Australi / Studiuesi shqiptar: Beteja me Covid ende nuk ka mbaruar

E enjte, 25 Prill, 2024

Ndërsa shtetet Evropianë janë në gatishmëri për të rihapur kufijtë e tyre në prag të sezonit turistik, Australia vazhdon të mbetet e izoluar edhe pse masat e kufizimit dhe lëvizjes së qytetarëve brenda saj janë lehtësuar.

Kryeministri Scott Morrison, tha se prioritet i qeverisë do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë duke zbuluar disa nga projektet e para të infrastrukturës për të cilat ai thotë se do të ndihmojnë në ringjalljen e ekonomisë pas COVID-19. Ai shtoi se ekipet e vlerësimit të përbashkët do të punojnë në përshpejtimin e projekteve me vlerë më shumë se 72 miliard dollarë në investime publike dhe private, dhe mbështetjen e më shumë se 66,000 punëve direkt dhe indirekt.

Lista e përparësive të projekteve përfshin projektin hekurudhor të brendshëm nga Melbourne në Brisbane; lidhja elektrike nënujore e Marinus midis Tasmania dhe Victoria; shtrirja Olimpike në Australinë e Jugut; projektet e urgjencës së qytetit në NSW; dhe projekte rrugore, hekurudhore dhe xeherore në Australinë Perëndimore.

Edhe pse fushat e gjelbërta u hapën për ligën e futbollit Australian AFL kuptohet pa spektatore, si dhe dyert e shkollave për nxënësit, akoma jemi larg një normaliteti të përditshëm thotë z. Ardian Latifi-Menaxher i Eksperimenteve Klinike në Fushën e Onkologjisë.

Pyetjes sonë, a është COVID -19  tanimë një emër i së kaluarës apo akoma është rrezik për shëndetin e qytetarëve, ai iu përgjigj:

Situata e pandemisë në të gjithë globin mbetet një sfidë e madhe njerëzore e kohës sonë të tashme dhe në të ardhmen deri në një trajtim të suksesshëm të COVID-19. Kjo është për faktin se kemi të bëjmë me një virus të rrezikshëm dhe vdekjeprurës siç edhe raportohet në një numër të madh shtetesh ku me mijëra njerëz janë të infektuar, dhe mijëra të tjerë vdesin çdo ditë. Siç dihet tanimë, rreziku më i madh i kanoset të moshuarve dhe atyre personave që kanë probleme të tjera shëndetësore, por askush nuk është i pamposhtur dhe çfarë pasoja mund të ketë edhe për ata qe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithëkëtë, në shumë vende të botës tanimë kemi një progres në menaxhim më të mirë të situatës falë masave të ashpra në parandalimin e kësaj sëmundje siç janë lëvizjet përkatëse që e ndihmojnë përhapjen e virusit, siç ishte rasti me të infektuarit nga Kina për në vendet tjera. Dhe këtë e demonstron më së miri lehtësimi i masave tashmë në disa shteteve dhe kthimi i një vale tjetër infektuese apo më mirë të themi ri-përhapja e virusit në masë të madhe, pasi kjo sëmundje nuk parandalohet ndryshe përpos ndërprerjes së lëvizjeve dhe mosrespektimi i largësisë nga një person tek tjetri. Shembuj të tillë kemi shumë duke përfshirë edhe Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, pastaj në disa shtete evropiane, në SHBA e me radhë.

Si mendoni se e menaxhoi Australia situatën e COVID-19 me mbi 7 mijë të infektuar dhe 102 viktima?

Australia në përgjithësi ka bërë një menaxhim shumë më të mirë se sa është pritur. Në fillim të marsit, asokohe, kemi pasur liri të lëvizjes dhe u dyshua që shumë persona ishin të infektuar me COVID-19 dhe se situata ishte jashtë kontrollit. Testime të shumta përcaktuan se infektuarit ishin më shumë të importuara dhe izolimet detyruese nëpër hoteleri bëri që ky numër të zvogëlohet dukshëm në mënyrë shumë të shpejtë. Pastaj, që nga 3 shkurti, Australia ka qenë një ndër vendet e para që ka bërë kufizimin e lëvizjes nga shtetet si Kina. Tailanda, gjeografikisht një shtet i afërt me Kinën, ka menaxhuar edhe më mirë situatën atje, pasi ishin masat teje të rrepta që parandaluan një valë të madhe të të infektuarve. Gjithashtu kemi edhe Zelanden e Re, e cila ka bërë një menaxhim superior ndaj shumë vendeve duke përfshirë edhe Australinë. Duke bërë krahasime të tilla mund të arrijmë në përfundimin që Australia ka bërë një menaxhim të suksesshëm deri më tani por ka pasur gjasa të eliminohet komplet, sikurse shembulli i Zelandës së re.

