Shuhet në moshën 84 vjeçare “Kreshniku i Lirisë”, Besim Zekthi

E martë, 23 Prill, 2024

Shuhet në moshën 84-vjeçare mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Artisti humbi sot betejën me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e tij në Tiranë. Gjatë krijimtarisë së tij ai ka dhënë një kontribut të madh si valltar mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Nga viti 1957 deri në vitin 1990, “Mjeshtri i madh” – Besim Zekthi interpretoi në mbi 200 valle si solist, duke realizuar me qindra figura artistike, të cilat janë të fotografuara në memorien artistike të gjithë adhuruesve të tij, në mbarë brezat shqiptarë.

Karriera e tij shënon kulme suksesi jo vetëm në trevat shqiptare, por anekënd botës, ku me Ansamblin Popullor të Këngëve e Valleve, Besim Zekthi “i dha zë e shpirt” valles dhe muzikës tone tradicionale.

Interpretimi që e shndërroi ne një ikonë të valles me motive kombëtare për mbare publikun shqiptar mbetet vallja “Kreshnikët e Lirisë” një përshtatje madhështore e elegjisë së Fan Nolit për Bajram Currin “Shpell’e e Dragobië”.

Jeta e tij artistike është e lidhur ngushte me jetën artistike të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, jo vetëm si valltar, por një seri vallesh janë krijuar prej tij dhe sot interpretohen me sukses nga artistët e AKVP, si pjesë e fondit të artë të trashëgimisë tone kulturore.

Ndër to mund të përmendim: “Valle me motive të Lapardhasë”, “Valle e Librazhdit”, “Valle e Shengjergjit”, “Valle e Leskovikut”, “Valle me motive të Çermenikës”, “Valle e Konispolit”, “Valle lave”, Valle e Kuksit”, “Valle me motive të Prizrenit”, “Valle me motive të Krujës”, “Për flamur, për atdhe”, “ Dasma e Rugovës”, “Valle me motive të Drenicës”, “Gju më gju me popullin”, “Valle myzeqare”, “Vjelja e mollëve”, etj.

Në vitin 2017 për të gjithë kontributin e tij artistik, në më shumë se 30 vjet në Ansamblin Popullor të Këngëve dhe Valleve, por dhe më gjerë, Besim Zekthi u dekorua nga Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, me titullin “Nderi i Kombit”, në 60-të vjetorin e krijimit të Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

Ylli i këtij ansambli, kërcimtari dhe mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi, u vlerësua me motivacionin për kontributin shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretative dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare, për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë kulturore shqiptare në gjithë botën.