Takimi Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për Diasporën

E shtunë, 20 Prill, 2024

Ministrit i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ramë Likaj dhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën znj. Mimoza Hysa kanë zhvilluar sot një takim me qëllim diskutimin për tekstet e mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë si dhe vijueshmërinë e punës së Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve.

Ministri Likaj shprehu gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim, me qëllim përmbylljen sa më shpejt të këtij procesi, duke nisur nga përpilimi i një kalendari të saktë të punës me data të përcaktuara.

Ndërsa drejtoresha e QBD znj. Mimoza Hysa theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit të punës mes institucioneve për t’iu përgjigjur kërkesave të Diasporës së përbashkët me një politikë strategjike e gjuhe të përbashkët .

Gjithashtu ajo vlerësoi përvojën e institucioneve të Kosovës në punën e bërë për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe në Diaspore, përvojë e vlefshme edhe për institucionet e Shqipërisë.

“Gjuha e përbashkët na e bën të detyrueshme dhe të domosdoshme hartimin dhe zbatimin e një politike të përbashkët për mësimdhënien e gjuhës dhe ruajtje e kulturës shqiptare në mergatë” tha ajo.

Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”.