Mark Gjonaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut ka vizituar disa biznese në CityIsland.
Me pronarët e këtyre bizneseve, ndërsa shpërndanë maska mbrojtëse, biseduan mbi sfidat me të cilat përballen në këtë periudhë të vështirë.
“Mbrëmje e shkëlqyeshme sonte kur shkuam të vizitojmë bizneset në CityIsland si pjesë e nismës sonë të CommerceCorridors, për të biseduar me pronarët e bizneseve për sfidat me të cilat përballen ndërsa hapet Nju Jorku, shpërndani njohuri dhe maska për fytyrën”, ka shkruar Gjonaj pas vizitës.
Gjatë dy mandateve të tij si këshilltar i bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj ka ndërmarrë disa nisma në mbështetje të biznesit të vogël.
Me herët ai është shprehur se janë kryesisht familje emigrantësh të cilët drejtojnë këto biznese e që janë kategoria më vulnerabël e shoqërisë dhe ata që preken të parët nga ndryshime te tilla.
Great evening tonight as we walked down visiting businesses in #CityIsland as part of Walking our #CommercialCorridors Initiative, to talk to business owners about the challenges they are facing as NYC opens, deliver literature and face masks. Thank you #CityIslandChamber! pic.twitter.com/ZCmUD77FJm
— Mark Gjonaj – SAVE SMALL BIZ 👇 (@MarkGjonajNY) June 27, 2020