Itali / Përurohet qendra në shërbim të komunitetit shqiptar në Reggio Emilia

E shtunë, 20 Prill, 2024

Pavarësisht situatës së vështirë me të cilën po përballet bota si pasojë e Covid-19, shqiptarët vazhdojnë të ndërmarrin nisma në të mirë të komunitetit.

Kështu, në datën 21 qershor, në qytetin e Reggio Emilia, shoqata shqiptare “Shqiponja” zhvilloi një aktivitet për përurimin e qendrës më të re e cila i vjen në ndihmë komunitetit shqiptar.

Në këtë ceremoni u përkujtuan dy data historike të rëndësishme për kombin shqiptar: 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878) dhe 76 vjetorin e përkujtimit të gjenocidit grek në Çamëri (27 qershor 1944).

Presidentja e shoqatës “Shqiponja”, Majlinda Korça gjatë fjalës së saj bëri një përmbledhje të aktiviteteve të shoqatës ndërsa falënderoi themeluesin e kësaj qendre, sipërmarrësin Klodian Cami.

Të pranishëm në aktivitet ishin dhe përfaqësues nga shoqata të ndryshme si “Zëri i Atdheut” nga Reggio Emilia, “Nënë Tereza” nga Pesaro, Grupi i Valleve “Shqiponja” nga Lecco, gazetari dhe publicisti prof. Ndue Lazri nga Bolonja.

Drejtori i shkollës sonë Durim Lika, theksoi faktin që shqiptarët në emigrim nuk kanë marrë mësime siç duhet nga këta ngjarje të rëndësishme e kuptimplotë, duke parë përçarjen e madhe që kanë midis tyre në emigrim.

Gjatë takimit u shfaq edhe një dokumentar historik, i përgatitur nga vullnetarët e shoqatës “Shqiponja”. Liljana Selfo paraqiti një histori të shkurtër se çfarë kishte ndodhur mbi popullsinë çame ku edhe gjyshërit e saj kanë origjinën. Përpara këtij takimi u zhvillua edhe një mini kampionat shahu, karakteristikë e shoqatës Shqiponja.

Objektiv kryesor mbetet rritja e nivelit të prezantimit në emigrim për të lënë si trashëgimi për brezat që vijnë.