Kanada / Covid-19, infermieria shqiptare: Duhet të kthehemi në normalitetet

E shtunë, 20 Prill, 2024

Loreta Doga, infermiere shqiptare në Toronto të Kanadasë tregon për gazetën “Diaspora Shqiptare” për situatën e krijuar nga COVID-19. Ajo është larguar nga Shqipëria më 1993, pasi kishte studiuar për tre vjet në Universitetin e Tiranës për Inxhinieri Kimike, duke emigruar për disa vite në Itali dhe më vonë në Angli. Ajo ka arritur në Kanada më 1998, dhe nga ajo kohë falë përpjekjeve të saj të vazhdueshme ka arritur të studiojë në kollegj dhe universitet, duke u punësuar në fushën e mjekësisë që e ka fort përzemër. Ka qenë bashkëbotuese e gazetës “Albanian Time” më 2000 që konsiderohet të jetë gazeta e parë shqipe në Kanada, dhe ka botuar romanin “Nën qiellin e kuq” , i cili së shpejti botohet edhe në anglisht.

Si është gjendja e pandemisë COVID 19 këto ditë në Ontario të Kanadasë ku shërbeni?

Statistikat kanadeze tregojnë se të identifikuarit pozitiv për COVID-19 në Ontario deri tani kanë qenë mbi 35, 500, të shëruar mbi 28, 700 dhe të vdekur mbi 2,600. Sa i përket rasteve të reja në Kanada sikurse edhe në vende të tjera në botë vazhdojnë të identifikohen. Pra, virusi vazhdon të jetë i pranishëm dhe i rrezikshëm për ata që kanë imunitet të dobët.

Sa pacientë kanë qenë të prekur me COVID- 19 në qendrën mjekësore ku punoni?

Për të mbrojtur identitetin dhe të drejtat e qendrës ku punoj nuk mund te them se sa raste kemi patur, por mund të konfirmoj qe kemi pasur “outbreak”. Gjendja u qetësua një muaj më parë, por ende nuk jemi kthyer në rutinën a zakonshme. Qendra ku punoj ka qenë një ndër të parat që u njoh nga Shëndeti Publik i Torontos (Toronto Public Health) si qendër pa COVID-19 brenda një periudhe të shkurtër. Punonjësit e kësaj qendre bënë gjithcka ishte e mundur e punuan kolektivisht për t’u kujdesur për banorët që qëndruan mbyllur në izolim në dhomat e tyre, për më shumë se shtatë javë. Parandalimi i një vale të dytë është i domosdoshem për të evituar humbje të të moshuarve.

 Ontario ka marrë kritika nga shoqata të ndryshme infermierësh për mospagesat e infermierëve në kohë të pandemisë. Çfarë mendoni ju për këtë?

Personalisht mendoj se Ontario ka bërë shumë për banorët e provincës, e sidomos për punëtorët e shëndetësisë gjatë kësaj pandemie. Të përmendim disa: hotel dhe shpenzime të paguara për ata që dedikuan kohën gjatë pandemisë, futja në dyqane pa radhë për të na dhënë lehtësira, rritja e pagesës për orë, mundësi për  huazim me interes të ulët, etj. E kuptoj që njerëzit ankohen, por mos të harrojmë se qeveria kanadeze duhet të planifikojë çdo gjë për të gjithë, në një situatë të vështirë e të paparashikuar. Pagesat varen gjithashtu nga kompania e punësimit. Disa qendra kanë filluar pagesat edhe pa marrë fondet e paralajmëruara nga qeveria.
Lundrojnë të gjithë në të njejtën varkë. Mendoj se duhet të tregohemi më të durueshëm.

Si ka qenë rruga e integrimit tuaj profesional?

