Greqi / Themelohet Komisioni i Biznesit Shqiptar në Athinë

E enjte, 25 Prill, 2024

Kristaq Konduri ka rrëzuar shumë mite, gjatë jetesës së tij thuajse 30-vjeçare si emigrant në Greqi. Patriot i mbrusur me atdhedashuri, sidomos për vendlindjen, Durrësin, që e kujton në çdo bisedë me nostalgji e madje i reciton dhe vargje i emocionuar, ish-mësues i Fizikës, tashmë biznesmen i suksesshëm në Athinë, ofron një sërë informacionesh të vlefshme për biznesmenët shqiptarë në Greqi. Me vullnetin e palëkundur e strategjinë e duhur që e karakterizojnë, zgjidhet për herë të dytë radhazi anëtar i bordit drejtues të Dhomës Tregtare të Profesionistëve të Athinës, greqisht “EEA”, më e madhe e vendit me 200.000 anëtarë e plot 3200 biznese shqiptare të anëtarësuara. Mandati i dytë sjell dhe frytet e përpjekjes madhore shumëvjeçare. Kristaq Konduri është krahu i djathtë i kryetarit Janis Haxhitheodhosiu, raporton për një sërë çështjesh madhore të biznesit, në periudhën kritike të recensionit të thellë të ekonomisë greke dhe bëhet zëri i shumicës, përkrahësi dhe miku më i mirë i të gjithëve.

Tepër entuziast referohet Konduri në themelimin e komisionit të biznesit shqiptar në Dhomën Tregëtare të Profesionistëve në Athinë. Organizimi i biznesmenëve shqiptarë në Greqi ka një historik të gjatë, aq sa dhe shifra e lartë e prezencës së tyre. Por mungesa e eksperiencës në këtë drejtim dhe koha e kufizuar gjithmonë kanë rezultuar si bllokada, duke penguar çdo ide. Mesa duket, tani janë pjekur mjaftueshëm kushtet dhe është gjetur edhe njeriu i duhur që vendos dhe realizon objektivat.

Po si u vendosën themelet që ideja të bëhet realitet? Kristaq Konduri rrëfehet:

“E kisha në mendje që në mandatin e parë, në vitin 2012 por nuk kisha akoma aq influencë. Në tetorin e vitit 2018, pikërisht në ditët e ngjarjes së rëndë me Konstandinos Kacifas, unë me një grup të madh pune, kontributin e Dhomës së Tregëtisë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Greqi realizuam Konferencën e Biznesit Shqiptar në Atikë. Megjithë ditët e rënduara nga incidenti, në aktivitet morrën pjesë ministra të qeverisë, si Katerina Papakosta, zv/ministre e Mbrojtjes së Qytetarit, Andreas Loverdos, deputet dhe ish-ministër, e një sërë komponentësh të qeverisë e opozitës greke, ndërsa salla ishte plot biznesmenë shqiptarë emigrantë. Fjalimet e mbajtura ishin shumë mbresëlënëse, gjithëpërfshirëse, njeriun e biznesit gjatë krizës ekonomike në Greqi e respektojnë dhe e duan njësoj si vendasin. Ky sukses më dha krahë!

Po në tetor të vitit 2019 realizuam një udhëtim mrekulli në Tiranë, ku kryetari ynë, Janis Haxhitheodhosiu dhe një grup i mirë drejtues nënshkruam anëtarësinë e Dhomës Tregëtare në Samitin 17+ 1, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës. Më mungojnë fjalët të përshkruaj sa krenar u ndjeva ato ditë në Tiranë, sa mirë shkuan takimet me përfaqësues të qeverisë shqiptare, me njerëz të biznesit, miq të vjetër, vizita në Durrësin tim të shtrenjtë, u larguam të gjithë mjaft të impresionuar.

