Inaugurimi i politikës Ballkanike të Italisë dhe Shqiptarët

E enjte, 25 Prill, 2024

Shqipëria me pozitën e rëndësishme që zinte në Ballkanin Perëndimor, në detin Adriatik dhe mbi kanalin e Otrantos, kishte tërhequr prej kohësh vëmendjen e fuqive evropiane. Një ndër fuqitë më të interesuara ndaj Shqipërisë ishte Italia, interes që ishte shfaqur prej kohësh që me bashkimin e saj. Shqipëria gjithnjë e më shumë po kthehej në boshtin e politikës italiane. Qarqet sunduese italiane synonin të vinin dorë mbi Shqipërinë dhe detin Adriatik e ta kthenin në një det italian. Epoka e të madhit Garibaldi duket se kishte përfunduar dhe kishte marrë me vete premtimet për një ekspeditë ballkanike në ndihmë të popujve ballkanik. Ngjarjet në Ballkan dhe nevoja e Italisë për të rifituar disa nga viset që kishte humbur në gjirin e Venecias dhe të gjitha ato që kishte pasur në “mare nostrum” e detyruan të formulonte një politikë kundrejt Shqipërisë. Francesko Krispi  qe nismëtar i  kësaj politike.  Ai ka dhënë një kontribut të madh në rritjen e prestigjit të Italisë dhe në realizimin e projekteve italiane. Francesko Krispi ishte nismëtar i politikës italiane në ballkan , Krispi ishte njeriu më popullor i Italisë së fund shek XIX.  Jashtë vendit krahasohej me Bismarkun dhe Meternikun.  Lindi në Ribera të Sicilisë 1819 dhe jetoi një kohë të gjatë në fshatin Pallazzo Adriano ( Sicili ). Krispi qe nga një familje e madhe shqiptare.  Është provuar nga dokumentat dhe traditat shqiptare të ruajtura që familja e tij ka origjinën nga Shqipëria. Ajo ka emigruar në Itali pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në 1467 gjendej në Sicili dhe 1482 u vendos përfundimisht së bashku me familje të tjera shqiptare në Pallazzo Adriano provincë e Palermos.     Puna e tij e bëri një nga më të fortët e më të mëdhenjtë e Italisë së Lirë dhe të Bashkuar. Kontributi i tij edhe sot vlerësohet në rangjet e kolosëve të Italisë. Ndoqi studimet e para në kolegjin Italo – Albaneze në qytetin e Palermos dhe 1841 u shkrua në Librin e gjykatave të Napolit. Krispi punoi si avokat por dhe qe pjesëmarrës aktiv në lëvizjen revolucionare të drejtuar kundra Burbonëve. Themeloi gazetën “ Apostulli ” me prirje maciniste dhe njëherazi u zgjodh deputet i Palermos. Krispi ishte nxitës, përkrahës i ekspeditës Siciliane dhe forca themelore në qeverinë e Garibaldit.

Në 1860 Krispi u zgjodh deputet i parlamentit italian. Pas zgjedhjeve të 1877 Krispi u zgjodh president i parlamentit italian.  shkurt 1891 dhe e rimori sërish vendin e Kryeministrit nga 1891 – 1893. Krispi udhëhoqi për 8 vjet me radhë qeverinë italiane. Ai kreu një politikë të jashtme në favor të Italisë dhe frikësoi Francën sepse realizoi një aleancë tripalëshe Itali – Gjermani – Austri. Kjo bëri që Krispit ti kthehen shumë toka italiane të banuara nga Italianë në Francë. Kjo politikë e ndjekur nga Krispi po e bënte Italinë një fuqi të madhe evropiane.  Politika e jashtme e Krispit favorizonte rritjen e prestigjit të Italisë.  Kriza Lindore e cila preku dhe  Ballkanin po zgjerohej dita – ditës. Kriza lindore cënonte edhe Shqipërinë e cila në këto vite u bë pre e politikave të fuqive të mëdha. Por çfarë qëndrimi mbajti Francesko Krispi ndaj Shqipërisë në këtë periudhë?

