“Këngët e Milosaos”, dashurinë apo atdheun?

E martë, 23 Prill, 2024

Më 30 qershor të vitit 1836, Jeronim De Rada botoi veprën e tij të parë shqipe “Këngët e Milosaos”.

Për shkrimin e kësaj vepre, si dhe për shkrimin e veprave të tjera, De Rada u mbështet shumë në truallin e poezisë popullore sa gjatë gjithë veprës së ndihet fort fryma e krijimtarisë, e transponuar mjeshtërisht në shpirtin e poetit, me përjetimin që iu tha në zemër.

Foto ilustrim "Rina duke e pritur Milosaon"
Foto ilustrim – “Rina duke e pritur Milosaon”

Në këtë poemë kryesisht shtrohen dy motive kryesore, patriotik dhe ai i dashurisë.

Janë dy motive që në vepër shkojnë paralel njëra me tjetrën, asnjëri motiv nuk lëshon udhë për të ngadhënjyer tjetri, nuk sakrifikohet dashuria për hir të atdheut mirëpo as nuk harrohet atdheu nga verbimi i dashurisë. Sikur konflikti të ishte ai midis dashurisë dhe mjedisit, logjikisht poema do merrte fund me kurorëzimin e kësaj dashurisë me martesë.

Nga dy temat e lartpërmendura burojnë dy ide: pohimi i së drejtës së individit për të qenë i lirë në ndjenjat e veta dhe ideja që atdheu mund të çlirohet vetëm me luftë të armatosur. Kjo është arsyeja që vetë De Rada e quan “dyfish lirik” këtë poemë, duke qenë i vetëdijshëm për dy shqetësimet që i dhanë jetë.

Dy temave të poemës i përgjigjen dy linja e dy konflikte: konflikti i parë, më i dukshmi është ai me karakter shoqëror midis dashurisë së të rinjve dhe paragjykimeve klasore e patriarkale që i pengojnë të martohen.

Konflikti kryesor padyshim se është konflikti psikologjik sepse Milosao duhet të bëj zgjedhjen e balancuar midis ndjenjës dhe detyrës pra midis dashurisë ndaj Rinës dhe atdheut.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare, ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. / Portalb