Tashmë ishin plotësuar të gjitha kushtet të kërkoj të luajmë rolin që na takon edhe në vendimmarrje. Menjëherë pas kthimit e bisedova me Janis Haxhitheodhosiu se është e nevojshme të kemi një komision të posaçëm referimi. Nën jehonën e udhëtimit të suksesshëm, jo vetëm që e miratoi, por më premtoi dhe mbështetjen e plotë për çdo kërkesë, deri në arritjen e formës përfundimtare.

Fakti që nuk flasim akoma me emra dhe vepra është se ndodhën ngjarje madhore. Tërmeti në 26 nëntor në Durrës më tronditi shumë, duhet të bëja diçka për qytetin tim. Më pas arriti edhe në Greqi covid-19, erdhi karantina e vetëm këto javët e fundit të Majit kam mundur të rivendos sërish programin e punës.”

Tërmeti i frikshëm në Durrës

Dita e errët e 26 nëntorit 2019, me tërmetin 6.4 Rihter në Durrës, nuk kishte si të mos prekte të gjithë shqiptarët anembanë botës. Kristaq Konduri menjëherë ndërhyri në Dhomën e Tregëtisë për të mbështetur bashkëqytetarët e tij, madje kujton se ato ditë ka recituar më shumë se kurrë poezi për Durrësin e tij të lënduar thellë.

Me kontributin e Kondurit, Dhoma e Tregëtisë së Profesionistëve të Athinës dërgoi në 10 janar 2020 një mision të plotë ndihmash në Shqipëri, për të cilat vendosën të kujdeset Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Mbarë Shqipërisë, Janullatos, siç kanë vepruar jo pak herë në të kaluarën.

Fonde mbështetëse për biznesin shqiptar në Greqi

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 ka sjellë biznesin në një udhëkryq të vështirë ekonomik,- thotë Konduri. Pas lehtësimit të masave të qarkullimit, sëbashku me anëtarë të tjerë të bordit drejtues dhe krybashkiakë të zonave, kanë kryer mjaft takime në terren me biznesmenët, mes tyre edhe mjaft shqiptarë. Problemet me të cilat përballen janë jashtëzakonisht të shumta. Ekonomia greke pritet gjithashtu të ketë një recension të thellë, muajt e ardhshëm, po sa e përballueshme është kjo për një vend që dukej se sapo doli nga një krizë ekonomike 10-vjeçare?

Kristaq Konduri edhe në këtë pikë ka propozime konkrete e serioze, të cilat burojnë nga takimi me vetë ministrin e Ekonomisë së Greqisë, Christos Staikuras, që duhen ndjekur nga të gjithë shqiptarët që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Greqi.

Ja çfarë sugjeron biznesmeni i suksesshëm shqiptar:

-“Bëhet fjalë për programet subvencionuese, për fondet mbështetëse të vendosura në dispozicion tonë nga qeveria greke, që janë mjaft të rëndësishme e për të cilat duhet patjetër të informohen gjerësisht njerëzit e biznesit dhe të aplikojnë sa më shpejt.

E para është kredia me garancia sovrane, që mbulon deri në 80% të shpenzimeve të biznesit, ofrohet deri në dy vjet pa asnjë përqindje interesi dhe ku nuk ka asnjë dallim racial, përveç plotësimit të kritereve për aktivitetin privat. Unë u bëj thirrje gjithë shqiptarëve të blindojnë biznesin e tyre duke aplikuar sa më shpejt për të marrë kredinë me garanci sovrane. Siguroni vazhdimësinë e biznesit tuaj duke marrë masat sa më herët, mbrohuni para kohe, të jeni të sigurt kur të ketë ardhur momenti i rrezikut të lartë.

E dyta është platforma e paradhënies pa kthim, një fond mbështetës deri në 5000 euro, ku çdo i interesuar aplikon shumë thjesht në internet. Plotësoni të dhënat personale dhe të biznesit dhe merrni një buxhet, një fond për nevojat momentale, të cilin keni të drejtë dhe në fund të fundit, konsiderojeni si një kthim pas i taksave që keni paguar kaq vite.