Mund të themi se për momentin Australia ka fituar betejën kundër COVID-19, edhe pse lufta vazhdon deri tek ndonjë zbulim që do të trajtonte këtë sëmundje në mënyrë efikase apo ndonjë vaksinë që do ta pajiste imunitetin njerëzorë me antitrupa dhe imunitet efektive në përgjithësi.

Kane kaluar mbi 6 muaj nga shfaqja e rasteve te para te virusit Corona, dhe deri sot kane humbur jetën afro 500 mijë njerëz. A e gjeti ky virus mjekësinë e sotme në “gjumë”?

Megjithëse 500 mije njerëz tanimë kanë gjetur vdekjen nga ky virus, dhe është një numër shumë i madh vdekjesh, në anën tjetër është më se evidente se ky virus ka pasur dhe ende ka potencial të shkaktojë vdekjen e dhjetëra milionave e ndoshta edhe qindra milionave në bazë të statistikave që kemi në dispozicion. Kemi dy arsye kryesore që ky numër është fare më i vogël se sa qe ka mundur të jetë. E para, kemi të bëjmë me një menaxhim shumë efektiv falë teknologjisë që zotërojmë duke mundësuar një bashkëpunim të ndërsjellë me të gjitha institucionet duke filluar nga spitalet shtetërore apo private, qeveritare, policore, doganore por edhe në identifikimin e personave të infektuar dhe atyre që kanë qenë në kontakt e si rezultat kanë pasuar në vetë izolimin e tyre. E dyta, nga aspekti shkencor/shëndetësor kemi një avancim të madh në këto fusha duke filluar nga diagnostikimi i shpejtë nëpërmjet RT-PCR, pastaj CT dhe examinime të tjera që ju bëhen pacientëve, e deri në trajtime të ndryshme me oksigjen terapi, pastaj medikamente kundër virale, reduktimin e tepruar imunitar, eksperimente të shumta klinike, spitale me teknologji të avancuar, rroba mbrojtje të stafit profesional e shumë e shumë avancime të tjera në fusha të ndryshme.

Nëse i vëmë në analizë nga këndvështrimi tjetër, megjithëqë avancimet e shumta, mund të themi se shkenca mjekësorë është ende shumë larg për t’u ballafaquar me gjitha sëmundjet potenciale që mund të vijnë nga viruset e ndryshme. Kjo për faktin që nëse analizojmë kodin gjenetik të një familje të viruseve siç është Coronavirus, nga kjo mund te supozojmë që me dhjetëra apo ndoshta edhe qindra variante mund të kemi falë ri-kombinimeve të ndryshme e që pastaj mund të shkaktojnë sëmundje tek njerëzit. Si e tillë, shkenca nuk mund të përcaktojë një medikament apo vaksinë përderisa ajo nuk paraqet rrezik shëndetësor.

Kjo është edhe arsyeja që në opinionin tim paraqet një problematikë shumë të madhe për dizajnim të qëllimshëm nga njerëz të caktuar, siç edhe po flitet shumë kohëve të fundit. E sidomos kur dihet që në ndryshimet gjenetike që janë caktuar shkencërisht arrijmë në përfundimin se një gjë e tillë nuk është e mundur të jetë modifikim njerëzor dhe i qëllimshëm.

Unë personalisht kam përvojën time personale, kam punuar në laboratorë për ndryshime gjenetike virale, por gjithmonë singluare, dhe ende jemi larg të kuptuarit të mirëfilltë të modifikimeve gjenetike globale.

Shpresa ime është që nga qindra studime klinike që po zhvillohen që nga zanafilla e këtij virusi, jam optimist që mund të kemi një trajtim kuptimplotë, si edhe kemi hasur në përdorimin e Dexamethasone por edhe shpikjen e ndonjë vaksine siç po zhvillohet nga kompanitë e ndryshme, vlen të ceken edhe zhvillimet e fundit nga kompania Moderna. Dhe vetëm pasi të kemi njërën apo të dy opsionet mund të jemi të sigurt në të ardhmen.

Intervistoi per “Diaspora Shqiptare”, Nizami Rexhepi – Melburn, Australi