Qëndrimi i Krispit ka qenë kontradiktor në lidhje me Shqipërinë dhe ka pasur mjaft diskutime për vetë figurën e Krispit dhe rolin e tij ndaj Shqipërisë. Në vitet 1875 – 1878 dukej qartë se Perandoria Osmane nuk ishte në ditët e saj të shkëlqimit. Kjo rënie e prestigjit të Perandorisë Osmane i hapte rrugë politikave  të dy fuqive të Adriatikut Austro – Hungarisë dhe Italisë.

Ngjarjet në Ballkan i dhanë mundësi Austro – Hungarisë të zgjerohej në Ballkan dhe të kthehej një herë e mirë zot i Adriatikut dhe pjesërisht i Mesdheu. Keto ngjarje i dhanë mundësi Austro – Hungarisë të zgjerohej në Ballkan dhe të kthehej një herë e mirë zot i Adriatikut dhe pjesërisht i Mesdheut.

Kjo politikë e Austro – Hungarisë në Ballkan cënonte interesat ekonomikë të Italisë.  Kjo qe arsyeja e parë që bëri të mendojë Krispin të merrte një politikë kundrejt Shqipërisë. Së dyti tendenca për ta kthyer Italinë në një fuqi të madhe dhe për të siguruar viset që kishte humbur në gjirin e Venecias dhe ato që kishte pasur në “mare nostrume” bënë Krispin të ndërmerrte një politikë ndaj Shqipërisë.

Çështjen Shqiptare Krispi e shikonte të lidhur ngushtë me forcimin e Italisë në Adriatik për të penguar dhe luftuar Austrinë. Këtë fakt e pohon dhe deklarata e Krispit në Parlamentin Italian në mars 1880. Ai deklaron:  “Me traktatin e Berlinit, Austria mori tokë duke formuar kështu në Bosnjë dhe Hercegovinë kufi të pacënueshëm përballë Lindjes dhe për këtë duhet të jetë e kënaqur. Ne, pa ia lakmuar këto prona të marra padrejtësisht duhet të kërkojmë që ata të qëndrojnë atje, dhe të mos kërkojnë më shumë se c`u jep traktati. Ne në interesin tonë dhe në përputhje me parimet e revolucionit tonë të madh, duhet të jemi protektorët dhe miqtë e shteteve të vegjël në Ballkan”. Politika e Krispit për të lejuar autonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane nuk sillte kushte të përshtatshme për Shqipërinë për tu zhvilluar.  Vendimet e Kongresit të Berlinit cënonin projektin e Krispit në Shqipëri, shtonte rivalitetin Austro – Italian dhe nuk favorizonte aspak cështjen Shqiptare. Krispi ishte për autonominë administrative të Shqipërisë sepse kjo politikë ishte në favor të projektit të tij për të siguruar influencë në Adriatik dhe godiste Mbretërinë Austriake. Krispi shkruante në një artikull të gazetës L`Ora di Palermo nën titullin “ Festat e Berlinit ” më 5 maj 1900. Ai shkruan: “ Shqipëria ka të gjitha elementët për të qenë shtet autonom, më mirë sec mund ti kenë shtetet e tjera Ballkanike; Evropa do të realizonte një vepër qytetërimi nëse lejonte autonominë. Lidhjet e një miqësie intime të kultivuar për më shumë se pesë shekuj, e bëjnë më të afërt me ne ( Italinë ) se me Perandorinë Austriake”. Vendimet e Kongresit të Berlinit i jepnin përparësi Austrisë dhe politikës së saj në Ballkan dhe pengonin projektet e Krispit. Megjithatë Krispi nuk u ndal në realizimin e projektit për sundimin politik në Shqipëri. Propaganda në favor të planit të tij realizohej mjaft mirë në gazetën e tij “ La Riforma ”. Ndjekja e një politike “ miqësie ” me Shqipërinë do të sillte një afrim të ngushtë me Shqipërinë e gradualisht do mund të realizohej ëndrra e Krispit për një bashkim të plotë me të. Kjo politikë e ndjekur nga Krispi do e afronte me Shqipërinë dhe do godiste synimet Austriake. Po në artikullin e gazetës L`Ora di Palermo Krispi shkruan: “ Ti japësh sot Shqipërinë Austrisë, nuk do ishte përparësi për këtë mbretëri dhe do ishte në dëm të Italisë, kështu do eliminohej cdo gjurmë influence në Adriatik.”