Së fundi, të paktën për momentin, është edhe programi Syn-Ergasia (Bashkë-Punim) me afat deri në 15 tetor 2020, për të gjitha bizneset që gjatë karantinës pësuan ulje të xhiros deri në 20%.

Bizneset dhe punëtorët që do plotësojnë platformën, do të përfitojnë mundësinë të punojnë 50% të orarit të detyruar duke siguruar shlyerjen e 60% të rrogës dhe sigurimeve sociale për ditët që nuk do punojnë, 60% mbulim të dhuratës së Krishtlindjeve, disa pika të tjera lehtësimesh, që të gjitha sigurojnë se asnjë punëtor i përfshirë në program nuk do të paguhet më pak se rroga minimale bazë e garantuar nga shteti.

Jam i bindur se biznesmenët shqiptarë do të favorizohen nëse aplikojnë në këto programe. Si dhe për çdo vështirësi apo ndihmë që mund të nevojiteni, mos hezitoni të telefononi apo të dërgoni email në zyrat e Dhomës Tregëtare të Profesionistëve të Athinës, ku ofrojmë këshilla për çdo problem. “EEA” disponon sot një ekip prej 11 specialistësh, konkretisht:

1) Avokat

2) Teknike taksash

3) Expert të ligjeve të punës

4) Expert sanitar

Ky ekip i fuqishëm përgjigjet çdo pyetje biznesmenëve shqiptarë kudo që ndodhen në Greqi, e jo vetëm në Athinë, pavarësisht nëse janë apo jo anëtarë të “EEA”

Për më tepër, vizitoni faqen tonë elektronike në www.eea.gr dhe www.chriskontouris.gr” ose dërgoni email në [email protected].

Kush është Kristaq Konduri?

Kristaq Konduri ka një CV tepër të pasur, me studime në Universitetin e Tiranës, dega Fizikë, në vijim një sërë seminaresh e trajnimesh për sfera të ndryshme të interesit profesional, investime në sferën e shitjes me pakicë e shumicë, real estate, pronar i rrjetit të kioskave tradicionale të Athinës e shumë të tjera. Paralelisht, Konduri është përpjekur vazhdimisht të evidentohet përmes aktivizimit në të gjitha institucionet apo instancat që angazhimet profesionale i ofronin mundësinë. Kështu, në vitin 2008 zgjidhet në postin e Përgjegjësit të Financës të Bordit Drejtues të Lidhjes së Pronarëve të Kioskave-Njësive Shitëse të Duhanit në Athinë, në vitin 2012 fiton zgjedhjet si anëtar i Bordit Drejtues të Dhomës Tregëtare të Profesionistëve të Athinës, në vitin 2017 zgjidhet sërish në të njëjtin post, sot është nënkryetar i Lidhjes së Pronarëve të Kioskave të Atikës, anëtar i bordit drejtues së “Prometeus”, sot me titullin “Arogos EEA” i Dhomës Tregëtare të Profesionistëve të Athinës dhe anëtar i bordit drejtues të kompanisë njëaksionere të Bashkisë së Dafne-Imitos në Athinë.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2019 për pushtetin lokal grek, natyrisht që  Kristaq Konduri është prezent me një kandidaturë që nxjerr kryebashkiakun e ri dhe mik të mirë, Anastasios Biniskos, por humbet vendin në këshill për vetëm 10 vota, në fakt për shkak të sistemit të ri numërues që vetë qeveria aktuale është e predispozuar të rrëzojë si të padrejtë. Nëse do të numëroheshin me sistemin e mëparshëm, do të ishte ndër të parët në listën e këshilltarëve të rinj të Bashkisë në zonën ku jeton e investon prej vitesh. Së fundi, Konduri është një kryefamiljar i kompletuar me bashkëshorten e tij, Stefania, që janë njohur që studentë kanë dy fëmijë, të cilët vijojnë studimet në universitetet prestigjioze të Greqisë, Fakultetin Pandio dhe Fakultetin e Lartë Ekonomik ASOE.