Kur arrita në Kanada fillova ta mësoja anglishten dhe në të njejtën kohë, në bashkëpunim me tim shoq në atë kohë, krijimin e gazetës së parë në gjuhën shqipe në Kanada “Albanian Time Newspaper”. Mbarova së shkruari romanin “Nën qiellin e kuq”, të cilin e botova në shqip dhe po përgatitem ta botoj edhe në anglisht. Ênderrat m’u ndërprenë nga një aksident me makine në dimër të 2001, i cili më la me dhimbje fizike për shumë vite, por nuk më mposhti. Vazhdoj të vuaj nga fibromyalgia dhe dhimbje kronike, por dëshira për të punuar në fushën e mjekësisë është më e fortë. Pas një periudhe depressioni të thellë, nga i cili munda të dalë me ndihmën e pakushtëzuar të Dr. Tamarit dhe infermieres Shelley Walkerly, ëndrrat për një të ardhme kuptimplotë u rizgjuan.
Diplomimi nga programi i infermierisë në Humber North College më mësoi se unë kisha etje për të vazhduar studimet më tej. Më 2013 mbarova studimet për mami-infermiere në Univeristetin e New Brunswick-ut në Fredericton. Nuk ka qenë aspak e lehtë për mua të arrij këtu ku jam sot, por asgjë nuk është e pamundur. Pasioni për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për shërbimin tim më bëri që të mbaroj kolegjin dhe universitetin, dhe gjithashtu të kaloj dy muaj gjatë pandemisë në qendrën ku vazhdoj të punoj. Sot, si infermiere ndjej kënaqësi ndërsa shoh buzëqeshje në fytyrat e atyre që u shërbej. E dashuroj profesionin tim dhe dua të vazhdoj studimet edhe më tej.

Si duket një ditë e zakonshme pune për ju sot krahasuar me kohën normale? Sa orë ka qenë rekordi i punës suaj këta muaj të pandemisë?

Kur puna që bën njeriu është ngushtësisht e lidhur me pasionin, lodhja nuk ndjehet. Oraret 16 orëshe, mbi 100 orë në javë nuk më kanë rënduar gjatë kohës së pandemisë. Kur të gjithë punojnë së bashku për të arritur një qëllim- mirëqenien e rezidentëve në këtë qendër, dhe kur muzika dëgjohet në katet e ndërtesës, dita bëhet më e lehtë. Kam krijuar një familje të dytë në këtë qendër. Javët e izolimit na mësuan të çmojmë punën e njëri-tjetrit dhe rëndësinë që çdonjëri nga ne ka në situata të tilla.

Kanë kaluar tashmë rreth 4 muaj që prej vendosjes së masave të izolimit në Toronto, dhe vetëm sa ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave. Kur mendoni se do t’i kthehemi normalitetit?

Masat e izolimit do të lehtësohen, pa dyshim, por njerëzit duhet të jenë të pajisur me njohuritë e duhura rreth mënyrave të parandalimit dhe shpërndarjes së virusit. Rrezikshmëria e këtij virusi qëndron në mungesën e shenjave dhe simptomave në fazën e parë. Jo të gjithë shfaqin shenjat e virusit e në të njejtën kohë janë transmetues të tij. Njerëzit kanë nevojë të kthehen në jetën normale, por kjo nuk do të thotë që duhet të injorojmë faktet që shumë njerëz kanë vdekur dhe vazhdojnë të vdesin nga COVID-19, edhe pse numri është zvogëluar. Unë personalisht i kam jetuar momente të tilla ku u kam dhënë lugët e fundit të gjellës dhe gëllënkat e fundit të ujit disave prej të cilëve që nuk munden të mbijetonin egërsisë së virusit. Të moshuarit jane ata që kanë nevojë për mbrojtje e kujdes dhe për këtë arsye, duhet të jemi vigjilentë kur mblidhemi me të afërmit apo shoqërinë. Larja e duarve me ujë e me sapun, mbulimi i të teshtiturës e kollës, dhe distanca mbi 1 metër janë masa të thjeshta që ne mund të marrim për të parandaluar një valë të dytë.

Si infermiere, dhe shikuar nga distanca hapësinore, si mendoni se e kanë udhëhequr Shqipëria dhe Kosova COVID-19?

Duke u bazuar në numrat e paraqitur dhe vendosjen e tokave shqiptare në zemër të Evropës ku virusi bëri masakra, mund të them se situates i është dhënë rëndësia e duhur. Izolimi i të moshuarve, mendoj se ishte një hap i rëndësishëm për të parandaluar vjekje në masë të asaj popullësie. Sidoqoftë, shpresoj që vala e dytë të jetë më e lehtë dhe më e manovrueshme, duke patur parasysh se shumë mësime duhet të jenë nxjerrur nga vala e parë.