Në lidhje me figurën e Krispit dhe politikës së tij të ndërmarrë në Shqipëri ka mendime të ndryshme deri diku kontradiktore. Rilindasit shqiptarë mbështesin tek Krispi shpresa të mëdha për të përkrahur çështjen shqiptare. Sami Frashëri shkruante në “ Kamus – ul Alam ” Në Itali kanë ardhur nga gjaku shqiptar shumë dijetar, poet e shkrimtar, ….kujtoj se është mjaft të përmendim se është bir i këtij kombi edhe Krispi që sot ka në dorë frenat e administratës së Italisë.

Të njëjtin qëndrim pro figurës së Krispit mban dhe Naim FrashëriNë një përmbledhje shkruar në Bukuresht 1894 në të cilën janë kujtuar emrat e më të mëdhenjve Shqipëtar, në këtë përmbledhje qëndron edhe emri i Krispit. Aty citohej:

Zoti Krispi, burrë i lëvduar

i ndjerë dhe i dëgjuar

qe jep sot nder Italisë

është bir i Shqipërisë

Por Krispi nuk i meritoi shpresat dhe fjalët e mira. De Rada kishte kuptuar shumë mirë dëshirën e borgjezisë italiane dhe të Krispit për të pushtuar Shqipërinë. Shpresat që kishin tek Krispi ishin zhdukur tashmë patriotët Shqiptarë i kishin njohur synimet e vërteta të Krispit dhe politikës italiane.  Ishte tashmë e largët koha e të madhit Garibaldi, Italia e luftës për liri e Risorxhimento, Politika imperiale e Italisë mbështetej në faktin se Shqipëria ishte pikë strategjike nga e cila Italia mund të godiste influencën Austriake në Adriatik. Koha e të madhit Garibaldi i kishte lënë vendin politikës imperialiste të Krispit i cili frymëzohej nga Franca politika e të cilës në vitet 1870 ishte e tillë që e kishte shndërruar në një fuqi të madhe koloniale. Politika italiane binte ndesh me interesat austriake në Shqipëri, përplasje e cila forcoi rivalitetin dypalësh. Rivaliteti Austro – Italian po forcohej si rezultat i përplasjeve të interesave. Kjo përplasje dypalëshe binte në kundërshtim me projektet e shqiptarëve për sigurimin e pavarësisë nga Turqia. Mesa duket Shqipëria tashmë po rrezikohej të binte nga sundimi osman nën sundimin italian apo austriak. Po a mundi Francesko Krispi të realizonte projektin e tij pushtues në Ballkan? Si qëndronte raporti me Shqipërinë?

Një politikë e tillë binte ndesh me interesat shqiptare të cilët i kundërshtuan projektet italiane të Krispit. Nga ana tjetër sic thekson Antonio Gramshi : “Krispi ishte fjalëmadh, oratorik, pa baza ekonomiko – financiare. Italia jo vetëm që nuk kishte kapitalet e saj për të eksportuar, por detyrohej të importonte kapitale të huaja për nevojat e saj urgjente”. Antonio Gramshi jep konfirmim se situata financiare e Italisë qe e rëndë dhe kjo bëhej pengesë për realizimin e politikës imperialiste të Krispit. Nga ana tjetër edhe brenda qarqeve Italiane kishte kundërshtime për ndërmarrjen e një politike pushtuese kaq të shpejtë në Ballkan. Këto kundërshtime lidheshin me faktin se Italia ishte tepër e dobët ekonomikisht dhe politikisht. Sipas të djathtëve Italia duhet të kishte një periudhë paqeje dhe sigurimi për të rimarrë forcat……….Me pak fjalë nuk qe gati për të ndërmarrë një fushatë të tillë në Ballkan. Të gjithë këto faktorë cuan në dështimin e politikës Italiane në Shqipëri megjithatë Italia nuk hoqi dorë aq lehtë nga planet e saj në Ballkan e kryesisht në Shqipëri. Po le të rikthehemi tek figura e Krispit. Francesko Krispi është lakuar shumë dhe në lidhje me figurën e tij ka mendime shpesh kontradiktore. Për Italinë Krispi ka qenë një njeri i madh për rolin e tij në politikën Italiane, është vlerësuar shumë. Madje parlamenti italian Onn D`Arco i është drejtuar Krispit në parlament : – Krisp, Ti je Shumë i Madh për Italinë. Kjo tregon respektin e fituar në Itali nga të mëdhenjtë e politikës. Megjithatë Francesko Krispi ishte Shqipëtar dhe është cilësuar “ Albaneze di sangue e di cuore ”.

