë. Shqipëria e atyre viteve ishte ashtu siç ishte, tani e dimë të gjithë. Ardhja deri te kjo histori e bujshme nuk ishte dy Korriku vetëm si datë, pasi kjo datë u përdor nga agjenturat e huaja apo edhe nga vetë qeveria komuniste e Ramiz Alisë e tjerë, por zanafilla politike e saj ka qenë më herët. Dy Korriku korespondon me shpalljen e kushtetutës së Kosovës, kështu u pëshpëriste atëherë. Por tanimë mbeti kjo datë, e kjo ngjarje me këtë datë kujtohet, për fat të keq ky përkim është bëre me qëllim jo të mirë. Unë jam katër korriksh 90-ta. Tentova në datën dy, pa përmendur përpjekjet e kahershme me ëndrra e plane arratisjeje, të kërceja brënda në ambasadën turke. Sot më vjen për të qeshur kur e kujtoj. Koha ime studentore në Tiranë luajti një rol thelbësor në formimin tim në të gjitha aspektet e jetës.

Kam qenë shumë i qartë me veten time për rrugëtimin tim të mëvonshëm që fatmirësisht pasoi me sukses. Kjo ngjarje nuk e ka marë sa duhet peshën që duhej të kishte realisht. Këtë unë nuk kamë arritur ta kuptoj asnjëherë. Këtë pyetje e bëjmë shpesh njëri tjetrit.. Dëgjojmë shumë versione të pakuptimta saqë më dhemb tepër në shpirt. Politizimi i tejskajshëm i shoqërisë tonë shqiptare e ka trullosur, si duket, qartësinë e të gjykuarit drejt. Më kujtohet në 25 vjetorin e kujtimit të kësaj ngjarje të jashtëzakonshme takimi me Prof. Dr. Werner Daum, ish-ambasadori ad interim i Gjermanisë në Shqipëri (1987-1990) kur tha

««Mua m’u bë shpejt e qartë, se ai ishte një vend gjithë magji, plot bukuri natyrore, Shqipëria, më ngjau, në një farë mënyre, si një muze, që fillimisht ta mbante të fshehur faktin, që njerëzit dëshironin të iknin me çdo kusht prej tij» . Pra edhe unë mendoj (ironike kjo )që ndoshta Shqipëria e mban akoma si magji në zemër ikjen tonë por që sduan ta glorifikojnë institucionalisht për arsyet që përmendëm më sipër. Janë vetë miq gjermanë ata që e përshëndesim me «bravo » këtë ngjarje kaq të fortë. Për çudi edhe te Shqiperia Moderne, (Modern Albania) Libri i Fred Abrahams të vërtetat e kësaj ngjarje madhështore nuk e kanë atë impulsin e duhur.

Bëhet pyetja se ç’u bë me këta njerëz që lanë Shqipërinë në korrik të vitit 1990 nëpërmjet tokës së Ambasadave? Ata janë pothuajse të gjithë me nënshtetësi të huaj. Politikisht dhe kombtarisht ky kontigjent shqiptarësh është pjesa organike më e shëndoshë e Diasporës sot për sot. Suksesi dhe fati i tyre lidhet drejtpërdrejtë edhe me Shqipërinë, ose n.q.s tranzicioni shqiptar këto 30 vjet flet për ndonjë sukses, ato janë të lidhura mish e kockë me këta shqiptarë të Ambasadave dhe tërë Diasporën shqiptare në perëndim. Një gjë ka mbetur vërtet e sinqertë, dashuria për vendin që braktisëm, Shqipërinë. Në fillim u mallkuam, tani quhemi shqiptarë në diasporë, ne të cilët nuk do rreshtim të lobojmë ditë e natë për Kombin Shqiptar Europian.