Australi, shqiptarët asnjëherë se ndaluan angazhimin për ruajtjen e identiteti

E premte, 26 Prill, 2024

Sabedin Nuredini nga Ostreci, komuna e Manastirit  është ndër mërgimtarët e parë në Australinë e largët. Sabedini edhe pse në moshë të madhe (85 vjeç) gëzon shëndet të mirë dhe autoritet në mesin e mërgimtarëve  shqiptare në Australi. Në Melbourne, më 10 dhjetor, në shtëpinë  e tij, me sugjerimin e Tela dhe Rami Osmanit, për të mësuar më shumë për shqiptarët në Australi takova Sabedin Nuredinin, veprimtar i çështjes kombëtare, i ardhur në Melbourne para 6 dekadave. Me ardhjen e partizanëve në pushtet (1945), më thotë Sabedini, represioni ndaj shqiptarëve nuk u ndal. Nga fshati im (Ostrec, komuna e Manastirit)  në burgjet  komuniste vdiqën 11 bashkëvendës të mi. Në vitet e para mbas luftës për të mos i ra në sy  UDB-es  shkoja në aksione vullnetare që organizoheshin atëherë.

Për shkak represionit shpërnguljet për Turqi dhe vende tjera të shqiptarëve u intensifikuan dhe vazhdoi ai, për t’i shpëtuar burgut u arratisa në Greqi. Pas qëndrimit në kamp për 15 muaj, bashkë me 6 shokë, në vitin 1959, bëmë 32 ditë rrugë me vapor deri në Australi. Këtu (Melbourne) gjetëm Llukë Qunin, Xhelal Mitrovicën, Adem Gllavicën, Rexhep Krasniqin, Isuf Utën, Hasan Ahmetin etj. Ardhjen tonë e sponzoroi  Australian Concil of Churches. Mbas  4 vjet e gjysmë solla gruan dhe dy fëmijët në Australi. Gruaja ime ishte njëra ndër 7 shqiptaret e para në Melbourne. Këtu shqiptarët pa marrë parasysh rajonin e fenë prej nga vinim mblidheshim së bashku në klubin Sadik Molla të një korçari  i ardhur me herët. Biseda kryesore ishte; kur do të thyente qafën komunizmi  dhe kur do të ktheheshim në tokën e origjinës.

Në vitin 1969 hapëm klasë të gjuhës shqipe. Nxënësit i ndamë në tri klasë sipas moshave. Mësues ishin  Llukë Quni, Bahri Bregu e Palok Parala. Asnjëherë nuk pushuam në angazhimin tonë për ruajtjen e identitetit, gjuhës e traditave tona. Martesat i bënim brenda komunitetit tonë. Ndërtuam edhe xhami (1967), brenda së cilës kishim klasë të shkollës shqip. Hoxhë kishim korçarin  Ismajil Murtezain, njeri i ditur dhe me taban kombëtar. Pas vitit 1967 u intensifikuan ardhjet e shqiptarëve nga rajonet shqiptare që ishin brenda kufijve të Jugosllavisë.  Shqiptarët këtu si antikomunist që ishin shumica u mblodhën rreth partisë së Ilegalitetit. Tri herë (1969, 1971 dhe 1973) na erdhi në vizitë princi Leka Zogu. Në delegacionin që priti princin isha edhe unë. Udhëtuam gjithandej Australisë për të takuar shqiptarët. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, vazhdoi Sabedini, vizitova vendlindjen. Takova disa prej shokëve të mi. Është për të ardhur keq që Manastiri, qyteti im ku u shkollova në gjuhën serbe se shqipja ishte e ndaluar ashtu siç ishte edhe maqedonishtja në Jugosllavinë e krajlit,  i banuar gjithmonë me shumicë shqiptare për shkak politikës nacionaliste kundër çdo gjëje shqiptare  të sllavo-maqedonëve numri i shqiptarëve kish zbritur nën 4%.

Sabedin Nuredini me autorin e artikullit në shtëpinë e tij.

Foto: Rami Osmani 

Jam i kënaqur me arritjet brenda familjes time këtu në Melbourne. Kam një porosi për të gjithë shqiptarët, që të lënë me një anë inatet, zënkat, ndarjet dhe të punojnë më shumë gjithë së bashku për bashkim e zhvillim në tokat shqiptare, kurse në Diasporë të punojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të gjuhës, përfundoi Sabedini.

Titulli origjinal: Edhe pas ardhjes së partizanëve vazhdoi persekutimi i shqiptarëve

Sabit Abdyli – Zelande e Re