Vendimi / Tekste falas për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë

E shtunë, 20 Prill, 2024

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për tekstet shkollore dhe plotësuese për Diasporën dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e botuara e të siguruara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, për vitin shkollor 2020-2021.
Sipas këtij vendimi, me qëllim mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë, Qendra e Botimeve për Diasporën do të botojë, sigurojë dhe shpërndajë për kategoritë që përfitojnë falas, tekstet shkollore dhe ato plotësuese për vitin shkollor 2020-2021.

Do të përfitojnë falas tekstet nga Qendra Botimeve për Diasporën nxënësit dhe mësuesit sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.443 datë 26.06.2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”, sipas të cilit kanë të drejtë të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në vendet pritëse të Diasporës shqiptare fëmijët e moshës deri në 18 vjeç me kombësi shqiptare, si dhe çdo person me origjinë shqiptare që jeton në vendin pritës, pavarësisht statusit të tij, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm, azilkërkues, të strehuar të përkohshëm apo persona pa shtetësi.

Mësimi i gjuhës shqipe do të zhvillohet në përputhje me kurrikulën e përbashkët sipas marrëveshjes midis Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës dhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës.