Sokrat Sinaj: Vota e Diasporës e realizueshme më 2021, duhet vetëm vullnet

E premte, 19 Prill, 2024

Sokrat Sinaj, Anëtar i Këshillit Koordinues të Diaporës në Zvicër në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka sqaruar disa nga çështjet kryesore që lidhjen me votimin e shtetasve shqiptar jashtë vendit.

“Me statistikat e vendit tonë, në Diasporë ka rreth 1.6 milion shqiptarë. Që kur është krijuar KKD, që është krijuar me iniciativën e shtetit dhe në dhjetor të vitit të kaluar ne u konstituam dhe u emëruam si anëtarë të këtij këshilli pra që ditën e parë, në takimet e ndryshme që kemi pasur me krerët e shtetit dhe me krerët e opozitës, ne kemi diskutuar pikërisht këtë problem, problemin e të drejtës së votës,”- vijon më tej Sinaj.

Një nga paqartësitë më të mëdha të votës së Diasporës është edhe vështirësia teknike. Zgjidhjen e këtij problemi Sinaj e lidh me faktin e regjistrimit të adresave në mënyrë të saktë.

“Prej vitesh qeveria shqiptare ka pasur detyrën të regjistrojnë qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë, unë do t’i quaja shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë dhe jo Diasporë apo emigrantë. Kjo detyrë nuk është realizuar. Duhet të kemi parasysh që kushtet nuk janë optimale pasi nuk ka shumë kohe para se të shkojmë në zgjedhje. Kërkesa jonë është që vota e tyre, pra e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë të vijë në këto zgjedhje. Kemi hartuar dhe një peticion për këtë punë madje”.

Me tej ai u ndal te proçesi teknik i realizimit të votimit.

“Ne kemi pasur një takim me kryeministrin online dhe me kryetarin e opozitës ku kemi diskutuar konkretisht për këto probleme. Në një nga kërkesat tona ishte pikërisht e drejta e votës. Ka mundësi plot. I kemi diskutuar. Kryeministri kishte një ide konkrete dhe tha se do ti ofrojmë mundësinë Diasporës për të votuar dhe të gjithë ata që kanë interes për të votuar do të manifestojnë interesin për të votuar.

Kuptohet, do krijohet një platformë. Anët teknike nuk janë problem dhe ata që do të shfaqin interes për të votuar do regjistrohen sipas vendeve ku jetojnë në adresa të sakta dhe do verifikohen adresat e tyre dhe ata do bëhen potencialisht të mundshëm të votojnë”,- shprehet Sinaj.

Sa i përket mënyrës së votimit ai tha se ka mënyra të besueshme për tu realizuar.

“Qoftë vota elektronike, qoftë vota me postë me një kompani të huaj, serioze, të besueshme janë të mundshme për tu realizuar.

Nuk mundet të krijojmë ne, një variant shqiptar, i cili të krijojë të gjitha mundësitë optimale teknologjike që vota të mos vidhet. Ne në plan të parë vëmë që do vidhet vota. Po pse do vidhet vota në qoftë se këtë do ta realizojë një kompani serioze, e huaj postare”,- pohon ai.

I pyetur nëse kërkohet vetëm vota e Diasporës apo përfaqësimi i Diasporës në parlament, Sinaj shprehet se:

“Duke pasur parasysh që koha e vënë në dispozicion është e shkurtër, ne në peticionin tonë që u kemi adresuar të gjithë krerëve të shtetit shqiptar, kërkojmë të drejtën e votës së Diasporës, zgjedhja e deputetëve të jetë në mënyrë të lirë që të dihet kush është deputet i zonës që përfaqëson dhe Diaspora të ketë përfaqësuesin e saj në këto instancat e ndryshme të ingranazhit të zgjedhjeve.

Ne në KKD kemi edhe avokatë dhe specialist të mirëfilltë që mund të ndihmonin, kontribuonin në zgjidhjen e shumë problemeve që mund të lindnin nga ana teknike”.