Le Matin, 1904 / Ëndrra e Kristoforidhit sapo u realizua, botohet fjalori i tij

E premte, 19 Prill, 2024

Gazeta franceze “Le Matin”  në numrin e saj të 18 dhjetorit 1904, ka botuar në  faqen n°4, një shkrim në lidhje me botimin e fjalorit “shqip – greqisht” të dijetarit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, Kostandin Kristoforidhit. Kopje të së cilës, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një dijetar shqiptar, Kostandin Kristoforidhi, i lindur në Elbasan, vdiq në vitin 1895, i cili kishte studiuar në gjimnazin grek të Janinës, ndërmori gjatë jetës së tij dhe përfundoi një fjalor shqip-greqisht, një vepër absolutisht të plotë, të cilën për fat të keq ai nuk mundi ta botonte, pasi vdekja e befasoi atë në mes të punëve të tij të shumta”, shkruan gazeta franceze.

Me tej artikulli vazhdon: “Dhe tani ëndrra e Kristoforidhit, i cili pati punuar me guxim për bashkimin e Shqipërisë dhe Greqisë, u realizua sot, dhe vepra e tij kombëtare, rezultati i njëzet viteve të punës së palodhur, shfaqet në dritë në formën e një vëllimi të bukur prej pesëqind faqesh.

Botimi i këtij fjalori mund të konsiderohet një ngjarje akoma dhe më e jashtëzakonshme për arsye se kundërshtarët e idesë greko-shqiptare, të mërzitur se nuk arritën të blejnë atë që konsiderohet me të drejtë një thesar kombëtar, pavarësisht arit që i kishin ofruar autorit, u nxituan të shpallnin se grekët, duke dëshiruar që gjuha shqipe të zhdukej me kalimin e kohës, kishin djegur dorëshkrimin e Kristoforidhit.

Sot është kënaqësi që Greqia i ofron kombit fisnik shqiptar veprën e çmuar të Kristoforidhit, duke paguar kështu një borxh në kujtim të atij që kishte bindjen e palëkundshme që, nga përhapja e gjerë e letërsisë greke në mesin e popullit shqiptar, ky i fundit do të arrinte të formonte gjuhën e vet, ta ngrejë atë, ta fisnikërojë dhe ta bëjë të denjë për përpjekjet e tij civilizuese dhe mendimet e tij fisnike.

Burimi origjinal këtu: 