Po cfarë bëri Krispi në Shqipëri, si vlerësohet politika etij kundrejt saj? Në lidhje me këtë pikë pati shumë shpresa se Krispi do mund të realizonte ëndërrën Shqiptare për pavarësi. Vetë vëllezërit Frashëri mbështetën këto shpresa te ai por pati të tjerë si Dora D`Istria apo De Rada që ishin skeptik. Por vetë Krispi në 1900 në parlamentin Italian bëri publik idenë e tij se : -Shqipëria, ky vend i ashpër dhe me burra trima që ka ndihmuar Italinë sa herë ajo ka patur nevojë, sot ndodhet në udhëkryq…. Edhe ajo si gjithe vendet e tjera të Ballkanit i ka të gjitha elementët për të patur një qeveri autonome e më mirë se ato nuk i patën Bullgaria dhe Serbia. Une mendoj se duhet të luftojmë për të drejtat e këtij kombi në Europë… Ne ua kemi borxh…  Kjo politike e Krispit për të siguruar autonominë e Shqiprisë sipas Koli Xoxi shihet si hap drejt sigurimit të një shkëputje nga sundimi osman për të kaluar nën protektoratin Italian. Megjithatë unë nuk do dëshiroja ta shikoja thjesht në këtë plan. Sigurimi i autonomisë nga ana shqiptare e ndihmuar nga pala italiane do të ishte një hap i mirë për të siguruar një shkëputje nga Perandoria Osmane dhe do i hapte rrugë sigurimit të pamvarësisë. Përhapja e arsimit në gjuhën italiane tek të rinjtë do bënte që të siguronte pikë më shumë në politikën e tij ndaj Shqiprisë. Ndonëse Krispi dha kontribut në përhapjen e arsimit italian nuk duhet harruar roli i tij në përhapjen e gjuhës shqipe në mjaft shkolla apo institute italiane. Vetë Krispi në gazetën e sicilisë të 18 janarit 1898 shkruante : “I nderuar Krispi, shprehte shpresën që sa më shpejt Shqipria të shkundte ndikimin mysliman, dhe rekomandoi nxënësit në mënyrë të vecantë studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, duke premtuar se qeveria të ngrejë një Chatedra në Insitutin Lindor të Napolit ” .  Gjithashtu Krispi nuk e mohon origjinën e tij. Origjinën e tij Shqiptare e deklaronte në mënyrë të qartë sa herë që i jepej rasti. Krispi mbështeti dhe hapjen e Kongresit të parë gjuhësor Shqiptar të mbajtur në Kalabri ditët e para 1895. Krispi me funksionin e ministrit të Mbretërisë Italianedërgon një telegram përgëzimi kongresit.  Ndonëse Francesko Krispi ndoqi një politikë në favor të imperializmit italian në Shqipëri i kushtëzuar ndoshta dhe nga rrethanat, nuk e mohoi origjinën shqiptare ndonëse kontributi i tij në favor të cështjes Shqiptare nuk qe ajo që pritej. Për kontributin e dhënë në Revolucionin e 1860 në Mbretërinë e dy Sicilive për bashkimin e Italisë Krispit iu ngrit një monument në Mbretërinë e dy Sicilive si simbol i unitetit të Italisë.